Ai do të jetë pjesë e emisionit “E Diell” që nis këtë të dielë në ekranin e Top Channel.
Ndaj gazetari i njohur Ervin Kurti ishte një nga të ftuarit e Bieta Sulos në “Ftesë në Pesë”, për të zbuluar më shumë nga puntata e parë e “E Diell”.
Ashtu sikurse moderatorët e tjerë të programit, Ervini do të ketë një rubrikë të veçantë, me të ftuar nga bota e “showbiz”-it shqiptar.
Për të mbetur te këta të fundit, Ervini tha se i njeh shumë mirë të gjithë personazhet VIP, pasi me shumicën ka fjetur në një krevat. E pasi ky koment tërhoqi vëmendjen e të ftuarve të tjerë, Ervini shtoi se madje ka fjetur edhe me burrat e tyre.
E gjithë kjo thënë në kuadrin e një shakaje, që shkaktoi plot të qeshura në studio.
/Top Channel