Izraeli filloi një pushtim tokësor në jug këtë javë dhe njoftoi dje vdekjen e tetë ushtarëve izraelitë brenda Libanit. Edhe autoritetet libaneze njoftojnë se të paktën tetë persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi ajror të Izraelit mbi Bejrut. Shënjestër e sulmit ishte një bllok pallatesh në lagjen Bachoura, shumë pranë parlamentit libanez. Dahieh, bastioni i Hezbollahut në Bejrutin jugor, u sulmua gjithashtu. Ushtria izraelite lëshoi urdhra të reja evakuimi për disa zona të distriktit, duke thënë se do të synonte objektet e Hezbollahut në të ardhmen. Në jug të vendit, ka shenja që Izraeli po përgatitej të zgjerojë pushtimin e tij tokësor, me më shumë trupa që u dërguan dje në kufi. Sipas BBC, Izraeli planifikon të vijojë sulmet ajrore, me ushtrinë izraelite që pak kohë më parë paralajmëroi banorët në Libanin jugor, pranë kufirit izraelit, të mos kthehen në shtëpi.
Përplasjet në PS, Arben Malaj shpërthen ndaj Ramës: Zgjohuni sa nuk është vonë, është shpirtlig dhe hakmarrës primitiv
Debatet dhe tensionet brenda Partisë Socialiste kanë rikthyer në qendër të vëmendjes mënyrën se si Edi Rama ka trajtuar ndër...








