Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Banorët e Velipojës zhvendosin protestën në Tiranë, para SPAK: Kërkojmë pronat tona

11:48 05/02/2026
Reading Time: 2 min lexim

Pas tre ditësh protesta në Rrjoll të Velipojës, banorët e zonës e kanë zhvendosur sot protestën në Tiranë, duke u mbledhur para SPAK. Ata kundërshtojnë ndërtimin e resortit turistik nga biznesmeni Bashkim Ulaj, me firmë të Belinda Ballukut, në kufi me fshatin Baks Rrjoll, pranë zonës së Ranës së Hedhun, duke e akuzuar se u ka grabitur pronat.

Rreth 60 familje kërkojnë ndalimin e punimeve si dhe rikthimin e pronave që thonë se u përkasin brez pas brezi.

Ata akuzojnë se toka ku po ndërtohet resorti është pronë e tyre që nga viti 1936 dhe se çështja ndodhet ende në proces gjyqësor. Pavarësisht kësaj, më 16 janar të këtij viti, leja e ndërtimit për projektin gjigant turistik me sipërfaqe rreth 1.46 milionë metra katrorë është firmosur nga Belinda Balluku, duke hapur rrugën për nisjen e punimeve dhe rikthimin e fadromave në terren.

Protestat në Velipojë janë shoqëruar me tensione të forta me Policinë, përplasje fizike dhe shoqërime në komisariat. Gjatë një prej përplasjeve, një i moshuar protestues ka rënë pa ndjenja në tokë, ndërsa pamjet nga terreni treguan se ndihma e parë nuk u dha menjëherë. Banorët denoncojnë gjithashtu se punimet kanë nisur pa tabelë informuese dhe, sipas tyre, edhe gjatë natës, pa asnjë njoftim për komunitetin.

Kjo është hera e dytë që banorët paraqiten në SPAK. Më 25 mars të vitit të kaluar, ata kanë depozituar një kallëzim penal ndaj firmës ndërtuese dhe personave që dyshohet se kanë falsifikuar dokumente pronësie në zonën e Baks Rrjollit, duke kërkuar hetim të plotë për mënyrën se si janë dhënë lejet dhe si është tjetërsuar prona.

Projekti parashikon ndërtimin e një fshati turistik me vila dhe hotele luksoze në një sipërfaqe prej rreth 147.2 hektarësh. Më 31 dhjetor 2024, Bashkim Ulaj, së bashku me vëllezërit e tij Astrit dhe Ahmet Ulaj, morën statusin e veçantë “investitor në strukturë akomoduese me 5 yje, status special” për resortin turistik “Blue Borgo” në bregdetin e Velipojës. Banorët shprehen se SPAK është i vetmi institucion ku kanë mbetur të besojnë dhe paralajmërojnë se protestat do të vijojnë deri në zgjidhjen e çështjes.

Të tjera

Kaos pas bllokimit të rrugës Librazhd-Përrenjas, bileta e furgonit deri 40 për qind më shtrenjtë
Aktualitet

Kaos pas bllokimit të rrugës Librazhd-Përrenjas, bileta e furgonit deri 40 për qind më shtrenjtë

Bllokimi prej pesë ditësh i aksit Librazhd-Përrenjas po shkakton pasoja të rënda për qarkullimin dhe ekonominë e familjeve në juglindje...

15:06 25/02/2026
Irena Beqiraj: Është ligësi të thuash se rrugët na i prishi shiu
Aktualitet

Irena Beqiraj: Është ligësi të thuash se rrugët na i prishi shiu

Ekonomistja Irena Beqiraj ka reaguar ashpër përmes një postimi në Facebook lidhur me gjendjen e infrastrukturës rrugore në Shqipëri, duke...

14:54 25/02/2026
Para
U shuan duke pritur darkën që nuk e hëngrën kurrë, tragjedia e rrjedhjes së gazit që shoi familjen shqiptare në Itali

U shuan duke pritur darkën që nuk e hëngrën kurrë, tragjedia e rrjedhjes së gazit që shoi familjen shqiptare në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Kaos pas bllokimit të rrugës Librazhd-Përrenjas, bileta e furgonit deri 40 për qind më shtrenjtë

Kaos pas bllokimit të rrugës Librazhd-Përrenjas, bileta e furgonit deri 40 për qind më shtrenjtë

15:06 25/02/2026
Irena Beqiraj: Është ligësi të thuash se rrugët na i prishi shiu

Irena Beqiraj: Është ligësi të thuash se rrugët na i prishi shiu

14:54 25/02/2026
Alarm nga Banka Botërore: Shqipëria paguan shtrenjtë për investime të dobëta në transport

Alarm nga Banka Botërore: Shqipëria paguan shtrenjtë për investime të dobëta në transport

14:42 25/02/2026
Pushohet nga puna mësuesja Mine Hasani, e denoncuar për dhunë ndaj nxënësve në shkollën 9-vjeçare në Kamëz

Pushohet nga puna mësuesja Mine Hasani, e denoncuar për dhunë ndaj nxënësve në shkollën 9-vjeçare në Kamëz

14:15 25/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.