Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Avokati i efektivit Isufi: Të publikohen të gjitha pamjet filmike, klienti im nuk e ka goditur kamarierin

12:58 28/07/2025
Reading Time: 2 min lexim

Avokati Kujtim Cakrani, përfaqësues ligjor i efektivit të policisë Ardian Isufi, ka reaguar për ngjarjen e dhunshme të ndodhur në një lokal në Vlorë, ku një kamarier u dhunua nga dy persona, njëri prej të cilëve ishte jashtë shërbimit.

Në deklaratën e tij për mediat, Cakrani tha se klienti i tij nuk e ka goditur kamarierin, por vetëm e ka shtyrë. “Gjestin nuk e justifikoj, është i dënueshëm moralisht, por nuk mund të lejojmë që një punonjës policie të bëhet mish për top për publikun, që kërkon dënim të ashpër për çdo incident,” tha avokati.

Ai vuri në dyshim autenticitetin e videove që janë shpërndarë në media, duke i quajtur pamje “të cunguara”. Sipas tij, ato nuk paraqesin të gjithë dinamikën e ngjarjes, ku pas episodit me kamarierin, rreth 15 persona kanë ushtruar dhunë ndaj efektivit të policisë.

Lidhur me përgjegjësinë e Isufit, Cakrani tha se dhuna fizike ndaj kamarierit është ushtruar nga miku i efektivit, ndërsa klienti i tij nuk ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt. “Klienti im nuk ka ushtruar dhunë, por është për t’u kritikuar që nuk ndaloi shokun e tij,” theksoi ai.

Cakrani kërkoi gjithashtu hetim për dhunën e ushtruar ndaj efektivit pas incidentit, duke nënvizuar se asnjë akt i dhunshëm nuk justifikohet me një tjetër. “Fakti që është goditur kamarieri, nuk do të thotë që efektivi të dhunohet dhe dhunës t’i përgjigjemi me dhunë,” deklaroi ai.

Përsa i përket pretendimeve se Ardian Isufi ka qenë personi që ka goditur pronarin e lokalit, avokati u shpreh se edhe nëse kjo provohet, pronari duhet të kishte thirrur policinë dhe jo të përfshihej vetë në përleshje.

Në fund të deklaratës, Cakrani kërkoi publikimin e të gjitha pamjeve filmike të incidentit. “Nëse ato tregojnë qartë se klienti im ka dhunuar kamarierin dhe ka goditur pronarin e biznesit, nuk do të dalë më askund në publik,” tha ai.

Sipas tij, hetimet duhet të jenë të plota dhe të përfshijnë edhe personat që, sipas avokatit, kanë ushtruar dhunë ndaj efektivit të policisë pas ngjarjes.

Deklaratat e avokatit Kujtim Cakrani duken të shkëputura nga realiteti i fakteve tashmë të bëra publike. Pamjet filmike të incidentit janë shpërndarë që dje dhe tregojnë qartazi se kamarieri është sulmuar fizikisht nga dy burra. Ato dëshmojnë jo vetëm dhunë me shtyrje dhe goditje, por edhe një përballje psikologjike me tone presioni dhe kërcënimi verbal.

Në këtë kontekst, përpjekja për të relativizuar përgjegjësinë penale apo morale të klientit të tij bie ndesh me atë që publiku tashmë e ka parë me sytë e vet. Të kërkosh “të hapen pamjet”, kur pamjet janë hapur dhe flasin vetë, është jo vetëm absurde, por edhe një përpjekje për të turbulluar ujin në një rast ku gjithçka është tepër e qartë.

Të tjera

10 shkurt: Një vit pas hekurave për Erion Veliajn, kryebashkiaku drejt gjykimit
Aktualitet

10 shkurt: Një vit pas hekurave për Erion Veliajn, kryebashkiaku drejt gjykimit

Një vit më parë, mesditën e 10 shkurtit 2025, karriera politike e kryebashkiakut më të korruptuar në historinë e Tiranës,...

14:46 10/02/2026
“Na shembin shtëpitë”/ Protestë e ashpër para Bashkisë së Durrësit, tensione dhe ofendime ndaj këshilltarëve
Aktualitet

“Na shembin shtëpitë”/ Protestë e ashpër para Bashkisë së Durrësit, tensione dhe ofendime ndaj këshilltarëve

Situata para Bashkisë së Durrësit u përshkallëzua në tensione të forta dhe përplasje verbale, teksa banorë të lagjeve numër 7...

14:31 10/02/2026
Para
Krimi makabër në Pogradec: Vrau me thikë 52-vjeçaren dhe i dogji banesën, arrestohet i riu

Krimi makabër në Pogradec: Vrau me thikë 52-vjeçaren dhe i dogji banesën, arrestohet i riu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

10 shkurt: Një vit pas hekurave për Erion Veliajn, kryebashkiaku drejt gjykimit

10 shkurt: Një vit pas hekurave për Erion Veliajn, kryebashkiaku drejt gjykimit

14:46 10/02/2026
“Na shembin shtëpitë”/ Protestë e ashpër para Bashkisë së Durrësit, tensione dhe ofendime ndaj këshilltarëve

“Na shembin shtëpitë”/ Protestë e ashpër para Bashkisë së Durrësit, tensione dhe ofendime ndaj këshilltarëve

14:31 10/02/2026
Turpi i një prokurorie/ Nga 45 vite burg për Luftëtarët e Lirisë!

Turpi i një prokurorie/ Nga 45 vite burg për Luftëtarët e Lirisë!

13:17 10/02/2026
Koha për t’u ngritur të gjithë kundër kësaj qeverie hajdute!

Koha për t’u ngritur të gjithë kundër kësaj qeverie hajdute!

12:52 10/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.