Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Belind Këlliçi padit për shpifje Evi Kokalarin: E ka bërë “baltë”…

18:57 17/06/2022
Reading Time: 4 min lexim

Sulmet e vazhdueshme midis Evi Kokalarit dhe deputetit të PD-së Belind Këlliçi si duket nuk kanë të mbaruar, Kokalari ka drejtuar sulme të ‘forta’ ndaj Këlliçit duke e akuzuar se kishte manipuluar votat për të qenë pjesë e kryesisë së partisë.

Ndërkohë sot, Këlliçi ka vendosur t’i përgjigjet me një padi në gjykatë për fyerje të imazhit dhe për shpifje. Në postimin e bërë, deputeti shkruan se paratë e fituara nga dëmshpërblimi do t’i përdorte si donacion për të rinjtë e partisë demokratike.

“Paratë e dëmshpërblimit do t’i shpenzoj kokërr më kokërr si donacion për të rinjtë e FRPD, nëpërmjet një moduli trajnues dhe edukues për gjuhën e urrejtjes, fake news dhe linçimin publik”– shkruan Këlliçi mes të tjerash.

Postimi i Belind Këlliçit:

Prej shumë ditësh, publikisht, jam sulmuar nga Zj. Evis Kokalari, me gjuhë më linçuese se ajo e kundërshtarëve tanë politikë. Janë hedhur drejt meje akuza të shumta nga më absurdet, të cilat qëndrojnë në gojën e Zj. Kokalari dhe në faqen e saj në rrjetin social Facebook.
Duke njohur së brendshmi situatën politike në Partinë Demokratike dhe rrugëtimin tonë të vështirë për të dalë nga përplasjet e muajve të fundit, kam qëndruar i heshtur për t’i dhënë hapësirën Zj. Kokalari t’i japë zë të gjithë mllefit, xhelozisë dhe urrejtjes për të rinjtë në Partinë Demokratike.
Ky sulm nuk është i beftë. Gatitej që nga koha kur në Foltoret e nismuara nga Doktor Berisha, përpos Zj. Kokalari, u pozicionuan të rinjtë e FRPD; mes tyre edhe unë.
Kam zgjedhur të mos i përgjigjem me “dazibao” akuzave dhe me komente Facebooku, prandaj sot, në gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kam depozituar një padi kundër personit në fjalë, për shpifjet, fyerjet dhe mesazhet telefonike të shpëndara prej saj.
Shi me baltë nuk ka! Ka shi që dheun e bën baltë, dhe Zj. Kokalari e ka bërë baltë ndaj personit tim dhe FRPD që unë drejtoj, duke e cilësuar “klan” brenda PD.
Maloren e politikës, unë Belind Këlliçi, e kam ngjitur sëbashku me të rinjtë e FRPD, në shumë fushata derë më derë, qindra e qindra protesta kundër qeverisë, dhe do të vazhdoj me ta krah për krahu si ditën e parë.
Këto akuza nuk më japin aspak dhimbjen e dhunës së ushtruar ndaj nesh komisariateve të policisë e nuk janë gas lotsjellës që të lotoj prej tyre, mirëpo i kam përjetuar të gjitha me jo pak mërzi, por gjithnjë brenda pritshmërive politike.
Zj. Kokalari iu desh kohë për të më goditur me disa prej akuzave dhe shpifjeve të përdorura nga socialistët kundrejt meje. Nuk është rastësi që këto etiketime janë hedhur në qarkullim fillimisht nga Erion Veliaj përpara dhe gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit. Kryebashkiakun unë e luftoj politikisht para dhe pas Foltores, ndërkohë që akuzuesja ime i është publikisht mirënjohëse për gadishmërinë ndaj fondacionit të saj!
Zj. Kokalari kërkon të jetë etaloni i konservatorizmit në Partinë Demokratike. Kjo është e drejta e saj.
Unë kërkoj një Parti Demokratike për të gjithë, ku anëtarët të shprehen lirshëm, pa u druajtur se do të kalojnë në sitën e zonjës. Po këto janë opinione politike, të cilat ne mund t’i zgjidhim pa përdorur gjuhën e urrejtjes ndaj mendimit ndryshe dhe pa ndërmarrë fushata linçuese ndaj njëri-tjetrit, sepse demokratët janë lodhur nga sherrnaja.
Tashmë Zj. Kokalari ka barrën të faktojë në gjykatë çdo të thënë të saj kundrejt Belind Këlliçit dhe FRPD. Bujrum të vijë dhe të faktojë qoftë dhe një akuzë të vetme!

Për të gjitha akuzat, fyerjet, mesazhet telefonike dhe nxitjen për fyerje dhe linçim ndaj meje dhe FRPD, në vigjilje të Ditës Botërore Kundër Gjuhës së Urrejtjes, sot e padita Zj. Kokalari dhe i kërkova gjykatës dëmshpërblim.

Paratë e dëmshpërblimit do t’i shpenzoj kokërr më kokërr si donacion për të rinjtë e FRPD, nëpërmjet një moduli trajnues dhe edukues për gjuhën e urrejtjes, fake news dhe linçimin publik.

Rrjetet e mia sociale janë të hapura për komunikim me cilindo prej jush. Unë nuk i limitoj komentet në faqen time në Facebook. Uroj që kjo të mos shihet si shumë liberale!

Unë do t’i përmbahem gjithnjë etikës së komunikimit dhe nuk do të diskutoj për mungesën e koherencës së askujt, pavarësisht se Zj. Kokalari mund të tentojë të përdorë në gjykatë luhatjet e saj të shpeshta publike për të mohuar të pamohueshmen e shkruar.

Faleminderit të gjithëve për durimin dhe mbështetjen e pakursyer tashmë prej vitesh ndaj meje!
Gjithmonë mirënjohës ndaj të rinjve të FRPD dhe Partisë Demokratike 🙏🏻✌🏻

Të tjera

Murrizi shpërthen: Pse heshtni për Bankersin, koncesionet e Janit e Allajbeut, o opozitarë të rremë?
Aktualitet

Murrizi shpërthen: Pse heshtni për Bankersin, koncesionet e Janit e Allajbeut, o opozitarë të rremë?

Më habit shumë si nuk kanë folur asnjë fjalë për vjedhjet e kompanisë BANKERS PETROL, këta “denoncuesit” e mëdhenj të...

14:29 21/08/2025
Beqiri i AKSHI-t dhe vëllai i Gjiknurit “blindojnë” tenderin 10 milionë euro të KLGJ-së, sfidohet vendimi i KPP-së
Aktualitet

Beqiri i AKSHI-t dhe vëllai i Gjiknurit “blindojnë” tenderin 10 milionë euro të KLGJ-së, sfidohet vendimi i KPP-së

KLGJ sfidon KPP-në: Tenderi 10 milionë euro i shkon sërish Beqirit dhe Gjiknurit Këshilli i Lartë Gjyqësor ka zgjedhur të...

12:54 21/08/2025
Para
Çmimi i naftës në ‘stratosferë’, Berisha: Bordet po zhvasin çdo qindarkë të shqiptarëve!

Çmimi i naftës në 'stratosferë', Berisha: Bordet po zhvasin çdo qindarkë të shqiptarëve!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Murrizi shpërthen: Pse heshtni për Bankersin, koncesionet e Janit e Allajbeut, o opozitarë të rremë?

Murrizi shpërthen: Pse heshtni për Bankersin, koncesionet e Janit e Allajbeut, o opozitarë të rremë?

14:29 21/08/2025
Beqiri i AKSHI-t dhe vëllai i Gjiknurit “blindojnë” tenderin 10 milionë euro të KLGJ-së, sfidohet vendimi i KPP-së

Beqiri i AKSHI-t dhe vëllai i Gjiknurit “blindojnë” tenderin 10 milionë euro të KLGJ-së, sfidohet vendimi i KPP-së

12:54 21/08/2025
“Daniel Shima di shumë”/ Gazetarja Klodiana Lala ngre dyshime për kërcënime dhe borxhe të ish-zv.drejtorit të AKSHI

“Daniel Shima di shumë”/ Gazetarja Klodiana Lala ngre dyshime për kërcënime dhe borxhe të ish-zv.drejtorit të AKSHI

12:34 21/08/2025
Zhdukja dhe rikthimi i çuditshëm i Daniel Shimës, hipotezat e forta pas skenës së djeshme

Zhdukja dhe rikthimi i çuditshëm i Daniel Shimës, hipotezat e forta pas skenës së djeshme

11:40 21/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.