Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

BE spektatore për luftën në Ukrainë, 1 miliardë euro çdo ditë për të mbushur arkën e Putin

10:39 12/03/2022
Reading Time: 4 min lexim

Vladimir Putin fiton rreth një miliardë euro në ditë nga eksportet e naftës dhe gazit. Dhe sa më të larta të jenë çmimet, aq më shpejt mbushet arka e luftës.

Por Gjermania dhe të tjerët vazhdojnë ta refuzojnë bojkotin, duke thënë se do të ishte shumë e shtrenjtë për ekonomitë e tyre. Dhe kur erdhi puna që Ukrainës t’i jepej një sinjal për t’iu bashkuar BE-së, evropianët nuk gjetën përgjigje tjetër, përveç formulave të zakonshme boshe diplomatike.

Pati një ndarje midis vendeve anëtare të reja dhe të vjetra dhe një debat të gjatë se çfarë sinjali mund t’i jepte BE-ja Ukrainës për dëshirën e saj për t’u anëtarësuar. Të gjithë e dinë se ky është një gjest simbolik. Për t’u dhënë shpresë njerëzve të torturuar dhe ndjenjën se janë të pranuar nga Evropa. Sepse është pikërisht ky orientim politik i vendit drejt perëndimit për të cilin ata tani po paguajnë një çmim të tmerrshëm.

Arsyetim i dobët ndaj një vendi në luftë

Por europiano-lindorët, të cilët donin t’u dërgonin një sinjal fqinjëve të tyre, dështuan për shkak të rezistencës nga Holanda dhe të tjerët që thirren në rregullat e BE-së: Se nuk mund të bëni përjashtime dhe se një pranim i tillë zakonisht kërkon shumë vite. Ky është një arsyetim i dobët në një vend që po bombardohet deri në themele nga Rusia. Por në BE mbizotëron kujdesi dhe dyshimi. Presidenti ukrainas Zelenski tha në fund se ishte i zhgënjyer me rezultatin. Dhe me shumë të drejtë!

Udhëheqësit e BE-së ende po mburren për sanksionet e ashpra që vendosën ndaj Rusisë menjëherë pas fillimit të luftës. Dhe, me shtrëngimin e mëtejshme të vidhës së sanksioneve, ndoshta do të bllokojnë edhe disa banka të tjera dhe disa oligarkë të tjerë do të futen në listën e zezë. Kjo e dëmton ekonominë ruse në planin afatmesëm dhe afatgjatë, por nuk i bën as përshtypjen më të vogël Vladimir Putinit. Nuk mjafton për ta detyruar atë për një armëpushim apo që të ulet në tryezën e bisedimeve.

Në vend të kësaj, ai kryen çdo ditë krime lufte, duke bombarduar popullatën civile, duke gjuajtur me raketa kolonat e evakuimit, spitalet e lindjes dhe kopshtet e fëmijëve. Është strategjia e tokës së djegur. Dhe evropianët mbushin arkën e tij të luftës me rreth një miliardë euro çdo ditë, sepse vazhdojnë të blejnë naftë dhe gaz prej tij.

Bojkoti i energjisë nuk po vjen

Kur, nëse jo tani, do të ishte momenti për t’i mbyllur rubinetin Putinit? Por edhe këtu interesi vetjak triumfon mbi moralin. Kjo do të dëmtonte rëndë ekonominë gjermane, thotë kancelari Olaf Scholz. Hungaria, Bullgaria dhe të tjerët gjithashtu janë kundër, sepse janë shumë të varur nga furnizimet nga Rusia. Edhe nëse shumica e gjermanëve janë tani në favor të një bojkoti të tillë, zyrtarët e qeverisë po bëhen më të kujdesshëm dhe të frikësuar.

Ndoshta bllokada do të vijë në fund, pasi Ukraina të jetë kthyer në rrënoja totale, kur numri i të vdekurve të bëhet i padurueshëm dhe numri i refugjatëve aq sa të mos përballohet. Por atëherë do të jetë shumë vonë. Tani ky sanksion i fundit ndoshta mund të bënte një efekt. Ndërsa evropianët po e ndihmojnë Putinin të fitojë luftën. Dhe asnjë nga mesazhet e dëshpëruara të Presidentit të guximshëm të Ukrainës nuk e ndryshojnë këtë fakt.

Dikush gjithashtu duhet të pyesë se sa e mençur ishte që në radhë të parë të përjashtohej një zonë e ndaluar fluturimi mbi Ukrainë. Vendet e BE-së, shumica e të cilave janë gjithashtu në NATO, u tërhoqën shpejt nga kërcënimet e paqarta të Putinit me raketa bërthamore. Strategët më të zgjuar do ta kishin lënë këtë pyetje në errësirë, sepse në këtë mënyrë krerët e qeverive bënë të qartë mbi të gjitha një gjë: çfarëdo që të ndodhë dhe sado e tmerrshme të bëhet gjendja në Ukrainë, ne do të jemi gjithmonë vetëm spektatorë!

BE-ja dëshiron të kujdeset për veten tani

Në fillim pati fjalë të mëdha se kjo luftë ishte një sulm ndaj gjithë Evropës dhe sigurisë së saj. BE-ja arriti në përfundimin se tani duhet të kujdeset për veten, autonominë e saj ekonomike, mbrojtjen dhe vendin e saj në botë. Kjo nuk është e gabuar – përkundrazi, sepse gjeopolitikisht deri tani ka munguar gjithçka për vite me radhë. Por duke pasur parasysh tragjedinë në Ukrainë, kjo është shumë pak. Në fund mbizotëruan skeptikët, hezituesit dhe meskinët.

Ata ua lanë Ukrainën raketave të Putinit dhe iluzioneve të tij për ringjalljen e Perandorisë Ruse. BE-ja po furnizon me ndihma dhe armë dhe po kujdeset për refugjatët – por nuk duket e gatshme të marrë përsipër rreziqe më të mëdha dhe të përdorë më shumë burime. Javët dhe muajt e ardhshëm do të tregojnë nëse i kanë bërë llogaritë gabim.

Të tjera

Radhë kilometrike dhe trafik i rënduar në aksin Laç–Lezhë
Aktualitet

Radhë kilometrike dhe trafik i rënduar në aksin Laç–Lezhë

Kjo e diel ka shënuar një fluks të madh lëvizjesh drejt bregdetit të Lezhës dhe Velipojës, duke sjellë trafik të...

18:53 10/08/2025
“Elbasani në 100 Vjet”/ Ekspozita që rikthen historinë e qytetit mes mureve të kalasë
Aktualitet

“Elbasani në 100 Vjet”/ Ekspozita që rikthen historinë e qytetit mes mureve të kalasë

Ekspozita “Elbasani në 100 vjet” ka hapur dyert pranë mureve historike të kalasë dhe kullës së sahatit, duke ofruar një...

18:37 10/08/2025
Para
Rama mbledh me urgjencë qeverinë: Ja çfarë po përgatisim

Rama mbledh me urgjencë qeverinë: Ja çfarë po përgatisim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Radhë kilometrike dhe trafik i rënduar në aksin Laç–Lezhë

Radhë kilometrike dhe trafik i rënduar në aksin Laç–Lezhë

18:53 10/08/2025
“Elbasani në 100 Vjet”/ Ekspozita që rikthen historinë e qytetit mes mureve të kalasë

“Elbasani në 100 Vjet”/ Ekspozita që rikthen historinë e qytetit mes mureve të kalasë

18:37 10/08/2025
Rritja e çmimeve në Durrës, pushuesit kosovarë: S’është më si dikur

Rritja e çmimeve në Durrës, pushuesit kosovarë: S’është më si dikur

18:23 10/08/2025
Vrasje e trefishtë në Gjilan, autori i dyshuar fotografohet me liderët politikë

Vrasje e trefishtë në Gjilan, autori i dyshuar fotografohet me liderët politikë

18:01 10/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.