Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Basha: Perëndimi dha sinjalin e parë, nuk ka zgjedhje në 30 qershor

13:56 26/06/2019
Reading Time: 2 min lexim

Jemi vetëm 4 ditë larg datës së zgjedhjeve të 30 qershorit. Pak minuta më parë Partia Demokratike prezantoi strategjinë e saj për zgjedhjet, por edhe pas tyre.

Partia Demokratike ka bërë me dije se protestat do të shtrihen në të 61 bashkitë e vendit “në mbrojtje të demokracisë dhe rendit kushtetues dhe kundër farsës së votimeve të paligjshme”.

Ditën e sotme gjithashtu Këshilli i Europës ka vendosur të anulojë misionin e tij vëzhgues për zgjedhjet e 30 qershorit “për shkak të pasigurisë lidhur me organizimin e tyre dhe rrezikut të mundshëm të vendosjes në zona të ndryshme”.

Përmes një e-maili dërguar zyrës së Këshillit të Europës në Tiranë, ata konfirmojnë mos praninë e tyre në Shqipëri për zgjedhjet vendore. Lidhur me tërheqjen e Këshillit të Evropës, ai që ka reaguar është Lulzim Basha.

Kreu i PD-së ka thënë se edhe bota perëndimore e ka dhënë sinjalin e saj të parë që është i qartë dhe i prerë. Kjo pasi 30 qershori nuk është datë zgjedhjesh në Shqipëri.

Basha shprehet se pavarësisht ftesës së qeverisë, Këshilli i Europës ka vendosur të mos dërgojë delegacion vëzhgues për zgjedhjet.

“Sot bota perëndimore dha sinjalin e parë, të qartë dhe të prerë, se 30 Qershori nuk është ditë zgjedhjesh në Shqipëri. Vendimi i Kongresit të Autoriteteve Rajonale e Lokale të Këshillit të Europës për të anuluar dërgimin e Delegacionit Vëzhgues për farsën elektorale që po tenton të zhvillojë Edi Rama, është fakt kuptimplotë se në 30 Qershor nuk ka zgjedhje në Shqipëri.

Për herë të parë nga rënia e komunizmit, Këshilli i Evropës ka vendosur të mos dërgojë Delegacion Vëzhgues për zgjedhjet, pavarësisht ftesës që i ka bërë Qeveria shqiptare. Këtë vendim Këshilli i Evropës e ka marrë jo sepse ia ka kërkuar opozita, por sepse 30 Qershori nuk është ligjërisht ditë zgjedhjesh në Shqipëri.

Ky është një vendim qartësisht politik sepse është një tërheqje që Këshilli i Europës nuk e ka bërë as për zgjedhje të zhvilluara në zona konfliktesh të armatosura apo konflikti civil nga Ukraina në Gjeorgji nga Armenia dhe Azerbajxhani apo edhe gjatë konfliktit të armatosur në Maqedoni.

Duhet të mbahet parasysh se Këshilli i Europës është institucioni kryesor i monitorimit të zgjedhjeve vendore në Europë. Tërheqja e Këshillit të Europës, institucionit kryesor europian të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe demokracisë, është distancim i qartë nga votimet farsë një-partiake, anti-demokratike dhe anti-kushtetuese që kërkon të bëjë Edi Rama”, tha Basha.

Etiketa: 30 qershorbashanuk ka zgjedhjeperendimisinjalin e pare

Të lidhura

Numërimi i votave për kandidatët në Tiranë
Aktualitet

Numërimi i votave për kandidatët në Tiranë

Në Tiranë vazhdon numërimi i votave preferenciale për kandidatët, ku deri tani janë numëruar 311 nga 1282 kuti votimi, sipas...

10:14 14/05/2025
Kandidatë që do të përfaqësojnë Qarkun e Dibrës, Shkodrës dhe Elbasanit në Kuvend
Aktualitet

Kandidatë që do të përfaqësojnë Qarkun e Dibrës, Shkodrës dhe Elbasanit në Kuvend

Në Qarkun e Dibrës, Partia Demokratike nuk ka arritur të sigurojë asnjë mandat nga lista e hapur, ndërkohë që do...

09:53 14/05/2025
Para

Basha komentoi vendimin e KE-së, Rama: Sajo artist, sajo

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Numërimi i votave për kandidatët në Tiranë

Numërimi i votave për kandidatët në Tiranë

10:14 14/05/2025
Kandidatë që do të përfaqësojnë Qarkun e Dibrës, Shkodrës dhe Elbasanit në Kuvend

Kandidatë që do të përfaqësojnë Qarkun e Dibrës, Shkodrës dhe Elbasanit në Kuvend

09:53 14/05/2025
Tërmet i fortë godet Greqinë, paralajmërim për cunami

Tërmet i fortë godet Greqinë, paralajmërim për cunami

09:23 14/05/2025
Aksident dhe sherr me leva hekuri pranë “Pallatit me Shigjeta”

Aksident dhe sherr me leva hekuri pranë “Pallatit me Shigjeta”

09:03 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.