Ditën e dielë, më 17 korrik u arrestuan 20 punonjës policie në portin e Durrësit pasi një kontejner i mbushur me banane ishte hapur dhe ishin zhdukur 49 arka, të dyshuara me drogë.
Ndërkohë që gazetari investigativ Artan Hoxha ka ironizuar duke shkruajtur “erdhi malli i mirë, erdhi, hajde banane nga Ekuadori”, theksa ka bërë një vizitë në Portin e Durrësit. Gjithashtu Hoxha ka dhënë detaje edhe në lidhje me sasinë e madhe të kokainës që dyshohet se është nxjerrë nga kontejnerët e ardhur nga Ekuadori.
Vlen të theksojmë se Policia e Shtetit dhe Prokuroria, nuk publikojnë emrin e kompanisë, së cilës i përket ngarkesa e ardhur nga Ekuadori.
Gledis Nano ka “mësuar nga gabimet” e së shkuarës dhe po e mbron me fanatizëm kompaninë e Trifon Muratajt, që vazhdon të bëjë “kërdinë” me kokainë të kamufluar mes bananeve. Pra edhe pse vazhdon të mbahet e fshehtë nga autoritetet kompania së cilës i përket, kontejneri është “Zico Sh.p.k”, e biznesmenit të bananeve “Bana King”, Trifon Murataj. Trifon Murataj ka fuqinë që të bëjë të heshtin edhe strukturat e larta shtetërore, që kanë për detyrë të zbardhin ngjarjen dhe të vendosin në pranga personat përgjegjës.
Postimi i plotë i gazetarit investigativ:
Erdhi ”malli i mire”, erdhi…
Hajde banane Ekuadori, të freskëta, të ëmbla taze, si t’i doni…
Eh si e solli çarku, nga “agronom kanabisi” në fushat dhe kodrat e Shqipërisë, një ditë të bukur të transferojnë me pune “merceolog frutash ekzotike”, me liçence ndërkombëtare….
Po numëroj arkat, se nuk po biem dakord sa arka na kanë vjedhur ata “trimat” e Selfo Qorrit në portin e Durrësit…
Beso e kontrollo, thotë populli…
Dhe si u kam thënë edhe në fundin e dhjetorit të kalur, një arkë e humbur me peshë standart 19 kg banane, rezultoi të kishte brenda 17 kg kokaine me cilësi mbi 90% dhe vetëm 2 kg banane përsipër për dekor…
Në 29 dhjetor 2021 në magazinën e “banana king” në Vaqarr, u kapen 7 arka, herë 17 kg kokainë secila, plot 119 kg kokainë me pastërti kristali nga Ekuadori.
Por në port kishin humbur edhe 106 arka te tjera, herë 17 kg kokainë secila, plot 1802 kg kokainë që avulluan si me magji.
Në total ngakesa e dhjetorit ishte 1802 + 119 = 1921 kg kokainë.
Ndërsa me 16 korrik 2022, rezultojnë të zhdukura plot 60 arka me banane me peshën standarte. Për të njëjtën kompani dhe të vendosura në të njëjtën mënyrë si në rastin e dhjetorit, jo në trupin apo paretet anësore të konteinerit, por direkt në ngarkesën me banane…
60 arka herë 17 kg kokainë shkojnë në total 1020 kg “mall” i pastër kristal,…
shumëzim cmimin e shumicës (25 mije euro) nga porti deri në magazinën e sigurtë, që ka pësuar një rënie të lehtë këto kohët e fundit, pasi nuk ka bord transparence qeveritar, që ta rrisë çmimin, shkojnë plote 25.5 milionë euro.
Dhe nëse kjo sasi del në rruge me pakicë, me cmim për gramë besoj e kuptoni që shumëzohet me 3 deri 4 herë….
Qejf o qejf o qerrata…
Dhe ju thoni pse nuk duhet të ketë amnisti fiskale?!!!
Të ketë more, se ka para për të tërë…
/Gazetareforma