Deputete e Parlamentit Europian janë takuar me kreun e qeverisë Edi Rama në kuadër të takimit të 18-të të Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri.
Në këtë takim ka qenë prezent edhe Fredi Beleri, kjo është përballja e parë e pas daljes së tij nga burgu.
Ish-kryebashkiaku i Himarës, në deklaratat e tij për mediat është shprehur se burgosja e tij ka qenë politike, ai akuzohej për blerje votash.
Ndërkohë Kryeministria nuk konfirmon që të ketë pasur një takim mes Ramës dhe Belerit.