Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Bankers” përfiton 244 milionë lekë në mënyrë të paligjshme, Prokuroria: Mashtrim me qëllim shmangien e taksave

15:58 02/08/2025
Reading Time: 2 min lexim

Kompania koncesionare “Bankers Petroleum Albania Ltd” është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga Prokuroria e Fierit, e cila po shqyrton kalimin e dosjes së saj në kompetencën e SPAK. Një raport voluminoz i Prokurorisë ka zbuluar se Bankers dyshohet se ka përfituar në mënyrë të paligjshme 244 milionë lekë përmes rimbursimit të TVSH-së, duke kryer veprime që përbëjnë shkelje të rënda fiskale dhe tatimore.

Sipas raportit të prokurorisë, gjatë kontrolleve tatimore për periudhat janar-dhjetor 2018 dhe janar-dhjetor 2019, është konstatuar se kompania ka përfituar kreditim të padrejtë të TVSH-së. Dyshohet se shoqëria ka fryrë artificialisht dhe pa justifikim shpenzimet, duke ndikuar në uljen e bazës tatimore të fitimit në vlerën 5.1 miliardë lekë në mënyrë sistematike, për të shmangur detyrimin ndaj tatimit mbi fitimin.

“Veprimet aktive dyshohet se janë ndërmarrë me dashje dhe me qëllim mashtrimin e autoriteteve shtetërore për të përfituar padrejtësisht dhe në mënyrë të paligjshme”, thuhet në dokumentin hetimor. Prokuroria ka arritur në përfundimin se ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova për kryerjen e veprës penale “Fshehja e të ardhurave”, e kryer në bashkëpunim.

Shkeljet e konstatuara nga organet tatimore dhe auditimet e përsëritura të kërkuara nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN) tregojnë një model të përsëritur veprimi nga Bankers, me synim përfitimin në kurriz të buxhetit të shtetit. Sipas raportit, një pjesë e konsiderueshme e shkeljeve janë kryer në mënyrë sistematike dhe të vazhdueshme, edhe pse janë ngritur më herët si problematikë nga audituesit shtetërorë.

Ndër shkeljet kryesore që kanë çuar në përfitimin e paligjshëm të kreditimit të TVSH-së, Prokuroria thekson se në shumë raste faturat e furnizimit dhe të transportit të mallrave nuk janë lëshuar në momentin e ofrimit të shërbimit, duke shkelur nenin 99 të Ligjit nr. 92/2014 për TVSH-në. Gjithashtu, faturat nuk kanë përmbajtur të dhëna identifikuese të mjaftueshme mbi mallrat apo shërbimet, çka pamundëson verifikimin e saktësisë së deklarimeve.

Për më tepër, janë evidentuar raste të faturimit për periudha “stand by”, gjatë të cilave kompania nuk ka kryer asnjë shërbim real. Në këto raste, është faturuar vetëm vlera e ditëgadishmërisë, pa ndonjë aktivitet konkret që justifikon përfitimin fiskal.

Në përfundim të raportit, Prokuroria e Fierit thekson se “Bankers Petroleum” ka ndërmarrë veprime që kanë sjellë dëm të drejtpërdrejtë ndaj financave publike, duke përfituar në mënyrë të padrejtë një shumë të konsiderueshme prej 244 milionë lekësh nga rimbursimi i TVSH-së. Këto veprime, të cilat dyshohet se janë kryer me paramendim, pritet të kalojnë për ndjekje të mëtejshme në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Të lidhura

Paradoksi në tryezë/ Shqipëria “mbytet” nga peshku kinez, prodhimi ynë vendas noton drejt Europës
Aktualitet

Paradoksi në tryezë/ Shqipëria “mbytet” nga peshku kinez, prodhimi ynë vendas noton drejt Europës

Në Shqipëri, deti është kthyer në një kartolinë që shërben për turizëm, por jo për ushqim. Ndërsa peshku ynë më...

13:28 02/08/2025
“As të gjallët, as të vdekurit nuk kalojnë”: Banorët e Gorrishtit protestojnë për rrugën e harruar prej 40 vitesh
Aktualitet

“As të gjallët, as të vdekurit nuk kalojnë”: Banorët e Gorrishtit protestojnë për rrugën e harruar prej 40 vitesh

Pas katër dekadash harresë nga institucionet, banorët e fshatit Gorrisht kanë protestuar për mungesën e rrugës, që prej vitesh i...

11:03 02/08/2025

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Bankers” përfiton 244 milionë lekë në mënyrë të paligjshme, Prokuroria: Mashtrim me qëllim shmangien e taksave

“Bankers” përfiton 244 milionë lekë në mënyrë të paligjshme, Prokuroria: Mashtrim me qëllim shmangien e taksave

15:58 02/08/2025
Paradoksi në tryezë/ Shqipëria “mbytet” nga peshku kinez, prodhimi ynë vendas noton drejt Europës

Paradoksi në tryezë/ Shqipëria “mbytet” nga peshku kinez, prodhimi ynë vendas noton drejt Europës

13:28 02/08/2025
“As të gjallët, as të vdekurit nuk kalojnë”: Banorët e Gorrishtit protestojnë për rrugën e harruar prej 40 vitesh

“As të gjallët, as të vdekurit nuk kalojnë”: Banorët e Gorrishtit protestojnë për rrugën e harruar prej 40 vitesh

11:03 02/08/2025
Horoskopi sot, 13 maj 2023

Horoskopi: 2 gusht 2025

10:26 02/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.