Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

BE-ja autorizon përdorimin e vaksinës AstraZeneca për të gjithë të rriturit

23:21 29/01/2021
Reading Time: 5 min lexim

Rregullatorët autorizuan të premten përdorimin e vaksinës së kompanisë AstraZeneca për koronavirusin tek të rriturit në të gjithë Bashkimin Evropian, mes kritikave se blloku nuk po lëviz aq shpejt sa duhet për të vaksinuar popullatën e tij.

Komisioni i ekspertëve të Agjencisë Evropiane të Barnave rekomandoi njëzëri që vaksina të përdoret tek moshat 18 vjeç e lart, megjithëse këtë javë u ngritën shqetësime se nuk ekzistonin të dhëna të mjaftueshme për të vërtetuar se vaksina funksionon tek të moshuarit dhe disa vende lanë të kuptohet se mund të mos i jepnin ato për të moshuarit.

Vaksina e AstraZenekës është vaksina e tretë e COVID-19 që merr dritën jeshile nga Agjencia Evropiane e Barnave pas atyre nga kompanitë Pfizer dhe Moderna. Vendimi i agjencisë evropiane kërkon miratimin përfundimtar nga Komisioni Evropian, një proces që u krye shpejt me vaksinat e tjera.

Disa orë më vonë, BE-ja dha mbështetjen e saj për përdorimin e vaksinës në të 27 vendet anëtare.

“Pres që kompania të dorëzojë 400 milionë doza siç është rënë dakord. Ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që mundemi për të siguruar vaksina për evropianët, fqinjët dhe partnerët tanë në të gjithë botën, “shkroi në Twitter presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen.

 

Me provat klinike që kanë treguar rreth 60% efektshmëri, vaksina duket se ofron më pak mbrojtje sesa ato të autorizuara më parë, por ekspertët kanë thënë se çdo vaksinë me një normë efikasiteti mbi 50% mund të ndihmojë në ndalimin e rasteve.

Agjencia rekomandoi përdorimin e vaksinës tek të moshuarit, pavarësisht të dhënave të kufizuara në lidhje me efikasitetin e saj tek njerëzit mbi 55 vjeç, duke cituar përgjigjen e sistemit imunitar dhe përvojën me vaksinat e tjera.

“Pritet të paktën një farë mbrojtjeje,” tha Bruno Sepodes, në komisionin e ekspertëve të agjencisë evropiane për barnat, të premten në një konferencë shtypi. Ai pranoi se “niveli i mbrojtjes nuk mund të vlerësohet saktë për momentin”.

Shumë vende në Evropë po përpiqen për të vaksinuar njerëzit po aq shpejt sa Britania, Izraeli, SHBA dhe shtete të tjera, dhe shpresohej prej kohësh që vaksina e AstraZenekës të ndihmonte në përshpejtimin e gjërave në një kohë kur vendet përballen me raste të shumta në një pandemi që u ka marë jetën më shumë se 400,000 njerëzve në bllok.

BE-ja vari shumë shpresa tek kjo vaksinë, e cila është më e lirë dhe më e lehtë për tu administruar se disa vaksina të tjera, duke porositur 300 milionë doza që do të shpërndahen pas autorizimit dhe mundësinë për të blerë 100 milionë doza të tjera.

“Asnjë prej tyre nuk është një shkop magjik më vete, por së bashku ato ofrojnë mjete dhe mundësi për të parandaluar aspekte të ndryshme të sëmundjes,” tha Emer Cooke, drejtuese e agjencisë evropiane të barnave.

Vaksina e AstraZenekës është autorizuar për përdorim tek të gjithë të rriturit në vendet e tjera, edhe pse vetëm 12% e pjesëmarrësve në provat e saj klinike ishin mbi 55 vjeç dhe ata u regjistruan më vonë, kështu që nuk ka pasur kohë të mjaftueshme për të marrë rezultate.

Vendimi i agjencisë evropiane autorizon vaksinën e AstraZenekas që do të përdoret në të gjitha vendet e bllokut, por vendet individuale mund të vendosin vetë se si dhe kujt do t’ia japin dozat që marrin.

Gjermania mund të ndjekë një rrugë të ngjashme. Komisioni i pavarur këshillues për vaksinat rekomandoi të premten që vaksina t’u jepet vetëm njerëzve nën moshën 65 vjeç. Vendimi përfundimtar mbetet të merret nga qeveria, por ka të ngjarë që ajo të ndjekë këtë këshillë.

Thomas Mertens, kreu i komitetit këshillimor gjerman, tha se miratimi i përgjithshëm nga Agjencia Evropiane e Mjekësisë ishte “mjegullues” në dritën e të dhënave të siguruara nga AstraZeneca por që ai dhe kolegët e tij do të zbatonin rekomandimin e saj nëse paraqiten të dhëna të tjera.

Mertens theksoi se ekspertët gjermanë ishin kryesisht të shqetësuar për të dhënat klinike të siguruara nga kompania deri më tani.

“Studimi i AstraZeneca-s ishte në përgjithësi i i paorganizuar”, tha ai.

Julian Tng, virolog në Universitetin e Lesterit, tha se vendimi gjerman për të kufizuar përdorimin e vaksinës, duke injektuar vetëm të rinjtë do t’i bënte më të pambrojtur të moshuarit nga Covid-19 dhe një pjesë e tyre do të rrezikonin të vdisnin pa nevojë.

“Ka një kosto të jashtëzakonshme për këtë”, tha ai. “Kjo do të thotë që ju nuk do të përdorni një vaksinë që e keni në disponim për të mbrojtur njerëzit më të rrezikuar nga virusi.”

Tang e përshkroi autorizimin e Agjencisë Evropiane të Mjekësisë të premten si “vendimi më i mirë në situatën aktuale, ku BE-ja ka nevojë të dëshpëruar për një vaksinë që mund të përdoret”.

Agjencia analizoi katër prova në Britani, Brazil dhe Afrikën e Jugut dhe tha se studimi vërtetoi se vaksina ishte rreth 60 për qind efektive duke ulur numrin e njerëzve që mund të infektohen. Provat ende nuk kanë treguar nëse vaksina mund të ndalë transmetimin e sëmundjes.

Një studim i veçantë që po teston vaksinën AstraZeneca në Shtetet e Bashkuara është ende në process e sipër.

Ndërsa BE-ja po përballet me vështirësi në shpërndarjen e vaksinës, politikanët ia kanë hedhur fajin për këto probleme furnizimit, por edhe faktorëve të tjerë, si gabimet me dokumentacionet dhe planifikimit të dobët. Bashkimi Evropian ka sulmuar veçanërisht kompaninë AstraZeneca pasi prodhuesi i ilaçeve tha se do të dërgonte më pak vaksina nga sa kishte parashikuar fillimisht. Shqetësimet në lidhje me furnizimet në BE, një rajon me rreth 450 milionë banorë, i ka thelluar edhe kompania Moderna, e cila u ka thënë vendeve të këtij rajoni, duke përfshirë Italinë dhe Danimarkën, se ajo do të shpërndante më pak vaksina nga sa pritej fillimisht.

Ministri gjerman i shëndetësisë tha se ai e kuptonte që shumë njerëz po prisnin me padurim vaksinën, por paralajmëroi se “disa javë të vështira të mungesës së vaksinës ende do të qëndrojnë para nesh”.

Dy prodhues të tjerë të vaksinave gjithashtu njoftuan kohët e fundit rezultatet e provave të tyre klinike. Novavax njoftoi këtë javë se vaksina e saj është 89 përqind efektive bazuar në rezultatet paraprake, ndërsa Johnson & Johnson tha se vaksina e saj e shumëpritur që jepet me vetëm një dozë ishte 66 përqind efektive në parandalimin e koronavirusit. Nëse këto vaksina marrin miratimin për përdorim urgjent, kjo do të ndihmonte në zbutjen e presionit në lidhje me kërkesat e mëdha në botë për dozat e kufizuara të vaksinave aktualisht në dispozicion.

Autorizimi i vaksinës AstraZeneca vjen në mes të një mosmarrëveshje të ashpër midis prodhuesit të ilaçeve dhe Bashkimit Evropian pasi kompania tha se do të ulte ndjeshëm dërgesat fillestare nga 80 milionë doza në vetëm 31 milionë. BE gjithashtu paraqiti rregulla më të rrepta për eksportet e vaksinave kundër Covid-19 që mund të ndikojnë në eksportin e vaksinave në vendet si Britania e Madhe.

Vaksina e kompanisë AstraZeneca është autorizuar tashmë për përdorim në më shumë se 40 vende, përfshirë Britaninë, Indinë, Argjentinën dhe Meksikën. Organizata Botërore e Shëndetësisë është gjithashtu duke e shqyrtuar atë dhe një rekomandim nga kjo agjenci e OKB-së do të lejonte blerjen dhe shpërndarjen e saj në vendet në zhvillim përmes programit global të shpërndarjes së vaksinave, të njohur si COVAX.

Etiketa: covid

Të lidhura

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike
Kryesore

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike

Në protestën e mbajtur sot nga Partia Demokratike në bulevardin “Zogu i Parë”, mes pjesëmarrësve u vu re edhe Alma...

18:57 16/05/2025
KQZ publikon shifrat, sa votues kanë votuar brenda dhe jashtë vendit?
Aktualitet

KQZ publikon shifrat, sa votues kanë votuar brenda dhe jashtë vendit?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar një raport fillestar mbi pjesëmarrjen dhe rezultatet e procesit të votimit, duke u bazuar...

18:36 16/05/2025
Para

Ngatërruan gjithë publikun, Bearti “konfirmon” lidhjen me Tean

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike

18:57 16/05/2025
KQZ publikon shifrat, sa votues kanë votuar brenda dhe jashtë vendit?

KQZ publikon shifrat, sa votues kanë votuar brenda dhe jashtë vendit?

18:36 16/05/2025
Kush janë 4 liderët që lanë në mes Samitin e Tiranës dhe u larguan?

Kush janë 4 liderët që lanë në mes Samitin e Tiranës dhe u larguan?

18:16 16/05/2025
Demokratët protestë në Tiranë për manipulimin e votës

Demokratët protestë në Tiranë për manipulimin e votës

18:01 16/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.