Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Bankat vazhdojnë të pasurohen, rriten vlerat e komisioneve dhe shërbimet bankare

08:58 19/08/2021
Reading Time: 2 min lexim

Sektori bankar ka arritur të përmirësojë bazën e vet të të ardhurave në gjysmën e parë të këtij viti, duke tejkaluar edhe nivelet e parakrizës. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se qoftë të ardhurat neto nga interesat, ashtu edhe ato nga komisionet dhe tarifat kanë kaluar nivelet e vitit 2019, para se ekonomia dhe sistemi financiar të vuanin efektet e pandemisë.

Për gjysmën e parë të vitit 2020, të ardhurat neto të sektorit bankar nga interesat arritën vlerën e 22.4 miliardë lekëve, në rritje me 8.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe me 9.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Rritja në këtë zë ka ardhur paralelisht si nga zgjerimi i të ardhurave nga interesat, ashtu edhe nga ulja e shpenzimeve për interesa. Të ardhurat nga interesat arritën në 25.9 miliardë lekë, në rritje me afërsisht 5% krahasuar me dy vitet e mëparshme. Kjo duket se zgjeron vijimin e zgjerimit të aktiveve të sektorit dhe sidomos të portofolit të kredisë.

Nga ana tjetër, shpenzimet për interesa vazhduan rënien, në më pak se 3.6 miliardë lekë, pothuajse 11% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Pavarësisht se kursimet në banka janë rritur me ritme të larta pas pandemisë, ato kanë vijuar tendencën e zhvendosjes drejt llogarive rrjedhëse dhe depozitave pa afat, ku normat e interesit janë shumë afër zeros. Ky fenomen po sjell uljen graduale, vit pas viti, të shpenzimeve për interesa të bankave tregtare, shkruan Monitor.

Edhe më domethënëse është rritja e të ardhurave nga tarifat dhe komisionet. Ato ishin më të prekurat nga periudha e mbylljes së ekonomisë, për shkak të kufizimeve dhe rënies së volumit të aktivitetit të biznesit në tërësi. Për 6-mujorin 2020, të ardhurat nga komisionet arritën në 6.2 miliardë lekë, me një rritje prej 22% krahasuar me 6-mujorin 2020 dhe 17% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019. Duke përjashtuar rënien e vitit të kaluar, e kushtëzuar nga pandemia, të ardhurat e sektorit bankar nga komisionet kanë një tendencë të dukshme në rritje në dekadën e fundit. Kjo ka ardhur nga shtimi i përdorimit të shërbimeve bankare, por edhe nga rritja e vlerës së komisioneve.

Përmirësimi i të ardhurave ndikoi në rritjen e të ndjeshme të fitimi të sektorit bankar, që për 6-mujorin e këtij viti arriti vlerën e 10.5 miliardë lekëve. Fitimi i sektorit bankar (sipas standardeve të mbikëqyrjes së Bankës së Shqipërisë) u rrit me 47% krahasuar me vitin e kaluar dhe arriti afërsisht në të njëjtin nivel me 6-mujori e parë të vitit 2019. Veç rritjes së të ardhurave, ky rezultat u ndikua edhe nga ulja e shpenzimeve për fondin rezervë të kredive me probleme. Kjo reflekton kryesisht përmirësimet në cilësinë e portofolit të kredisë. /MONITOR

Etiketa: bankatkomisionet

Të lidhura

Rritet paga minimale në Rajon, Shqipëria mbetet e fundit
Ekonomi

Rritet paga minimale në Rajon, Shqipëria mbetet e fundit

Vendet e Rajonit kanë vijuar me rritje të fortë të pagave edhe pse produktiviteti i punës nuk po ecën më...

08:08 29/04/2025
Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë
Ekonomi

Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë

Rritjet e vazhdueshme të pagës minimale në Shqipëri nuk kanë arritur që ta nxjerrin vendin nga lista e të fundit...

08:14 12/04/2025
Para
Atentat në Berat! Qëllohet me 6 plumba i riu, kishte ardhur nga Londra për pushime

Atentat në Berat! Qëllohet me 6 plumba i riu, kishte ardhur nga Londra për pushime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë

Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë

21:15 06/06/2025
Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

18:57 06/06/2025
BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

18:40 06/06/2025
“Nuk duam barazim”/ Trajneri i Serbisë vlerëson Shqipërinë: Janë të fortë, por kërkojmë vetëm fitoren

“Nuk duam barazim”/ Trajneri i Serbisë vlerëson Shqipërinë: Janë të fortë, por kërkojmë vetëm fitoren

18:24 06/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.