Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Avioni i kryeministrit: Si u kthye Air Albania në skemë private me paratë e shtetit

16:05 02/02/2025
Reading Time: 2 min lexim

Air Albania, e ashtuquajtura krenari kombëtare, po ndjek falimentim të projektuar, ku në fund faturën do ta paguajnë sërish taksapaguesit shqiptarë. Akuzat e ditëve të fundit për falimentin e kompanisë kanë risjellë në vëmendje atë që ishte e qartë prej kohësh – një skemë të mirëmenduar.

Skandali më i madh nuk thjesht falimentimi. Skandali është se si një kompani lejohet të vazhdojë të grumbullojë borxhe pa fund, të mos paguajë detyrime ligjore, teksa përdoret si mjet për përfitime private. Me avionët e Air Albania është bërë turizëm politik me paratë e shqiptarëve, duke ditur se në fund çdo shpenzim do të mbulohet nga buxheti i shtetit.

Vetëm së fundmi, Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë vendosi sekuestro konservative për një borxh prej 4.5 milionë eurosh. Jo vetëm kjo! Kompania ka grumbulluar 18 milionë euro detyrime aeroportuale e tatimore, plus 5 milionë të tjera ndaj serviseve të huaja. Borxhe këto që po rriten çdo ditë.

Skema është e njëjtë me atë të ARMO në Vlorë, ku kompania private inskenoi lënien pa paga të punonjësve, që pagat t’i paguante qeveria nga taksat tona. Ndërkohë, në prapaskenë kompania private ishte patronazhiste e qeverisë.

Pra: Turkish Airlines zotëron 49%, firma e Sinan Idrizit 41%, dhe shteti shqiptar vetëm 10%. Një strukturë e projektuar që fitimet t’u shkojnë privatëve, ndërsa humbjet të mbulohen nga taksapaguesit (ne). Mjafton të shohim se firma e Idrizit u krijua pikërisht në 2018, të njëjtin vit me Air Albania, ndërsa që atëherë bilancet financiare mbahen sekret.

Përdorimi i avionëve si charter privatë nga kryeministri Rama ka qenë vetëm pjesë e kësaj skeme. Ndërsa udhëtimet e panumërta nga Berlini në Paris e nga Roma në Stamboll krijojnë borxhe të reja, askush nuk shqetësohet – në fund do t’i paguajë shteti a.k.a. taksapaguesit shqiptarë.

Punonjësit e Air Albania janë lënë gjithashtu pa paga e sigurime shoqërore. Në aeroporte të ndryshme, avionët nuk furnizohen me karburant për shkak të borxheve. Madje, emri i kompanisë u hoq me turp nga stadiumi kombëtar se nuk paguan dot as tarifën e sponsorizimit. Por gjithçka duket se po ndodh sipas planit – sa më shumë borxhe të grumbullohen, aq më “e justifikuar” do të jetë ndërhyrja e shtetit për të “shpëtuar” kompaninë.

Skandaloze është edhe praktika e rrezikshme e shitjes së biletave mbi kapacitetin e avionit. Në Bolonja u lanë në mes të rrugës dhjetëra shqiptarë, sepse ishin shitur 40 bileta më tepër. Air Albania sot është kthyer në një kompani që emeton vetëm borxhe, një aset toksik që qëllimisht po helmon financat publike.

Pse institucionet rrinë duarkryq përballë këtij skandali, kësaj praktike korruptive në kurriz të taksapaguesve shqiptarë? Është koha që institucionet të ndërhyjnë dhe të vendosin para përgjegjësisë ata që e kthyen Air Albania nga një ëndërr kombëtare në një ankth financiar për xhepat e shqiptarëve!

/gazetareforma.com

Etiketa: Air Albaniaedi ramareformaeditorial

Të tjera

Shqipëria me ushqimet më të shtrenjta se BE, ndonëse importet bien/ Çmimet në pakicë vetëm rriten
Aktualitet

Shqipëria me ushqimet më të shtrenjta se BE, ndonëse importet bien/ Çmimet në pakicë vetëm rriten

Edhe pse kostot e importeve ushqimore kanë rënë prej tre vitesh me radhë, Shqipëria po përjeton një rritje të pandalshme...

15:11 10/12/2025
Skandali Elbit zgjerohet: Rama firmos kontratë miliona dollarë me kompaninë e pezulluar për korrupsion
Aktualitet

Skandali Elbit zgjerohet: Rama firmos kontratë miliona dollarë me kompaninë e pezulluar për korrupsion

Në korrik të këtij viti Shqipëria nënshkroi një marrëveshje të gjerë ushtarake me Izraelin. Dokumenti i firmosur nga ministri i...

14:06 10/12/2025
Para
Horoskopi ditor: 10 Shtator 2024

Horoskopi sot: 3 Shkurt 2025

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Shqipëria me ushqimet më të shtrenjta se BE, ndonëse importet bien/ Çmimet në pakicë vetëm rriten

Shqipëria me ushqimet më të shtrenjta se BE, ndonëse importet bien/ Çmimet në pakicë vetëm rriten

15:11 10/12/2025
Skandali Elbit zgjerohet: Rama firmos kontratë miliona dollarë me kompaninë e pezulluar për korrupsion

Skandali Elbit zgjerohet: Rama firmos kontratë miliona dollarë me kompaninë e pezulluar për korrupsion

14:06 10/12/2025
12 milionë euro për Lefter Lamajn dhe Gëzimin e Kashtës/ Çfarë fshihet pas firmës së Arlinda Pogajt dhe ku është SPAK?

12 milionë euro për Lefter Lamajn dhe Gëzimin e Kashtës/ Çfarë fshihet pas firmës së Arlinda Pogajt dhe ku është SPAK?

13:03 10/12/2025
Arrestohet Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit të PS, Rrahman Rraja, si pjesë e një grupi të dyshuar për trafik droge në Krujë e Nikël

Arrestohet Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit të PS, Rrahman Rraja, si pjesë e një grupi të dyshuar për trafik droge në Krujë e Nikël

09:54 10/12/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.