Gjatë ditës së sotme Këshilli i Ministrave ka marrë një sërë vendimesh, teksa ka vendosur për Avokatin e ri të shtetit, njohjen e patentave me Italinë. Ndër të tjera, Edi Rama ka hedhur firmën dhe tashmë pritet zbatimi i dy marrëveshjeve të rëndësishme për Kosovën dhe Shqipërinë. Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme propozimin e bërë nga kryeministri Edi Rama për emërimin e tre anëtarëve të komisionit të Përzgjedhjes për TND-në (Trupën e Nivelit të Lartë Drejtues).
Gjithashtu Këshilli i Ministrave, ka marrë vendim lidhur me ndryshimin e vendimit për shpërblimin e dhënë për mjekët, infermierët dhe për punonjësit e tjerë shëndetësorë. Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave është miratuar projektligji për marrëveshjen e arritur mes Shqipërisë dhe Italisë për njohjen e ndërsjelltë të lejeve të drejtimit me qëllim konvertimin e tyre. Miratimi i këtij projektligji i hap rrugë njohjes së ndërsjelltë të patentave në të dyja vendet dhe konvertimin e tyre nga qytetarët rezident në secilin prej shteteve. Ndërkohë më poshtë jepen të detajuara të gjitha projektligjet e miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 19 Janar 2022:
V E N D I M
PËR
LIRIMIN DHE EMËRIMIN E AVOKATIT TË PËRGJITHSHËM TË SHTETIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 21, pika 1, 26, pika 5, shkronja “a”, të ligjit nr.10018, datë 13.11.2008, “Për Avokaturën e Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Znj. Brunilda Lilo, Avokat i Përgjithshëm i Shtetit, lirohet nga kjo detyrë.
- Z. Odise Moçka emërohet Avokat i Përgjithshëm i Shtetit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Ditën e sotme, Këshilli i Ministrave ka njoftuar një sërë vendimesh të marra. Një nga këto vendime ka të bëjë me Komisionin e Përzegjedhjes për TND-në (Trupën e Nivelit të Lartë Drejtues).
Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme propozimin e bërë nga kryeministri Edi Rama për emërimin e tre anëtarëve të komisionit të Përzegjedhjes për TND-në. (Lexo ketu)
Mandati i tyre do jetë 5 vjeçar dhe hyn në fuqi menjëherë. Konkretisht janë miratuar propozimet për emërimin e:
1. Z. Erind Mërkuri për një mandat 5-vjeçar;
2. Znj. Valbona Treska për një mandat 5-vjeçar;
3. Z. Erald Pashaj për një mandat 5-vjeçar.
Qeveria po ashtu ka miratuar dy marrëveshje të rëndësishme me Kosovën, që kanë të bëjnë me kalimin pa ‘pengesa’ në kufi, si dhe njohjen e sigurimeve shoqerore. (Shiko këtu)
Marrëveshje të tjera ndërkombëtare janë miratuar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave këtë të mërkurë. Një ndër ta është ajo për veterinarinë në vendet e Ballkanit Perëndimor.
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E MARRËVESHJES PËR BASHKËPUNIMIN NË FUSHËN E VETERINARISË, SIGURISË USHQIMORE DHE USHQIMIT PËR KAFSHË DHE FITOSANITARE NË BALLKANIN PERËNDIMOR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 19, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin e marrëveshjes për bashkëpunimin në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore dhe ushqimit për kafshë dhe fitosanitare në Ballkanin Perëndimor, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave është miratuar projektligji për marrëveshjen e arrituar mes Shqipërisë dhe Italisë për njohjen e ndërsjelltë të lejeve të drejtimit me qëllim konvertimin e tyre. Miratimi i këtij projektligji i hap rrugë njohjes së ndërsjelltë të patentave në të dyja vendet dhe konvertimin e tyre nga qytetarët rezident në secilin prej shteteve.
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E MARRËVESHJES NDRYSHUESE, ME SHKËMBIM NOTASH, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË ITALISË, MBI NJOHJEN E NDËRSJELLË TË LEJEVE TË DREJTIMIT ME QËLLIM KONVERTIMI, MIRATUAR ME VENDIMIN NR.209, DATË 29.3.2021, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 19 e 23, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin e marrëveshjes ndryshuese, me shkëmbim notash, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Italisë, mbi njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit me qëllim konvertimi, miratuar me vendimin nr.209, datë 29.3.2021, të Këshillit të Ministrave, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
Këshilli i Ministrave ka miratuar dhe ndryshimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe KfW Frankfurt am Main (KfË), për programin “Promovimi i energjive të rinovueshme dhe efiçencës së energjisë”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E NDRYSHIMIT TË MARRËVESHJES SË FINANCIMIT, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE DHE EKONOMISË (MARRËSI), DHE KFW FRANKFURT AM MAIN (KFW), PËR PROGRAMIN “PROMOVIMI I ENERGJIVE TË RINOVUESHME DHE EFIÇENCËS SË ENERGJISË”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 19 e 23, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin e ndryshimit të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë (marrësi), dhe KfW Frankfurt am Main (KfW), për programin “Promovimi i energjive të rinovueshme dhe efiçencës së energjisë”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
Një vendim tjetër është dhe miratimi i projektit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës Zvicerane mbi dhënien e asistencës teknike dhe financiare në kuadrin e “Projektit të bashkive me energji inteligjente (SEMP)”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E MARRËVESHJES SË PROJEKTIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E INFRASTRUKTURËS DHE ENERGJISË, DHE KONFEDERATËS ZVICERANE, TË PËRFAQËSUAR NGA SEKRETARIATI I SHTETIT ZVICERAN PËR ÇËSHTJET EKONOMIKE, MBI DHËNIEN E ASISTENCËS TEKNIKE DHE FINANCIARE NË KUADRIN E “PROJEKTIT TË BASHKIVE ME ENERGJI INTELIGJENTE (SEMP)”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 19, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin e marrëveshjes së projektit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe Konfederatës Zvicerane, të përfaqësuar nga Sekretariati i Shtetit Zviceran për Çështjet Ekonomike, mbi dhënien e asistencës teknike dhe financiare në kuadrin e “Projektit të bashkive me energji inteligjente (SEMP)”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA