Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

BE mund t’u kthejë vizat disa vendeve të Ballkanit, Franca ka ankesa për azilkërkuesit nga Shqipëria

17:48 29/09/2021
Reading Time: 2 min lexim

Disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian janë të shqetësuara për numrin e madh të personave që nuk plotësojnë kushtet për të aplikuar për azil, që vijnë nga shtetet, për të cilat BE-ja ka hequr regjimin e vizave.

Në një dokument të brendshëm të Presidencës sllovene të BE-së,  që është përgatitur me kërkesë të shteteve anëtare, përmenden shembuj të shumtë të keqpërdorimit të udhëtimit pa viza dhe kërkesave të pabazuara për azil. Raste të tilla ka pasur me shtetas edhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor si Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut, por edhe nga Moldavia, Ukraina dhe Gjeorgjia.

Franca është ankuar për numrin e madh të azilkërkuesve nga Shqipëria.

“Ne ndajmë vlerësimin e Komisionit Evropian, posaçërisht në rastin e Shqipërisë dhe Gjeorgjisë, për të cilat, liberalizimi i vizave ka shkaktuar një rritje të madhe të migrimit ilegal dhe kërkesave të pabazuara për azil në Francë”, kanë thënë autoritetet e Francës.

Franca ka shprehur shqetësim edhe për politikën e vizave të Serbisë për vendet e treta dhe ka kërkuar që të punohet me Beogradin, që të përshtatë politikat e tij me ato të BE-së.

Edhe më herët, disa shtete të BE-së kishin tërhequr vërejtjen se ardhja pa viza apo edhe me viza e qytetarëve të vendeve të treta në Ballkanin Perëndimor, paraqet rrezik për migrim ilegal në BE. Shteti i Francës ka përsëritur këto shqetësime.

Disa shtete kanë kërkuar që përshtatja e politikës së vizave për shtetasit e huaj me politikën e BE-së të bëhet një prej kushteve që mund të çojë deri në suspendimin e liberalizimit të vizave.

Republika Çeke dhe Belgjika kanë shprehur shqetësim për rritjen e madhe të azilkërkuesve nga Maqedonia e Veriut dhe Moldavia. Ndërkaq, Austria ka shprehur shqetësim edhe për ardhjen e shtetasve të Bangladeshit në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe të cilët më pas hyjnë në shtetet e BE-së.

Edhe Berlini ka shprehur shqetësime për shkeljen e rregullave në Gjermani nga shtetasit e huaj. Këto raste janë në rritje sidomos për qytetarët nga Shqipëria dhe Serbia, që kryesisht kanë të bëjnë me qëndrim në shtet më shumë se 90 ditë, aq sa është e lejuar sipas rregullave të liberalizimit të vizave.

Gjermania ka kërkuar nga Komisioni Evropian që “opsioni i suspendimit të liberalizimit të vizave të jetë real”.

Bashkimi Evropian ka në fuqi të ashtuquajturit “mekanizma për suspendimin e liberalizimit të vizave”, por kjo deri më tash nuk është përdorur. Më 2019, Holanda kishte kërkuar që të kthehej regjimi i vizave për Shqipërinë, por ky propozim nuk kishte kaluar pasi Komisioni Evropian kishte vlerësuar se nuk kishte kushte për një gjë të tillë.

Sipas mekanizmave që ka në fuqi BE-ja, vizat mund t’iu hiqen atyre shteteve nga të cilat ka rritje të migrimit ilegal, keqpërdorimit të së drejtës për qëndrim pa viza dhe të cilat nuk ndërmarrin masa për të adresuar këto probleme.

Disa shtete anëtare të BE-së kanë më shumë probleme me qëndrimet ilegale dhe azilkërkues nga vendet e Evropës Lindore, të cilave u janë hequr vizat ,si Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia, ndërsa tjerat me vendet e Ballkanit Perëndimor, sidomos me Shqipërinë dhe Serbinë. /Rel/

Të tjera

E pabesueshme në Pakistan/ Gjendet pas 28 vitesh trupi i një burri brenda një akullnaje
Bota

E pabesueshme në Pakistan/ Gjendet pas 28 vitesh trupi i një burri brenda një akullnaje

Një ngjarje tronditëse dhe e rrallë ka ndodhur në rajonin malor të Kohistanit, në Pakistan, ku trupi i një burri...

17:07 06/08/2025
Lufta në Gaza, Izraeli vret 83 persona teksa prisnin shpërndarjen e ndihmave
Bota

Lufta në Gaza, Izraeli vret 83 persona teksa prisnin shpërndarjen e ndihmave

Të paktën 83 persona humbën jetën të martën në Rripin e Gazës nga sulmet e forcave izraelite, përfshirë 58 civilë...

09:03 06/08/2025
Para
Sindikata e Pavarur e Arsimtarëve: Qeveria t’u rimbursojë mësuesve shpenzimet e tamponit

Sindikata e Pavarur e Arsimtarëve: Qeveria t’u rimbursojë mësuesve shpenzimet e tamponit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Asgje për t’u çuditur me çmimet në jug!

Asgje për t’u çuditur me çmimet në jug!

22:15 07/08/2025
Zaptohet hapësira publike në mes të Tiranës/ Kulla 18-katëshe me firmën e Ramës zhduk trotuaret pranë ish-Ekspozitës dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Zaptohet hapësira publike në mes të Tiranës/ Kulla 18-katëshe me firmën e Ramës zhduk trotuaret pranë ish-Ekspozitës dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

19:25 07/08/2025
Izraeli planifikon marrjen e plotë të kontrollit të Gazës!

Izraeli planifikon marrjen e plotë të kontrollit të Gazës!

19:02 07/08/2025
Syri i Kaltër përballet me abuzime të vazhdueshme, institucionet heshtin

Syri i Kaltër përballet me abuzime të vazhdueshme, institucionet heshtin

18:40 07/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.