Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Banka e Shqipërisë: 10 më të pasurit kanë mbi 500 mln euro në llogaritë e tyre

09:18 09/07/2021
Reading Time: 2 min lexim

Viti i pandemisë e ka ulur disi peshën e depozituesve më të mëdhenj në strukturën totale të depozitave bankare. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në fund të vitit të kaluar dhjetë depozituesit më të mëdhenj në fund të vitit zotëronin 5.2% të totalit të depozitave të sistemit bankar, kundrejt 5.51% që zinin në dhjetor 2019.

E njëjta ecuri tkurrëse e përafërt vërehet edhe për grupet e tjera të depozituesve të mëdhenj. 20 depozituesit më të mëdhenj në fund të vitit të kaluar zotëronin 7.19% të depozitave, kundrejt 7.39% në vitin 2019. Ndërsa 50 depozituesit e mëdhenj mbanin 10.42% të totalit, nga 10.47% që kishin një vit më parë.

Vitin e kaluar depozitat bankare u rritën me ritmet më të larta në dekadën e fundit. Sipas Bankës së Shqipërisë, në fund të vitit 2020 ato kishin vlerën e 1.29 trilionë lekëve, 7.8% më shumë krahasuar me një vit më parë. Prirja e përgjithshme për kursim mes shqiptarëve, për shkak të pasigurisë se shkaktuar nga pandemia, që rritja e depozitave të mbështetet edhe nga një bazë më e gjerë depozituesish. Rrjedhimisht, kjo mund të ketë ndikuar në uljen e peshës specifike të depozituesve më të mëdhenj të sistemit.

Sidoqoftë, vlerat e zotëruara prej këtyre individëve (ose subjekteve) ngelen të konsiderueshme. 5.2% e depozitave totale në fund të vitit 2020 do të përkthehej në një vlerë prej rreth 67 miliardë lekësh ose rreth 540 milionë eurosh në llogaritë e 10 depozituesve. Në fund të vitit 2019, depozitat e zotëruara nga 10 depozituesit më të mëdhenj ishin rreth 65.6 miliardë lekë. Kjo tregon se në vlerë depozitat e tyre janë rritur, megjithëse pesha e tyre ndaj totalit ka rënë.

Vlera e depozitave bankare të 20 depozituesve më të mëdhenj në fund të vitit 2020 llogaritej në afërsisht 93 miliardë lekë, ndërsa një vit më parë kishte qenë rreth 88.5 miliardë lekë. Për 50 depozituesit më të mëdhenj, vlera e depozitave bankare totale llogaritet në rreth 135 miliardë lekë, nga rreth 124 miliardë lekë një vit më parë.

Këto shifra tregojnë se më të pasurit kanë vazhduar ta rrisin atë pjesë të pasurisë të mbajtur në formën paraje në sektorin bankar.

Një tendencë e ngjashme u konfirmua edhe nga raportimi vjetor i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave (ASD), që tregoi se për vitin 2020 rreth 101 mijë individë, (3.9% e totali të individëve depozitues), zotëronin pjesën më të madhe të depozitave bankare. Në total kursimet e tyre përbënin 56.8% e totalit, duke u rritur nga niveli 56.5% që zinin një vit më parë.

Etiketa: 10 me te pasurit540 mln euroBanka e Shqiperise

Të lidhura

Rritet paga minimale në Rajon, Shqipëria mbetet e fundit
Ekonomi

Rritet paga minimale në Rajon, Shqipëria mbetet e fundit

Vendet e Rajonit kanë vijuar me rritje të fortë të pagave edhe pse produktiviteti i punës nuk po ecën më...

08:08 29/04/2025
Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë
Ekonomi

Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë

Rritjet e vazhdueshme të pagës minimale në Shqipëri nuk kanë arritur që ta nxjerrin vendin nga lista e të fundit...

08:14 12/04/2025
Para
OKB ul ndjeshëm fondin për UNMIK-un në Kosovë, jep vetëm 32.5 milionë dollarë

OKB ul ndjeshëm fondin për UNMIK-un në Kosovë, jep vetëm 32.5 milionë dollarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë

Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë

21:15 06/06/2025
Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

18:57 06/06/2025
BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

18:40 06/06/2025
“Nuk duam barazim”/ Trajneri i Serbisë vlerëson Shqipërinë: Janë të fortë, por kërkojmë vetëm fitoren

“Nuk duam barazim”/ Trajneri i Serbisë vlerëson Shqipërinë: Janë të fortë, por kërkojmë vetëm fitoren

18:24 06/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.