Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Basha, jetë oligarku në “Long Hill”, la dupleksin se gjoja ia prishi tërmeti, zbardhet mashtrimi

10:30 09/10/2020
Reading Time: 4 min lexim

Gjashtë inxhinierë të Institutit të Ndërtimit nxjerrin zbuluar gënjeshtrën e Bashës për dëmtime nga tërmeti në pallatin e tij.

Pas ekspertizës, raporti teknik konstaton se pallati në Tiranë, ku banon Lulzim Basha, nuk ka pësuar asnjë dëmtim nga tërmeti, përjashtuar disa prishje elementare të bojës.

E gjithë struktura e pallatit i është nënshtruar ekspertizës nga grupi me inxhinier Agron Hysenlliu, Lindita Gjergji, Afrim Çenga, Gerti Çela, Besjana Memoçi dhe Joana Kaçorri, por edhe disa specialistë të drejtorisë së Emergjencave Civile.

Mashtrimi

Pretendimin për dëmtimin e pallatit të Bashës e nxori ky i fundit, me qëllim për të justifikuar zhvendosjen në vilën luksoze në kompleksin “Long Hill”, në periferi të Tiranës, në Lundër.

Duke reaguar ndaj mediave, zyra e shtypit në PD u përgjigj se: “Pas disa dëmeve të shkaktuara nga tërmeti, banesa e zotit Basha do të duhet t’i nënshtrohet disa punimeve të domosdoshme.

Për këtë arsye zoti Basha dhe familja e tij janë zhvendosur përkohësisht në një banese me qira”.

Si shumica e politikanëve tanë, që besojnë  se çudia më e madhe tri ditë zgjat, Basha, i pyetur për vilën luksoze, do të shprehej para një viti se “Nuk ka gënjeshtër që mund të më heqë nga detyra ime.

Gënjeshtrat kundër meje dhe familjes time, janë një përpjekje cinike e Edi Ramës. Për të hequr vëmendjen nga lista e gjatë e dështimeve dhe e skandaleve të tij.

Prandaj, nuk bëhem pjesë e kësaj loje. Por siç e shikoni, jam në një tur takimesh me rininë, me qytetarët për të diskutuar të vërtetën e hidhur, jo gënjeshtrat e qeverisë. Dhe mbi të gjitha, për të diskutuar rrugët e daljes, zgjidhjes nga kjo krizë”.

Më tej, Basha do të përdorte edhe zyrën e shtypit të partisë.

“Në disa media është shpërndarë një dezinformim i qëllimshëm lidhur me banesën e kryetarit të PD Lulzim Basha. Pas disa dëmeve të shkaktuara nga tërmeti, banesa e zotit Basha do të duhet t’i nënshtrohet disa punimeve të domosdoshme.

Për këtë arsye zoti Basha dhe familja e tij janë zhvendosur përkohësisht në një banese me qira, që nuk ka asnjë lidhje me fotot e rreme të shpërndara nga disa portale te kontrolluara nga qeveria.

Banesa me qira e familjes se zotit Basha jo vetëm nuk ka pishinë, por është më e vogël sesa banesa e tij në rindërtim. Gjithçka tjetër është trillim i sponsorizuar nga qeveria”, njofton PD, që e quan vilën një banesë me qira.

Basha i dha leje vetes për shtesë kati

Dihet publikisht që Basha ka ndërtuar pa leje kate shtesë në pallatin e tij, pranë Stadiumit Kombëtar në Njësinë Administrative nr. 2. As ditën e tërmetit e as më vonë nuk është deklaruar asnjë dëm në këtë pallat.

 Lulzim Basha ka deklaruar se nuk e ka përdorur kurrë lejen për ndërtimin e katit të 13-të që ka firmosur vetë kur ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe se ajo leje ka skaduar.  Në fakt, ka ndodhur krejt të kundërta. Banes e tij është me dy kate.

Në këtë pallat ai zotëron katin e 12 dhe të 13. Në ikje e sipër, ish-kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha do t’i jepte vetes një leje për ndërtimin e një kati shtesë në pallatin 12 katësh ekzistues, në të cilin ai jetonte prej disa vitesh, në rrugën “Dervish Hima” në kryeqytet, në zonën e njohur si kullat e stadiumit “Qemal Stafa”.

Leja datonte në vitin 2014, ndërsa firma e përzgjedhur për ndërtimin e këtij objekti ishte “Archimed International sh.p.k”. Apartamenti përmban oxhak, hapësira të veçanta për gatim dhe për ngrënie, dhomat e veçanta për fëmijët.

Ajo leje është në kundërshtim me kushtet urbanistike, sepse zaptohet një hapësirë publike dhe si rrezikohet jeta e banorëve të pallatit.

Vila në kompleksin luksoz

Kur ka kaluar një vit dhe “riparimi” i pallatit të Bashës nuk ka filluar.  Për më tepër, Administratori i Nj. 2 as nuk ka marrë aplikim për punime meremetimesh nga tërmeti e kësisoj, as nuk ka dhënë një leje tëpanevojshme e të pakërkuar nga Familja Basha.

Aktualisht Lulzim Basha jeton në një vilë 2-katëshe në kompleksin luksoz “Long Hill” në Lundër, ku vilat dykatëshe kanë parkim, oborr dhe pishina. Kujtojmë se zona ku po jeton tani Basha, është cilësuar vetë nga kreu i PD-së si zona e oligarkëve të kryeministrit Rama.

Referuar agjencive imobiliare, një vilë në këtë zonë jepet me qira për të paktën 2400 euro në muaj, ndërsa për të blerë një të tillë kushton rreth 400 mijë euro. Rezidentë në këtë zonë janë biznesmenë dhe diplomatë.

Me ardhjen e tij në këtë zonë janë rritur masat e sigurisë. Ky kompleks luksoz është ndërtuar nga biznesmeni Agron Papuli, i cili është akuzuar nga PD-ja si oligark pranë PS-së.

/GazetaReforma.com/

 

Etiketa: bashatermetivila luksoze

Të lidhura

“Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura
Aktualitet

“Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura

Gjatë ceremonisë për nisjen e fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, Kryeministri Edi Rama deklaroi se në Aeroportin e Kukësit...

17:16 10/05/2025
Si u përzu DAMEN Shipyards nga Shqipëria dhe korrupsioni në Forcën Detare
Aktualitet

Si u përzu DAMEN Shipyards nga Shqipëria dhe korrupsioni në Forcën Detare

Kapiten i rangut të parë (Ret) Artur Meçollari, Ish zëvendëskomandant dhe komandant në detyrë i Forcës detare / Rojes Bregdetare...

16:59 10/05/2025
Para

Në kërkim për trafikim droge dhe organizatë kriminale, arrestohet 25 vjeçari në Durrës (DETAJE)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura

“Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura

17:16 10/05/2025
Si u përzu DAMEN Shipyards nga Shqipëria dhe korrupsioni në Forcën Detare

Si u përzu DAMEN Shipyards nga Shqipëria dhe korrupsioni në Forcën Detare

16:59 10/05/2025
Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

17:48 09/05/2025
Artan Hoxha: Si ia zunë vendin Ndranghetës në Ekuador bosët shqiptarë të krimit

Një person u mor peng për konflikt politik, Hoxha: SPAK dështoi

16:09 09/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.