Një nga institucionet kryesore ligjvënëse është edhe SPAK, ndaj dhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në vendin tonë, i vënë një theks të veçantë anëtarësimit të prokurorëve në këtë insitucion para datës 7 shkurt.
“Prokurorët do mund të kontribuojnë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, kanë thënë përfaësuesit e BE.
Sjellim në vëmendje që Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka hapur garën për vendet vakante për Prokurorinë Speciale e njohur ndryshe si SPAK.
Janë në tërësi 15 vende bosh për të gjithë prokurorët e rretheve dhe Tiranës, tek të cilat do të përzgjidhen ata që do të bëhen pjesë e prokurorisë Speciale. SPAK së bashku me Gjykatën speciale do të ketë si objektiv kryesor evidentimin dhe dënimin e korrupsionit të zyrtarëve të lartë dhe krimin e organizuar.