Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka publikuar një video ku kryeministri Edi Rama është duke hipur në një helikopter të ushtrisë, ndërsa zjarrfikësit luftojnë flakët me mjete rrethanore.
Bardhu shkruan se përdorimi i helikopterit të ushtrisë për udhëtime private, ndërsa vendi digjet, është e turpshme dhe e papranueshme. Ai shprehet se shqiptarët e kanë të qartë tashmë se janë braktisur nga ky regjim që punon vetëm për veten dhe klientët e tij.
Sipas Bardhit, një shpërdorim i tillë i burimeve shtetëore gjatë një emergjence që po kushton jetë dhe po dëmton pasurinë natyrore, është thjesht skandali i radhës, por duhet hetuar dhe ndëshkuar si krim.
Postimi i plotë:
Të përdorësh helikopterin e ushtrisë për udhëtime private, ndërsa vendi digjet dhe mjetet për shuarjen e flakëve janë krejtësisht të pamjaftueshme është e turpshme, e papërgjegjshme dhe e pafalshme! Shqiptarët e kanë të qartë se janë braktisur nga ky regjim që punon vetëm për veten dhe klientët e tij.
Një shpërdorim i tillë i burimeve shtetërore, gjatë një emergjence që po kushton jetë dhe po dëmton pasurinë natyrore të vendit, nuk mund të jetë thjesht skandali i radhës, por duhet të trajtohet nga drejtësia si një krim për t’u hetuar dhe ndëshkuar!