Modelja e njohur, Bella Hadid feston ditën e sotme 24-vjetorin e ditës së lindjes.
Në këtë ditë të veçantë për bukuroshen Hadid nuk kanë munguar dhuratat e shumta por të panumërta ishin urimet drejtuar në adresë së saj.
Dhe mes tyre nuk mund të mungonte kurrsesi as urimi i kunatës, Dua Lipa e cila zgjdohi fjalët më të bukura për të duke e quajtur në të njëjtën kohë motër.
“Urime ditëlindjen e ëmbla Bella!!! Ti je një fuqi (mos e harro asnjëherë këtë) e fortë, e bukur, e sjellshme dhe e kujdesshme! Nëse mundesh, do ta përqafoje çdo person që sheh rrethit! Shumë dashuri për të dhënë!!! Të dua motër, paç ditën më të mirë”, ka shkruar ajo.
Po ashtu, këngëtarja shqiptare ndau edhe një tjetër fotografi të shkrepur me rastin e ditëlindjes së Bellës vitin e kaluar.
Që prej ndarjes nga Isaac Carew, Dua Lipa është në lidhje me vëllain e modeles, Anwar Hadid.