Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Berisha akuzon Ramën: Ja si e ka blerë Gjykatën Kushtetuese

14:30 31/01/2024
Reading Time: 4 min lexim

Nga “arresti shtëpiak”, Sali Berisha ka akuzuar sot Edi Ramën se në bashkëpunim me deputetët e Lulzim Bashës, ka blerë fund e krye Gjykatën Kushtetuese, pasi vendosi që të rrisë rrogat për gjykatësit dhe prokurorët.

Berisha përmes Facebook-ut ka publikuar një tabelë me rrogat e gjyqtarëve në Ballkan, ku gjyqtarët tanë renditen të parët me një pagesë prej 6000 euro në muaj, ndërsa të fundit qëndrojnë gjyqtarët e Maqedonisë së Veriut me një pagesë prej 13000 euro në muaj.

‘Kjo tabelë tregon se falë bashkëpunimit Rama-Brava rrogat e këtyre gjykatësve të blerë janë 18% më të larta se sa rrogat e kolegëve të tyre në Sloveni, ku të ardhurat për frymë janë 5 herë më të larta se në Shqipëri dhe janë 4,3 herë më të larta se sa ne Maqedoninë e Veriut. Vendimet e tyre antikushtetuese janë sot një histori turpi, korrupsioni politik i pashembullt në histori’, shkruan Berisha.

Postimi i plotë:

Gjykatë Kushtetuese e blerë kokë e xhep nga Edi Rama.

Kjo tabelë tregon se falë bashkëpunimit Rama-Brava rrogat e këtyre gjykatësve të blerë janë 18% më të larta se sa rrogat e kolegëve të tyre në Sloveni, ku të ardhurat për frymë janë 5 herë më të larta se në Shqipëri dhe janë 4,3 herë më të larta se sa ne Maqedoninë e Veriut. Vendimet e tyre antikushtetuese janë sot një histori turpi, korrupsioni politik i pashembullt në histori.

Ju ftoj miq të lexoni këtë status të Genti Strazimrit kushtuar gjykatësve si këta.

——————-

Nga Gent Strazimiri:

“Dred Scott v. Sandford” varianti shqiptar: nga 9 gjyqtarë kushtetues, 8 janë skllevër të lumtur…

“Dred Scott v. Sandford” është një vendim skandaloz dhe njëkohësisht historik i Gjykatës Supreme të SHBA i vitit 1857, në prag të shpërthimit të luftës civile.

Në këtë proces, Gjykata e Lartë e SHBA vendosi se skllevërit nuk ishin qytetarë të Shteteve të Bashkuara dhe, për rrjedhojë, nuk mund të pretendonin mbrojtje nga qeveria federale ose gjykatat.

Vendimi, gjithashtu thoshte se Kongresi nuk kishte autoritet për të ndaluar skllavërinë në një territor federal.

Nga 9 anëtarët e gjykatës, 7 ishin jugorë, pronarë skllevërish.

Vetëm 2 prej tyre ishin veriorë, vendosmërisht kundër skllavërisë.

Vendimi po ashtu 7/2, totalisht në konflikt interesi, në disrespekt absolut të Kushtetutës së SHBA dhe parimeve të saj, të shkruara në gërmë e të përçuara në frymë.

Si pasojë, shtetet veriore të SHBA refuzuan ta zbatojnë këtë vendim, duke e konsideruar si fyerje për dinjitetin njerëzor, parimeve të besimit në Zot, dhe konceptit të drejtësisë në vetvete.

Pas kësaj ishte e qartë se Kushtetuta dhe respektimi i drejtësisë nuk i mbante dot më bashkë, dhe amerikanët konsideruan se bashkëjetesa në këto kushte padrejtësie nuk mund të vazhdonte…

Filluan luftën civile pak kohë më vonë, dhe pjesën tjetër të historisë e dini.

Roger B. Taney, kreu i Gjykatës Supreme të kohës, është ende sot një figurë që ilustron se çfarë turpi mund të bëjë një gjykatë e padrejtë.

Ende sot, portreti i tij i varur në ambientet e brendëshme të Gjykatës Supreme të SHBA në Ëashington D.C., u tregohet me gisht vizitorëve, së bashku me historinë e turpit.

Një “Dred Scott v. Sandford” (varianti shqiptar), ndodhi edhe këtu ditën kur Gjykata Kushtetuese refuzoi të legjitimonte 1/5 e deputetëve të opozitës, në një padi thelbësore për ekzistencën e opozitës pra demokracisë, pavarësisht se Kushtetuta ua jep këtë të drejtë të pakufizuar në mënyrë eksplicite! Në gërmë.

Ky vendim, identik me “Dred Scott v. Sandford”, për nga paturpësia në kundërshtimin e gërmës së Kushtetutës dhe, përbuzja e parimeve të së drejtës, u mor në raportin 8 me 1.

Dmth 8 nga 9 anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, vendosën se opozita nuk ka të drejtë edhe nëse Kushtetuta ua njeh të drejtën fjalë për fjalë, madje edhe pse në të paktën 15 vendime, vetë Gjykata Kushtetuese e ka argumentuar në jurisprudencën e prodhuar në vite.

Si çdo skandal i ngjashëm me rastet degjenerative të ndodhura më parë në një shoqëri perëndimorë, edhe ky i Gjykatës sonë Kushtetuese nuk mund të mos jetë edhe më i payndyrë…

7 gjyqtarët supremë të “Dred Scott v. Sandford”, ishin vetë opresorë, pronarë skllevërish dhe morën një vendim për të ruajtur xhepat e pasuritë e tyre.

8 gjyqtarët tanë kushtetues janë thjesht skllevër të opresorit… e ç’është më e keqja, ndjehen mirë me skllavërinë tyre dhe me vetë skllavëruesin që i çoi aty…

Janë lloji më i ndyrë e i dëmshëm i skllavit, janë skllevër të lumtur!

Sot, e njëjta Gjykatë Kushtetuese, ka vendosur një tjetër standard skandaloz, në disrespekt të Kushtetutës dhe ligjeve, interesave e praktikës ligjore e diplomatike të vendit me noterizimin e marrëveshjes Rama-Meloni.

Këtu nuk do ndodhë asgjë pas kësaj, ashtu siç nuk ndodhi asgjë pak javë më parë kur “Dred Scott v. Sandford” (varianti shqiptar) përdhosi thelbin e sistemit tonë kushtetues: demokracinë dhe paprekshmërinë e opozitës.

Me gjasë jemi një shoqëri me shumicë skllevërish të lumtur, si gjyqtarët në fjalë, dhe kësisoj nuk do të ketë as luftë civile e as reagim… si në Amerikë, në 1857, sepse edhe “Amerika” vetë nuk po na urdhëron ta bëjmë…

Ndjehet mirë kështu siç na ka…

Etiketa: akuzaberishaGjykata Kushtetueserama

Të lidhura

Giro d’Italia: 7 mln euro për reklama që i shërbyen një Shqipërie të kapur nga mafia
Aktualitet

Giro d’Italia: 7 mln euro për reklama që i shërbyen një Shqipërie të kapur nga mafia

Nga Sonila Meço: Sa u pagua Giro d’Italia? 7 milionë euro nga xhepat e shqiptarëve. Përfitimi publik? Reklamë Shqipërisë tek...

21:04 10/05/2025
“Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura
Aktualitet

“Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura

Gjatë ceremonisë për nisjen e fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, Kryeministri Edi Rama deklaroi se në Aeroportin e Kukësit...

17:16 10/05/2025
Para
Luçiano Boçi: Gjykata Kushtetuese miraton ‘Potsdamin’ shqiptar

Luçiano Boçi: Gjykata Kushtetuese miraton 'Potsdamin' shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Giro d’Italia: 7 mln euro për reklama që i shërbyen një Shqipërie të kapur nga mafia

Giro d’Italia: 7 mln euro për reklama që i shërbyen një Shqipërie të kapur nga mafia

21:04 10/05/2025
“Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura

“Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura

17:16 10/05/2025
Si u përzu DAMEN Shipyards nga Shqipëria dhe korrupsioni në Forcën Detare

Si u përzu DAMEN Shipyards nga Shqipëria dhe korrupsioni në Forcën Detare

16:59 10/05/2025
Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

17:48 09/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.