Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzm Basha, ka zhvilluar një takim me qytetarët dhe bizneset në zonën e Qesarakës, për zgjedhjet e 25 prillit. Basha ka dëgjuar nga afër problematikat e biznesit të vogël të cilat janë shtuar për shkak të pandemisë dhe krizës ekonomike. Basha është zotuar se pas 25 prillit, është ndryshimi për ekonominë dhe për njerëzit. Ai ka theksuar se më 25 prill me votën që do të bëjë ndryshimin ju do të votoni për shtetin e së drejtës. Gjithashtu ai ka bërë thirrje që për ndryshimin e shumë pritur duhet të votojnë vetëm Partinë Demokratike. Basha ka thënë se me PD-në në pushtet ekonomia do të ketë një rritje pozitive dhe ka sulmuar modelin ekonomik të Ramës të cilin e ka cilësuar si model për oligarkët dhe jo model për qytetarët.
Qytetari: Zoti Basha këtu ka rënë xhiro totalisht. Nuk është më duke shkuar si më parë se pse njerëzit duket se nuk janë më ata klientë që kanë qenë edhe nuk ka as para, as xhiro. Njerëzit kërkojnë me listë dhe plus kësaj gjatë gjithë kohës së qeverisjes së këtyre ka pasur vetëm presion. Gjoba pa fund. 7 milionë lekë gjobë më ka dhënë vetëm njëherë AKU-ja.
Lulzim Basha: Në vend që t’ju ndihmojnë, t’ju stimulojnë ju thyejnë në mes
Qytetari: Ore taksat një më një. Kur ra pandemia dhe u mbyll ne ishim pak të hapur sepse ishim furnizues nëpër shtëpia, por këtu taksat një më një.
Lulzim Basha: Tani po të them, 25 prilli nuk bëhet për partitë, bëhet për ekonominë, bëhet për njerëzit, bëhet për familjet, bëhet për bukën e gojës së tyre. 25 prilli do të jetë dita kur me votën tuaj për ndryshim do të votoni për një shtet që në vend që t’ju trajtojë ju si lopë për t’u mjelë e veten e vet si pronar, do t’ju trajtojë ju si partnerë në zhvillimin e vendit. Në qoftë se ju arrini të krijoni të ardhura çfarë do të bëni? Do të hapni një furrë tjetër. Do të punësosh edhe 2,3 zonja të tjera, pra do të rrisësh punësimin, do të rrisësh mirëqenien, do të rrisësh pagat të cilat në vetvete rrisin konsumin. Ky është cikli pozitiv me të cilin ne duam dhe do ta fusim ekonominë. Ndaj për të gjithë biznesin, për të gjithë sipërmarrjen që ka 8 vjet që vuan sepse vetëm 2 apo 3 kanë bërë hajër këto vite sepse janë të lidhur me kryeministrin. Unë kam një dhe vetëm një mesazh. Votë për numrin 9 do të thotë votë për shpëtimin e ekonomisë, do të thotë votë për shpëtimin e biznesit, do të thotë votë për çlirimin nga ankthi dhe nga terrori dhe për taksat e ulëta dhe uljen e çmimit të energjisë dhe të karburantit
Qytetari: Duhet ndryshimi një orë e më parë. Jemi pa kuptim fare, ose do të pranojmë falimentin nëse ndodh ndryshe.
Kriza ekonomike e familjeve shihet edhe tek farmacitë, të cilët shprehen se qytetarët nuk kanë mundësi as të blejnë ilaçe për t’u kuruar. Basha tha se COVIDI-i është arsyeja e goditjes të ekonomisë familjare dhe për këtë Partia Demokratike po përgatit një paketë rimbursimi për të gjitha familjet që janë detyruar të futen në borxh për t’u kuruar nga COVID-i.
Lulzim Basha: Si duket gjendja?
Farmacisti: Qetësi duket. Ka rënë!
Lulzim Basha: Po gjendja ekonomike për të blerë ilaçet?
Qyetetari: Njerëzit janë të lodhur!
Lulzim Basha: E domosdoshme të rimbursojmë familjet që janë goditur nga COVID-i. Sipas llogaritjeve tona me shifrat reale të cilat janë shumëfishi i atyre që janë shpallur bëhet fjalë për dhjetëra mijëra familje që kanë harxhuar mesatarisht 2 deri në 3 milionë lekë të vjetra për kurimin. Po të them mesatarisht se ka shkuar deri në 6 milionë për ata që kanë pasur 3, 4 anëtarë të familjes. Për ata që e kanë kaluar rëndë që i është dashur oksigjeni, i është dashur skaneri disa herë, ju janë dashur analizat disa herë, janë kanë shkuar dhe janë futur në borxh. Ndaj, po përgatisim një paketë për rimbursimin e tyre por na duhet edhe ndihma juaj. Do flasim edhe me urdhrin e farmacistëve që të kemi mundësi të kryqëzojmë të dhënat e familjeve, me të dhënat tuaja për të bërë të mundur një paketë rimbursimi për çdo familje pas 25 prillit.