Ditën e sotme ish-kryeministri Sali Berisha është duke zhvilluar një takim me demokratët e Bilishtit e rrethinat përrreth.
Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se ka ardhur koha për një strukturim të re të partisë e të instalohen vlerat konservatore. Po ashtu, ai pretendoi se ndaj liderit aktual të PD, Lulzim Bashës, është hapur një hetim në Belgjikë, në lidhje me paratë e gjetura brenda makinës “Toyota Yaris”.
“Firma juaj, mbështetja juaj dhe e mbarë demokratëve në mënyrën më civile, më paqësore, ka transofrmuar Shqipërinë si një revolucion paqësor i vjeshtës që po lemë prapa. Foltorja, me vullnetin tuaj, mbështetjen tuaj. E vërteta një tërësi idealesh fisnike e djemve dhe vajzave, që donin të ngriheshin nga këneta e pesimizmit, në lartësinë e idealeve të tyre, shpresave të tyre. U shndërrua pra kjo në mrekullinë e vërtetë shqiptare. Foltorja në udhën e saj në një hark kohor të shkurtër, bashkoi rreth vetes qindra mijëra demokratë. Bashkoi rreth vetes më shumë se çdo lëvizje tjetër historike. Ajo befasoi mbarë shoqërinë shqiptare. U shndërrua në një uragan, në një dritë të vërtetë shprese, por ajo rezonoi fuqishëm jo vetëm në 4 anët e vendit, por në të 4 anët e kombit shqiptar. Kudo ku ka shqiptarë. Shqiptarët shohin te kjo lëvizje shpresën e vërtetë. Shohin idealet e tyre, besimin se Shqipëria do të çlirohet nga narko shteti dhe se në këtë vend do të mbizotërojë respekti it ë drejtave të njeriut, iniciativës së lirë, interesit kombëtar. Foltorja, është shndërruar në zhvillimin më pozitiv sipas miqve të Shqipërisë. Ju u ngritët mbi dëshpërimin, pesimizmin dhe presionit të madh të narkoshtetit. Mbi presione të tjera të pa merituara, krejtësisht të pa merituara. Ja ku jemi sot, shkojmë të sigurt. Shkojmë të sigurt drejt 11 dhjetorit të firmosim së bashku monumentin madhështor të rithemelimit të PD dhe pluralizmit shqiptar. Në partinë e interesit kombëtar. Në partinë e iniciativës së lirë. Koha është ajo që ju thirri ju në skenë.
Është koha ajo që ju bashkoi ju në këtë lëvizje të fuqishme. Vendi, pas zgjedhjeve të 25 prillit humbi çdo perspektivë. I mbetej vetëm rrokullisja gjithnjë e më thellë në honet e historisë. Edi Rama në këto vite e bëri Shqipërinë delen e zezë të Ballkanit dhe Evropës. Ai varfëroi dhe mjeroi shqiptarët. I zbriti ata nga kombi në vend të parë për rrogat mesatare në rajon, në vendin e fundit për pagat në rajon. Në Shqipëri paguhet më shumë se kudo tjetër shërbimi mjekësor. Jo rastësisht, një pandemi që pllakosi Evropën dhe Botën mori në Shqipëri më shumë jetë se në çdo vend të Evropës. Kjo sepse sistemi shëndetësor është fund e krye i shpartalluar, për arsyen se vetën vidhet. I tillë është arsimi në Shqipëri. Rroli i opozitës në këto 8 vite me në krye peng kryetarin ishte e mjerueshme. Opozita ka dështuar në çdo nisëm, veç dekriminalizimit. Ata kanë dështuar në çdo gjë, në çdo premtim, kanë dështuar të garantojnë rotacionin e pushtetit me votë. Sa herë u mashtruat ju se do të mbrohej vota. Nisi çadrën për të mbrojtur votën dhe përfundoi në qeveri duke dorëzuar votën. Si përfundim sot vijmë kokulur para shqiptarëve sepse kemi humbur 4 zgjedhje, apo i kemi dorëzuar ato. Një njeri me zero civilitet nuk kupton që pas 4 humbjesh duhet të kishte dhënë 4 herë dorëheqjen. Çfarë ndodhi me opozitën? Ndodhi ajo që çdo ditë po del në pah. Ndodhi kryetari peng i marrë nga qeveria dhe të tjerë. Në fillim unë ju deklarova ju dhe e quajta atë peng Basha. Ju e keni pasur të vështirë ta realizoni atë, por unë kurrë nuk e etiketoja ashtu po të mos ishte i sigurt që ishte ashtu, e faktet po dëshmojnë këtë gjë. Ai të japë shpjegime për dosjen Toyota Yaris. Do të dalin me radhë edhe dosje të tjera. Garantoj këtu se projekti i Emirateve në Durrës nuk do të zhvillohet kurrë për aq kohë sa do të jetë PD forca më e fuqishme e vendit.
Të ndalemi për një moment, ish-ministri ynë i Brendshëm deklaron në parlament se ditën e shtunë do të vijnë me një seri Toyotash 5 mln euro dhe do i priste Balla. Deklaratë që në pamjet ë parë dukej si fantazi. E pyetën atë se si e bëri këtë deklaratë. Ai tha se është e sigurt që do të vijë, por unë i thash nëse është e sigurt pse zbulon informacionin. Kjo deklaratë do të thotë paralajmërim që të mos hyjnë në Shqipëri dhe zbulim i operacionit. Jo më tha, sepse i ndjekin me GPS. Hapet dosja, merret në pyetje peng kryetari dhe për atë aferë dënohet vetëm një njeri, kjo do të thotë që Edi Rama ia mbylli dosjen peng kryetarit. Mirëpo dosja i ka rrënjët në Belgjikë, atë dosje nuk ia mbyllte dot Edi Rama. Nëse Rama pengut ia mbylli dosjen e Tiranës atje nuk ia mbyllte dot. Këtë kohë gazetarët kanë zbuluar dokumente në të cilat Ministria e Drejtësisë jep dritën jeshile për ndjekjen penale të Bashës me kërkesë të autoriteteve belge, kjo ka ndodhur në vitin 2019, e vazhdon ende e sot. Fjala është e drejtësisë belge. Drejtësia belge është e pavarur. Tani, dua t’i kërkoj në emrin tuaj të japë dorëheqjen e të mos fshihet pas dosjet. Edi Rama, e ka kursyer, e ka mbajtur peng me dosjen në Shqipëri, por me dosjen në Belgjikë rezulton i shpallur anëtar i organizatës kriminale”, tha Basha.