Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

BE financon qendra të inteligjencës artificiale në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut, Shqipëria me “Diellën” mbetet jashtë fondeve

14:22 09/02/2026
Reading Time: 3 min lexim

Serbia dhe Maqedonia e Veriut janë përfshirë zyrtarisht në rrjetin europian të infrastrukturës së inteligjencës artificiale dhe do të përfitojnë financime direkte nga Bashkimi Europian për ndërtimin e qendrave kombëtare të AI dhe lidhjen me superkompjuterët europianë.

Sipas listës dhe hartës së publikuar nga Komisioni Europian, Shqipëria nuk ka marrë financime në këtë fazë të programeve, edhe pse që nga qershori i vitit të kaluar është pjesë e rrjetit europian të superkompjuterëve EuroHPC. Kjo ndodh në një kohë kur qeveria shqiptare ka promovuar publikisht krijimin e një pozicioni të posaçëm për inteligjencën artificiale, të njohur si Diella.

Serbia dhe Maqedonia e Veriut janë përfshirë në projektet e quajtura AI Factory Antennas, të cilat funksionojnë si qendra kombëtare ose rajonale që lidhin vendet me infrastrukturën europiane të inteligjencës artificiale.

Serbia do të përfitojë rreth 3.8 milionë euro financim nga Bashkimi Europian për projektin SAIFA, Serbian Artificial Intelligence Factory Antenna. Ky projekt synon krijimin e një qendre kombëtare ku institucionet publike, universitetet, start up-et dhe industria do të kenë akses në fuqi kompjuterike, mjete të inteligjencës artificiale, databaza dhe mbështetje teknike. Qendra do të lidhet me fabrikat europiane të IA në Greqi dhe Itali dhe do të përdoret për zhvillimin e aplikimeve në fusha si shëndetësia, energjia, mjedisi dhe gjuha.

Ndërkohë, Maqedonia e Veriut ka nisur projektin “Vezilka”, qendra e saj kombëtare e inteligjencës artificiale, me një vlerë totale rreth 6 milionë euro. Projekti bashkëfinancohet nga Bashkimi Europian përmes Horizon Europe dhe EuroHPC, së bashku me qeverinë e vendit dhe partnerë lokalë. Qendra do të lidhë universitetet, institucionet shtetërore dhe sektorin privat me rrjetin europian të IA dhe do t’u japë akses në superkompjuterë dhe databaza europiane.

Sipas autoriteteve të Maqedonisë së Veriut, synimi kryesor është që vendi të integrohet në ekosistemin europian të inteligjencës artificiale dhe të krijohen kushte për kërkim shkencor, inovacion dhe zhvillim të industrisë teknologjike.

Në të dyja rastet, këto projekte janë menduar të hapin akses për start up-et, bizneset e vogla dhe të mesme si dhe komunitetin shkencor në burime që zakonisht janë të disponueshme vetëm për kompanitë e mëdha teknologjike.

Në nivel europian, këto iniciativa janë pjesë e programit AI Factories, një nismë e Bashkimit Europian për të ndërtuar infrastrukturë të fortë të inteligjencës artificiale. Qëllimi është të bashkohen superkompjuterët, qendrat e të dhënave, universitetet dhe industria në një ekosistem të përbashkët që rrit konkurrueshmërinë e Europës në nivel global.

Paralelisht, Bashkimi Europian ka krijuar edhe konceptin e AI Factory Antennas, që u mundëson vendeve pa superkompjuterë të vetët akses në kapacitetet europiane të IA, databaza dhe ekspertizë teknike. Financimi i këtyre qendrave realizohet përmes Horizon Europe dhe EuroHPC, me kontribute të BE që mund të shkojnë deri në rreth 5 milionë euro për projekt.

Në periudhën 2021 deri në 2027, investimet e Bashkimit Europian në superkompjuterë dhe inteligjencë artificiale pritet të arrijnë rreth 10 miliardë euro. Ndërkohë, përmes iniciativës InvestAI, BE synon të mobilizojë deri në 200 miliardë euro investime publike dhe private në fushën e IA, përfshirë edhe ndërtimin e qendrave shumë të mëdha për trajnimin e modeleve të avancuara.

Në qershor 2025, Shqipëria u bë vendi i 36-të që iu bashkua EuroHPC Joint Undertaking, rrjetit europian të superkompjuterëve. Megjithatë, deri tani, vendi nuk është përfshirë në skemat e financimit për AI Factories apo AI Factory Antennas, ndryshe nga disa vende të rajonit që tashmë kanë siguruar fonde konkrete.

Të tjera

Lapsus në përkthim në Hagë: Jo 45 vite gjithsej, por 45 vite burg për secilin ish-komandant të UÇK-së
Aktualitet

Lapsus në përkthim në Hagë: Jo 45 vite gjithsej, por 45 vite burg për secilin ish-komandant të UÇK-së

Prokuroria e Hagës ka sqaruar zyrtarisht se në përkthimin në shqip të fjalës së prokurores speciale ka pasur një gabim,...

14:54 09/02/2026
E-Albania në krizë të vazhdueshme, SelfCare jashtë funksionit po paralizon bizneset dhe kontabilistët
Aktualitet

E-Albania në krizë të vazhdueshme, SelfCare jashtë funksionit po paralizon bizneset dhe kontabilistët

Funksioni i programit SelfCare, i administruar përmes platformës e-Albania, vijon të mbetet jashtë funksionit, duke u kthyer në një problem...

14:09 09/02/2026
Para
Lapsus në përkthim në Hagë: Jo 45 vite gjithsej, por 45 vite burg për secilin ish-komandant të UÇK-së

Lapsus në përkthim në Hagë: Jo 45 vite gjithsej, por 45 vite burg për secilin ish-komandant të UÇK-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Lapsus në përkthim në Hagë: Jo 45 vite gjithsej, por 45 vite burg për secilin ish-komandant të UÇK-së

Lapsus në përkthim në Hagë: Jo 45 vite gjithsej, por 45 vite burg për secilin ish-komandant të UÇK-së

14:54 09/02/2026
BE financon qendra të inteligjencës artificiale në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut, Shqipëria me “Diellën” mbetet jashtë fondeve

BE financon qendra të inteligjencës artificiale në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut, Shqipëria me “Diellën” mbetet jashtë fondeve

14:22 09/02/2026
E-Albania në krizë të vazhdueshme, SelfCare jashtë funksionit po paralizon bizneset dhe kontabilistët

E-Albania në krizë të vazhdueshme, SelfCare jashtë funksionit po paralizon bizneset dhe kontabilistët

14:09 09/02/2026
Vijojnë protestat në Baks-Rrjoll: “Mos ta lëshojnë këtë popull në gjakderdhje”, banorët kundër resortit të Bashkim Ulajt

Vijojnë protestat në Baks-Rrjoll: “Mos ta lëshojnë këtë popull në gjakderdhje”, banorët kundër resortit të Bashkim Ulajt

13:57 09/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.