Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Audio-Regjistrimi/ Artan Lame e pranon: Mbledhje e 2017, ato që thashë janë të vërteta, por…

16:27 20/04/2021
Reading Time: 3 min lexim

Drejtori i Kadastrës, Artan Lame ka pranuar përgjimet e publikuara nga gazetari Artan Hoxha. Në përgjime Lame dëgjohet teksa udhëzon vartësit e tij lidhur me procesin e legalizimeve. Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Lame shkruan se të njëjtën gjë e ka pohuar edhe në studio televizive dhe ka shtuar se problematika ishte zgjidhur me ligjin e ri. Ndër të tjera Lame ka shtuar se gjuha e përdorur në audio është ajo e një politikani, teksa sfidoi  “përgjuesit” duke i kërkuar që të gjenin një kategori ndërtimesh, e përmendur në përgjim, që të mos jetë e zgjidhur me ligj.

“E folura ime aty është politike. Po natyrisht që politike do të jetë, se unë di të trajtoj problemin politikisht kur flitet për zgjidhje politike, ashtu siç di ta trajtoj teknikisht kur flitet për çështje teknike, apo si historian kur flitet për çështje historike,”-shkruan ndër të tjera Lame.

E PLOTË-REAGIMI: 

Sot u publikua një regjistrim i një diskutimi tim, të folur në tetor (ose nëntor) 2017, për problematikat e vijimit të procesit të legalizimeve. Aty jemi pas zgjedhjeve të atij viti, pra nuk mblidhemi për të blerë vota se votat i kishim marrë, dhe po diskutojmë se si do të trajtojmë objektet që, me ligjin e trashëguar nga Saliu, nuk mund të legalizoheshin dot. Të gjitha shifrat që përmenden aty janë të vërteta për atë kohë, le që unë i kam deklaruar vazhdimisht edhe publikisht dhe mund t’i gjeni në të gjitha daljet e mia publike. Them “janë të vërteta për atë kohë”, sepse ndërkaq kemi ecur përpara. Pra, aty them 150 mijë legalizime, sot kemi tejkaluar 210 mijë. Aty them që kanë mbetur edhe 170 mijë por ndërkaq prej këtyre 60 mijë të tjera u bënë. E vetmja shifër ku nuk lëviz, janë rreth 90.000 ndërtime që nuk mund të legalizoheshin me ligjin e asaj kohe dhe këtë e kam thënë sa e sa herë edhe në media. Natyrisht që unë aty them se “po nuk gjetëm një zgjidhje për këta njerëz, ata do të bëhen mish për top për palën tjetër”. Kush mund të thojë që nuk është kështu?! Natyrisht që unë them se “këtyre njerëzve që nuk mund të legalizohen, ne do t’ju themi që do të gjejmë një zgjidhje kur të bëjmë ndryshimet ligjore”. Pse, ç’do t’ju thonim, që do t’ju vëmë kazmën sepse kështu e ka ligjin Saliu? Dhe këtë unë e kam përsëritur kaq e kaq herë në çdo takim publik. Natyrisht që unë aty them që “atij që nuk i legalizohet shtëpia, edhe Miloshevici sikur të vijë e ti thotë që ta legalizoj unë, ai do të bëhet edhe me Miloshevicin”. Po këtë unë e kam thënë edhe në studio televizive. Aty them se “për masën që nuk legalizohen dot, diku për shkak te nenit 35, diku në zonat që përmbyten, apo zonat e mbrojtura, është kriminale të bëhen”. Po kush më thotë që nuk është kështu dhe, edhe këtë e kam thënë gjithmonë publikisht. A nuk është kriminale të legalizosh në zona të mbrojtura apo në tokë me pronar?! Dhe pikërisht me këto halle dhe për këto halle, ne bëmë me ligjin e ri 20/20 që u miratua më pas, pas këtyre diskutimeve, ligj i cili parashikon pikërisht këtë gjë, që objektet që nuk mund të legalizohen do të përfitojnë dëmshpërblimin. Ky ligj i jepo zgjidhjen të gjithë kategorive për të cilat unë kam ngritur shqetësimin në atë takim, në diskutimet publike dhe deri në komisionet parlamentare kur u diskutua. Rezultati: Ligji 20/20 parashikon zgjidhje për të gjitha kategoritë që përmendja dhe ngrija shqetësimin me zë dhe me figurë. E folura ime aty është politike. Po natyrisht që politike do të jetë, se unë di të trajtoj problemin politikisht kur flitet për zgjidhje politike, ashtu siç di ta trajtoj teknikisht kur flitet për çështje teknike, apo si historian kur flitet për çështje historike. Sfidoj përgjuesit dhe PD-në, të gjejnë një kategori ndërtimesh që unë kam përmendur aty dhe ne nuk e zgjidhëm me atë ligj. E kanë të lehtë ta bëjnë, sepse tani kanë në dorë edhe regjistrimin e atij takimi. Unë nuk kam regjistrimin por ligjin që po vepron.

Sot, gazetari investigativ, Artan Hoxha ka publikuar një audio-përgjim ku tregohej si drejtori i Kadastrës, Artan Lame udhëzonte vartësit e tij në lidhje me procesin e legalizimeve. Gjatë përgjimit, Lame pohon se legalizimet janë një kosto e madhe elektorale, dhe në rast se banorëve iu hiqet drita jeshile, atëherë ikin votat, ndaj kërkon që kurrsesi, fjala “jo”, nuk duhet që t’ju thuhet qytetarëve.

Etiketa: Artan Lameato qe thashe te verteta

Të lidhura

Samiti i BE në Tiranë, cilat janë rrugët që do të “paralizohen”
Aktualitet

Samiti i BE në Tiranë, cilat janë rrugët që do të “paralizohen”

Në datat 15 dhe 16 maj, Tirana do të mirëpresë Samitin e Komunitetit Politik Europian, me pjesëmarrjen e liderëve nga...

16:57 13/05/2025
Dyshohet se konsumoi medikamente, dërgohet në spital 17-vjeçarja në Përmet
Aktualitet

Dyshohet se konsumoi medikamente, dërgohet në spital 17-vjeçarja në Përmet

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Këlcyrë, ku një gjimnaziste 17-vjeçare me inicialet L. Sh. ka tentuar të...

16:39 13/05/2025
Para

Rriten shifrat e infektimeve nga Covid-19, në 24 orë shënohen 6 viktima

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Samiti i BE në Tiranë, cilat janë rrugët që do të “paralizohen”

Samiti i BE në Tiranë, cilat janë rrugët që do të “paralizohen”

16:57 13/05/2025
Dyshohet se konsumoi medikamente, dërgohet në spital 17-vjeçarja në Përmet

Dyshohet se konsumoi medikamente, dërgohet në spital 17-vjeçarja në Përmet

16:39 13/05/2025
Numërohen gjysma e kutive, ja ndarja e votave dhe mandateve

Rezultatet e deritanishme në rang kombëtar nga numërimi i votave në 12 qarqe

16:13 13/05/2025
Tensione te shkolla ‘Sami Frashëri’, shpallen të pavlefshme disa fletë votimi

Tensione te shkolla ‘Sami Frashëri’, shpallen të pavlefshme disa fletë votimi

16:01 13/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.