Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Avokati i Popullit i bën thirrje qeverisë: “Të rritet mbështetja për të prekurit me koronavirus”

12:44 15/03/2021
Reading Time: 3 min lexim

Avokati i Popullit i ka bërë thirrje qeverisë që të rritet mbështetja shëndetësore për të prekurit me koronaviurs. Në një deklaratë për mediat institucioni ka thënë se shumë pak persona kanë përfituar nga paketa e trajtimit ambulator në banesë që është miratuar vitin e kaluar. Avokati i Popullit i bën thirrje Ministrisë së Shëndetësisë që të zgjerojë paketën duke përfshirë në të analizat laboratorike dhe ekzaminimet imazherike për diagnostikim dhe monitorim të ecurisë klinike të pacientit. Po ashtu AP bën publike shifrat ku duket se shumë pak persona kanë përfituar rimbursim të barnave për COVID edhe pse numri real i të prekurve ka qenë shumë më i madh.

Deklarata e AP:

AVOKATI I POPULLIT REKOMANDON RRITJEN E MBËSHTETJES PËR QYTETARËT E PREKUR NGA COVID-19

Avokati i Popullit i ka kërkuar Qeverisë të ndërmarrë hapa të shpejtë për t’u mundësuar qytetarëve të prekur nga Covid-19 mbështetje të mjaftueshme dhe pa diskriminim me barna dhe shërbim shëndetësor, konform ligjeve në fuqi.

Institucioni vëren se ndonëse në nëntor të vitit të kaluar është miratuar një Vendim i Këshillit të Ministrave “Për miratimin e paketës së trajtimit COVID-19 ambulator në banesë të  personave të diagnostikuar me COVID-19”, numri i përfituesve ka qenë tepër i ulët krahasuar me shkallën e gjerë të prekjes së popullatës nga kjo sëmundje pandemike.

Në një rekomandim adresuar Ministrisë së Shëndetësisë, Avokati i Popullit ka kerkuar marrjen e masave të menjëherëshme për zgjerimin e paketës së barnave për trajtimin ambulator në banesë të personave të diagnostikuar me COVID-19, duke përfshirë në të analizat laboratorike dhe ekzaminimet imazherike për diagnostikim dhe monitorim të ecurisë klinike të pacientit.

Avokati i Popullit ka kërkuar po ashtu garantimin e ofrimit pa asnjë diskriminim të shërbimit shëndetësor, duke përfshirë si kategori përfituese edhe individët të diagnostokuar me Covid -19, për periudhën Mars-Nëntor 2020.

Në një tjetër pikë, institucioni më i madh i mbrojtjes së të drejtave të njeriut në vend, ka kerkuar nga  autoritetet shëndetësore për garantimin e ofrimit pa asnjë diskriminim të shërbimit shëndetësor – paketë barnash, duke mos e kufizuar atë vetëm për pacientët e konfirmuar pozitivë me tampon nga institucionet shëndetësore publike por duke e ofruar atë për të tërë pacientët e diagnostikuar me këtë sëmundje infektive pavarësisht mënyrës së kryerjes së ekzaminimit apo institucionit shëndetësor kur është kryer ai.

Në informacionin e marrë zyrtarisht nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor lidhur me numrin e pacientëve përfitues për periudhën 19.11.2020 deri në datë 31.01.2021 rezulton të jenë ekzekutuar 2988 receta me rimbursim. Ndërkohë që numri real i personave të prekur me Covid 19 dhe bërë publik çdo ditë nga MSHMS: për periudhën 19 Nëntor 2020 deri në 31 Janar 2021 është 47 982 persona, pra mesatarisht 648 të prekur në ditë. Ndërsa ky numër deri në dt.10.03.2021, është 85 406 persona. Pra nga sa rezulton konstatohet se numri i përfituesve është jashtëzakonisht i vogël në raport me numrin e të infektuarve.

Institucioni i Avokatit të Popullit sjell në vëmendje se mbrojtja e shëndetit dhe e drejta për kujdes shëndetësor është një e drejtë e mbrojtur jo vetëm nga Kushtetuta e Republikës së Shiqipërisë dhe aktet ligjore në RSH, por edhe nga një sërë aktesh ndërkombëtare në të cilat vendi ynë ka aderuar, të tilla si Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Karta Sociale Evropiane, Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore, etj.

 

Etiketa: Avokati i Popullit

Të lidhura

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike
Kryesore

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike

Në protestën e mbajtur sot nga Partia Demokratike në bulevardin “Zogu i Parë”, mes pjesëmarrësve u vu re edhe Alma...

18:57 16/05/2025
KQZ publikon shifrat, sa votues kanë votuar brenda dhe jashtë vendit?
Aktualitet

KQZ publikon shifrat, sa votues kanë votuar brenda dhe jashtë vendit?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar një raport fillestar mbi pjesëmarrjen dhe rezultatet e procesit të votimit, duke u bazuar...

18:36 16/05/2025
Para

Rivendosja e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA 30 vite më parë, urimi i ambasadores Kim dhe kreut demokrat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike

18:57 16/05/2025
KQZ publikon shifrat, sa votues kanë votuar brenda dhe jashtë vendit?

KQZ publikon shifrat, sa votues kanë votuar brenda dhe jashtë vendit?

18:36 16/05/2025
Kush janë 4 liderët që lanë në mes Samitin e Tiranës dhe u larguan?

Kush janë 4 liderët që lanë në mes Samitin e Tiranës dhe u larguan?

18:16 16/05/2025
Demokratët protestë në Tiranë për manipulimin e votës

Demokratët protestë në Tiranë për manipulimin e votës

18:01 16/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.