Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Banorët e Bërxullës sërish në protestë, ‘kërcënojnë’ për bojkot në zgjedhjet e 14 majit

14:51 07/05/2023
Reading Time: 3 min lexim

Këtë të diel, banorët e Bërxullës sërish kanë dalë në protestë për të kundërshtuar projektin e rrugës Thumanë-Kashar, pasi pretendojnë se pronat e tyre që preken nga autostrada nuk po kompensohen siç duhet.  Madje ata paralajmëruan se do të bojkotojnë zgjedhjet e ardhshme vendore.

“Duhet të bojkotohen zgjedhjet. Përderisa shteti hesht, edhe ne s’duhet të marrim pjesë në votime se shteti nuk na njeh as se rrojmë as se nuk rrojmë. Pse duhet të bëhemi pjesë për të votuar, kur nuk na jepet një zgjidhje.  Kam takuar edhe kandidatin e opozitës edhe të pozitës, por problemi i madh i kësaj pune është se nuk është pyetur bashkia, këtu edhe mattë ministria e infrastrukturës. Kontrata e dytë ka kaluar me koncesion. Shteti e heq gjithë përgjegjësinë dhe merret me shpronësime”, ka thënë njëri prej banorëve për mediat e pranishme.

“Rruga e nxjerr fshatin jashtë funksionit. Duhet të bëjmë 10-15 km për të ardhur në banesat tona. Të jesh mirë e bukur në shtëpinë tënde në rrugë që janë prej kohës, ekzistuese. Sot i shkatërrojnë pa dhënë asnjë lloj zgjidhje për fshatin si do të jetë e aksesueshme edhe brenda fshatit. Nuk ka as nënkalime, as mbikalime dhe as rrugë dytësore. Ty të bën që me këtë projekt të fluturosh në hënë. Sot nuk dimë ku të shkojmë. Nuk na japin asnjë lloj zgjidhje. Thonë këtë situatë po e studiojmë dhe po e shohim edhe njëherë në studiot tona si do zhvillohet. Këtu bëhet një maskaradë në këtë njësi administrative. Ata që janë ngarkuar për t’i dhënë zgjidhje, nuk i dalin llogaritë. Distanca 100 metra me ne, është rruga e aeroportit”, shprehen ata.

Një prej banorëve ka folur dhe për procedurën e ndjekur për shpronësimet nga ana e qeverisë.  Ai u shpreh se vetë ministrja Belinda Balluku ka deklaruar se shteti nuk investon asnjë qindarkë për të bërë këtë rrugë, ndërsa ngriti pyetjen pse përfshihen në shpronësime duke mos e marrë tokën me vlerën e tregut.

“Jemi ankuar në të gjitha institucionet, nga kryeministria në institucionet më pas dhe në ambasada. Vetëm në Hipotekë kemi diskutuar me drejtorin. Ne kemi kërkuar shpronësimin e pronës me vlerë tregu apo me marrëveshje. Avokati i Popullit është një nga institucionet që nuk e ka vendosur ujin në zjarr. I vetmi institucion që nuk ka dhënë përgjigje.  I jam drejtuar Ministrisë së Infrastrukturës dhe më ka thënë që firma nuk ka bërë kërkesë për leje. KKT më ka thënë të njëjtën gjë. Me datë 14 Dhjetor i kanë dhënë leje zhvillimore dhe me datë 8 Mars ka marrë leje ndërtimi. Por edhe sot e kësaj dite nuk ka marrë leje për zhvillimin e projektit. Avokatët na kanë shpjeguar procedurën që duhet të ndjekim.

Projekt rruge nuk ka as sot e kësaj dite. Që ditët e para kemi kontaktuar me avokatë dhe para dy ditësh, nga një vendim i gjykatës së Apelit toka duhet të shpronësohet me vlerën e tregut.  Fshati duhet të bojkotojë zgjedhjet. Shteti ka 8 muaj që hesht dhe nuk na jep zgjidhje, atëherë dhe ne nuk duhet të marrim pjesë në votime sepse shteti nuk na njeh. Unë e kam takuar kandidatin e opozitës si dhe kryebashkiakun aktual të zonës, por këtu nuk është pyetur bashkia por ka hyrë ministria e infrastrukturës vetë. Kontrata e parë ka qenë me privat dhe e dyta me koncesionarin. Balluku ka thënë se shteti nuk investon asnjë qindarkë për këtë rrugë, por e merr pas 35 vitesh, atëherë pse shteti merr pjesë në shpronësime”, tha një prej banorëve.

 

Të lidhura

Në brigjet e Shqipërisë, zbuloni vendbanimin më të vjetër europian mbi liqen
Aktualitet

Në brigjet e Shqipërisë, zbuloni vendbanimin më të vjetër europian mbi liqen

Në brigjet shqiptare të Liqenit të Ohrit, pranë fshatit Lin, arkeologët kanë bërë një zbulim të jashtëzakonshëm: një nga vendbanimet...

13:56 17/07/2025
Mbahet seanca në Apel, Alqi Bllako kërkon pafajësinë
Aktualitet

Mbahet seanca në Apel, Alqi Bllako kërkon pafajësinë

Seanca në Apelin e Posaçëm kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ish-deputetin socialist Alqi Bllako zgjati rreth dy orë....

13:43 17/07/2025
Para
Alarmante! OSBE zbulon sa fëmijë janë rrëmbyer nga rusët në Ukrainë

Alarmante! OSBE zbulon sa fëmijë janë rrëmbyer nga rusët në Ukrainë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Në brigjet e Shqipërisë, zbuloni vendbanimin më të vjetër europian mbi liqen

Në brigjet e Shqipërisë, zbuloni vendbanimin më të vjetër europian mbi liqen

13:56 17/07/2025
Mbahet seanca në Apel, Alqi Bllako kërkon pafajësinë

Mbahet seanca në Apel, Alqi Bllako kërkon pafajësinë

13:43 17/07/2025
Prokuroria e Lezhës kërkon pushimin e hetimeve për 4 hidrocentralet në Kaçinar, banorët në protestë

Prokuroria e Lezhës kërkon pushimin e hetimeve për 4 hidrocentralet në Kaçinar, banorët në protestë

13:07 17/07/2025
Vrasja e profesorit që ka tronditur Greqinë, zbardhet roli i 2 shqiptarëve në krim

Vrasja e profesorit që ka tronditur Greqinë, zbardhet roli i 2 shqiptarëve në krim

12:55 17/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.