Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Banka e Shqipërisë ka përgatitur një projekt-rregullore këto institucione

12:38 14/07/2021
Reading Time: 3 min lexim

Banka e Shqipërisë ka përgatitur një projekt-rregullore për licencimin e institucioneve të pagesave, institucioneve të parasë elektronike, si dhe për regjistrimin e ofruesve të shërbimeve të pagesave. Aktualisht, licencimi i institucioneve të pagesave bëhet sipas një rregulloreje të vitit 2013, ku përfshihen të gjitha institucionet financiare jobanka.

Por, me zhvillimet e shpejta në sektorin e pagesave në vitet e fundit dhe sidomos pas miratimit të ligjit të ri “Për shërbimet e pagesave” është shtruar nevoja që licencimi i këtyre institucioneve të bëhet mbështetur në një rregullore të posaçme, raporton Monitor.

Kërkesat për kapital fillestar do të jenë të përshkallëzuara, në varësi të llojit dhe numrit të shërbimeve që institucionet e pagesave do të ofrojnë. Për institucionet që do të kryjenë vetëm shërbimet e transfertave të parave kapitali minimal i kërkuar do të jetë 2.5 milionë lekë. Për institucionet që do të ofrojnë vetëm shërbimin e inicimit të pagesës (parashikuar nga ligji i ri për shërbimet e pagesave) kapitali minimal i kërkuar do të jetë 6.5 milionë lekë.

Ndërkohë, institucionet që do të ofrojnë pjesën më të madhe të shërbimeve të pagesave që parashikon ligji i ri që hyri në fuqi këtë vit duhet të kenë një kapital prej të paktën 16 milionë lekësh.

Në këto shërbime përfshihen depozitimi i parave fizike në një llogari pagese, shërbimet që mundësojnë tërheqjen e parave fizike nga një llogari pagese, ekzekutimi i transaksioneve të pagesave, ekzekutimi i debitimeve direkte, ekzekutimi i transaksioneve të pagesave përmes një karte pagese, ekzekutimi i transfertave të kreditit, ekzekutimi i transaksioneve të pagesave përmes një kartë pagese, emetimi i një instrumenti pagese ose pranimi i transaksioneve të pagesave, etj.

Për institucionet e parasë elektronike kapitali minimal i kërkuar do të jetë 45 milionë lekë. Banka e Shqipërisë ka të drejtë të kërkojë sqarime dhe të bëjë verifikime të mëtejshme lidhur me burimet e krijimit të fondeve që do të shërbejnë si kapital fillestar minimal ose si shtesë e mëvonshme e tij.

Në rast se Banka e Shqipërisë konstaton, apo ka dyshime të arsyeshme se struktura e kapitalit apo burimi i tij lidhet me persona për të cilët ka dënime penale të formës së prerë, që kanë lidhje familjare apo marrëdhënie të ngushta personale, pune apo biznesi, me aksionerët e propozuar, apo lidhet me shoqëri të regjistruara në parajsa fiskale ose offshore, kërkon informacion nga Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe pezullon procedurën e licencimit deri në një përgjigje nga kjo e fundit.

Rregullorja i rezervon të drejtën Bankës e Shqipërisë të refuzojë dhënien e licencës në rastet kur të paktën njëri nga themeluesit me pjesëmarrje influencuese ka qenë subjekt i procedurave të deklarimit të paaftësisë paguese ose falimentimit, kur nuk paraqitet informacion lidhur me identitetin e themeluesve me pjesëmarrje influencuese, apo kur vërtetohet se të paktën njëri nga themeluesit është në ndjekje penale ose është dënuar nga gjykata me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me rrezikshmëri të lartë shoqërore, ose që lidhet me pastrimin e parave ose me financimin e terrorizmit.

Licencimi mund të refuzohet kur kompania ka një strukturë komplekse të pronësisë dhe kontrollit, që vështirëson verifikimin e përfituesve dhe kontrolluesve fundorë apo në rastet kur aksioner është një institucion financiar guaskë. Madje, Bankës së Shqipërisë i njihet e drejta të refuzojë licencimin bazuar edhe në konsiderata më të përgjithshme, për shembull në rastet kur vlerëson se institucioni paraqet rrezik të lartë apo kur gjykon se dhënia e licencës në çdo rast kur gjykon se licencimi i subjektit do të cenonte interesat e publikut. Afati i licencimit (ose refuzimit) i parashikuar në rregullore do të jetë tre muaj nga data e pranimit të kërkesës.

Institucionet aktuale të licencuara për shërbimet e pagesave do të kenë kohë deri në 2 korrik 2022 për të organizuar veprimtarinë dhe strukturat e tyre në përputhje me kërkesat e kësaj rregulloreje dhe të ligjit “Për shërbimet e pagesave”.

Etiketa: Banka e Shqiperise

Të lidhura

Rritet paga minimale në Rajon, Shqipëria mbetet e fundit
Ekonomi

Rritet paga minimale në Rajon, Shqipëria mbetet e fundit

Vendet e Rajonit kanë vijuar me rritje të fortë të pagave edhe pse produktiviteti i punës nuk po ecën më...

08:08 29/04/2025
Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë
Ekonomi

Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë

Rritjet e vazhdueshme të pagës minimale në Shqipëri nuk kanë arritur që ta nxjerrin vendin nga lista e të fundit...

08:14 12/04/2025
Para
Kapen 150 kilogramë kokainë në portin e Durrësit, ishte e ndarë në 14 pako

Sekuestrimi i kokainës në Durrës, gazetari: U mbrojtën trafikantët e vërtetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ndërpritet procesi i numërimit të votave në Belsh, si janë rezultatet

Kush janë deputetët e rinj që dalin nga votat e numëruara deri tani

20:58 13/05/2025
Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

20:36 13/05/2025
Eurojust zbulon detaje nga operacioni kundër grupit të mashtrimit kibernetik

Eurojust zbulon detaje nga operacioni kundër grupit të mashtrimit kibernetik

20:20 13/05/2025
Zgjedhjet parlamentare / Si ndahen mandatet në qarkun e Vlorës

Zgjedhjet parlamentare / Si ndahen mandatet në qarkun e Vlorës

19:58 13/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.