Teksa po udhëtonte me motor, një 21-vjeçar është përplasur për vdekje nga një makinë mbrëmjen e së martës në Athinë, ndërsa rasti është publikuar sot nga mediat helene.
Nga përplasja i riu humbi jetën në vend.
Ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e aksidentit që i shkaktoi vdekjen të riut shqiptar.
Makina që përplasi të riun po drejtohej nga një 52-vjeçar.
Deri tani nuk ka të dhëna mbi identitetin e shqiptarit.