Ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë me mediat ka ftuar të gjithë qytetarët nga i gjithë vendi që t’i bashkohen aksionit opozitar për t’i qëndruar përballë qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
Berisha në fjalën e tij tha se beteja e nisur nga deputetët e opozitës në Parlament i ka dhënë sukseset e para, por kjo mund të shumëfishohet sipas tij me mbështetjen e qytetarëve.
Më tej ai tha se “Koha është sot! T’i përvishemi kësaj diktature dhe fitoren tonë s’e ndal forcë në botë’.
“Ne e nisëm betejën në Parlament dhe ju ne patë se ajo pati sukseset e para, por ju garantoj se ai sukses i Parlamentin do të shumëfishohet kur të ngrit Kamza, Tirana, Gjirokastra, Kukësi, Tropoja dhe mbarë Shqipëria. Nuk duhet të ngurojmë, duhet të përmbysim sa më shpejt betejën, sepse çdo muaj që kalon më poshtë zbresim, më të shtypur bëhemi, më të varfër”, u shpreh Berisha.