Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

BE konfirmon hapjen e negociatave me Shqipërinë për kapitujt e grupimit 3

14:26 08/05/2025
Reading Time: 3 min lexim

Bashkimi Europian ka konfirmuar hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë për kapitujt që përfshihen në grupimin 3, të njohur si “Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse”.

Konferenca e Pestë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së do të zhvillohet më 22 maj 2025 në Bruksel, ku do të nisë zyrtarisht shqyrtimi i këtij grupimi tematik.

Grupimi 3 përfshin tetë kapituj kyç që synojnë forcimin e mirëqenies dhe zhvillimit afatgjatë përmes politikave ekonomike dhe sociale, Kapitulli 10 (Transformimi Digjital dhe Media), Kapitulli 16 (Tatimet), Kapitulli 17 (Politika Ekonomike dhe Monetare), Kapitulli 19 (Politika Sociale dhe Punësimi), Kapitulli 20 (Ndërmarrjet dhe Politika Industriale), Kapitulli 25 (Shkenca dhe Kërkimi), Kapitulli 26 (Arsimi dhe Kultura), dhe Kapitulli 29 (Bashkimi Doganor).

Me këtë hap, numri total i kapitujve dhe kritereve për të cilat Shqipëria ka nisur negociatat arrin në 27, brenda vetëm tetë muajve.

Më herët, vendi hapi negociatat për grupimin 1 (“Themeloret”) më 15 tetor 2024, për grupimin 6 (“Marrëdhëniet me Jashtë”) më 17 dhjetor 2024 dhe për grupimin 2 (“Tregu i Brendshëm”) më 14 prill 2025.

NJOFTIMI I PLOTË:

Këshilli i Bashkimit Evropian miratoi dje qëndrimin e përbashkët të BE-së për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë mbi 8 kapituj të rinj të Grupimit të 3: Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse, duke shënuar një tjetër hap të rëndësishëm e historik përpara në negociatat e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Konferenca e Pestë Ndërqeveritare midis Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë, do ta mbahet në 22 Maj 2025, në Bruksel.

Ky grupim përfaqëson rritjen gjithpërfshirëse për mirëqënie dhe përfshin tetë fusha ose kapituj: Kapitulli 10 (Transformimi Digjital dhe Media), Kapitulli 16 (Tatimet), Kapitulli 17 (Politika Ekonomike dhe Monetare), Kapitulli 19 (Politika Sociale dhe Punësimi), Kapitulli 20 (Ndërmarrjet dhe Politika Industriale), Kapitulli 25 (Shkenca dhe Kërkimi), Kapitulli 26 (Arsimi dhe Kultura), Kapitulli 29 (Bashkimi Doganor). Përparimi në këto fusha është thelbësor për të garantuar stabilitetin fiskal të Shqipërisë, modernizimin industrial, rritjen e inovacionit, përmirësimin e kushteve të punës dhe pjesëmarrjen në iniciativat evropiane të kërkimit shkencor, arsimit dhe digjitalizimit.

Me këtë vendim janë hapur deri tani negociatat gjithsej për 27 fusha (kapituj dhe kritere) në vetëm tetë muaj, pas hapjes me sukses të Grupimit 1 (Themeloret) më 15 tetor 2024, Grupimit 6 (Marrëdhëniet me Jashtë) më 17 Dhjetor 2024, si dhe Grupimit 2 (Tregu i Brendshëm) më 14 Prill 2025. Ky ritëm i përshpejtuar i çeljes së negociatave reflekton si përkushtimin e Shqipërisë ndaj reformave, ashtu edhe theksin e ripërtërirë të BE-së mbi zgjerimin si një prioritet strategjik.

Përfundimi me sukses i këtyre negociatave pritet të sjellë përmirësime të prekshme në jetën e qytetarëve shqiptarë, si shërbime publike më të thjeshta dhe transparente, politika tatimore më të drejta të prirura për t’u bërë pjesë e tregut të vetëm të BE-së, mbrojtje më të forta për punëtorët dhe vende pune më të sigurta. Kjo krijon mundësi për bizneset shqiptare që të rriten dhe të përgatiten për të konkurruar për më shumë mundësi në tregjet evropiane, dhe në të njëjtën kohë të rrisë normat e rritjes së Shqipërisë duke e transformuar këtë rritje në më shumë mirëqenie dhe kushte më të mira jetese, ndërkohë që u jep të rinjve akses më të madh në arsimin, bursat, mundësitë e kërkimit dhe programet e trajnimit të BE-së.

Ky vendim e çon Shqipërinë më pranë realizimit të vizionit të Shqipërisë 2030, ku përfitimet dhe rezultatet e integrimit në BE mund të aplikohen direkt në jetën e përditshme, me shërbime më të mira, me më shumë mundësi mirëqënie dhe me një vend më të fortë dhe më të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët tanë. Ky vendim paralelisht nënvizon angazhimin e BE-së për një proces zgjerimi të bazuar mbi merita, që shpërblen reformat dhe përparimin e konfirmuar.

Etiketa: Antarsimi ne BEBashkim europian

Të tjera

Turizmi në 2025, 12.4 milionë hyrje nga të huajt, rritja ngadalësohet
Aktualitet

Turizmi në 2025, 12.4 milionë hyrje nga të huajt, rritja ngadalësohet

Turizmi në vitin 2025 ka shënuar një ngadalësim të dukshëm të ritmit të rritjes krahasuar me vitin paraardhës. Edhe pse...

14:02 23/01/2026
“Shëndetësia në kolaps”, Xhixho: Kjo nuk është avari, është paaftësi kriminale. Sistemet rezervë në QSUT nuk ekzistojnë
Aktualitet

“Shëndetësia në kolaps”, Xhixho: Kjo nuk është avari, është paaftësi kriminale. Sistemet rezervë në QSUT nuk ekzistojnë

Zv. presidentja e Partia e Lirisë, Erisa Xhixho, ka reaguar ndaj situatës alarmante në shëndetësinë publike, duke denoncuar dështime të...

14:00 23/01/2026
Para
GJKKO lëshon 6 urdhër-kontrolle për anëtarë të shtabeve elektorale të PSD

GJKKO lëshon 6 urdhër-kontrolle për anëtarë të shtabeve elektorale të PSD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Turizmi në 2025, 12.4 milionë hyrje nga të huajt, rritja ngadalësohet

Turizmi në 2025, 12.4 milionë hyrje nga të huajt, rritja ngadalësohet

14:02 23/01/2026
“Shëndetësia në kolaps”, Xhixho: Kjo nuk është avari, është paaftësi kriminale. Sistemet rezervë në QSUT nuk ekzistojnë

“Shëndetësia në kolaps”, Xhixho: Kjo nuk është avari, është paaftësi kriminale. Sistemet rezervë në QSUT nuk ekzistojnë

14:00 23/01/2026
Bushati: PD ka 10 vjet që denoncon për zonat e mbrojtura, heshti për Zvërnecin kur bëhet fjalë për Trump-Kushner

Bushati: PD ka 10 vjet që denoncon për zonat e mbrojtura, heshti për Zvërnecin kur bëhet fjalë për Trump-Kushner

13:32 23/01/2026
Një opozitë e tredhur nga frika dhe servilizmi është më keq se të jesh pa opozitë!

Një opozitë e tredhur nga frika dhe servilizmi është më keq se të jesh pa opozitë!

12:50 23/01/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.