Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Atentati në Tiranë, autorët dyshohet se kanë ngatërruar shënjestrën, detaje

09:22 18/04/2025
Reading Time: 2 min lexim

Të tjera detaje kanë dalë në dritë mbi atentatin e ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Tiranë, ku mbetën të plagosur katër persona, mes tyre edhe dy të mitur.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 21:30, në zonën e Lundrës, ku persona ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri armësh zjarri në drejtim të një automjeti tip “G-Class”.

Sipas hetimeve paraprake, autorët dyshohet se kishin ndjekur mjetin që nga rrethrrotullimi i Shkozës, përgjatë autostradës, e më pas e kanë goditur pranë tregut Agroushqimor dhe qendrës tregtare në Lundër.

Në tentativë për t’i shpëtuar sulmit, drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin dhe është përplasur. Katër personat në makinë janë gjetur të plagosur dhe janë transportuar më pas në spital nga kalimtarë të rastit.

Të plagosurit janë identifikuar si Arenc Stafa, 34 vjeç (shoferi), Kian Mullahi, 19 vjeç, si dhe dy të miturit Marko Demiraj, 17 vjeç dhe Dior Demiraj, 11 vjeç. Stafa dhe Mullahi ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa Dior Demiraj mbetet në gjendje më të rënduar.

Pas trajtimit fillestar në spitalin e Traumës, 17-vjeçari dhe 19-vjeçari janë transferuar në një spital privat.

Të dhënat e para tregojnë se të rinjtë nuk kanë pasur asnjë konflikt dhe as precedent penal. Ata kishin qenë më herët në Shijak, duke festuar ditëlindjen e 11-vjeçarit dhe po ktheheshin në kryeqytet kur ndodhi atentati.

Përgjatë orëve të fundit, grupi hetimor ka analizuar pamjet nga kamerat e sigurisë në zonë. Të dhënat e reja hedhin dyshime se atentati është kryer nga dy persona që udhëtonin me një motor tip “Ducati”.

Autorët fillimisht kanë zënë pritë, më pas kanë ndjekur dhe qëlluar mbi automjetin në lëvizje. Dyshohet se pas sulmit janë ndihmuar nga një person i tretë që i ka pritur me një automjet për t’u larguar nga vendngjarja.

Fillimisht u mendua se atentati kishte lidhje me familjarët e një firme private sigurie, por burime nga prokuroria tregojnë se në shënjestër ka qenë bashkëshortja e Roan Brahimit. Babai i këtij të fundit ishte vrarë në Lezhë, vetëm 45 minuta para atentatit në Tiranë.

Mjeti që përdornin katër të rinjtë rezulton të ketë qenë i njëjti model me atë të bashkëshortes së Brahimit, duke ngritur dyshimet për një ngatërrim të mundshëm të shënjestrës.

Ndërkohë, policia ende nuk ka gjetur as motorin e përdorur në atentat dhe as ndonjë automjet të djegur që mund të jetë përdorur për t’u larguar autorët.

Hetuesit vijojnë punën për identifikimin e tyre dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Deri tani nuk ka persona të shoqëruar apo të dyshuar konkretë për sulmin.

Etiketa: Atentati në TiranëDalin detajet e reja

Të lidhura

Sulmet izraelite vrasin të paktën 51 palestinezë në Gaza
Bota

Sulmet izraelite vrasin të paktën 51 palestinezë në Gaza

Të paktën 51 persona kanë humbur jetën në një tjetër valë sulmesh izraelite në Rripin e Gazës, mes tyre 14...

17:07 25/06/2025
I dënuar për shfrytëzim prostitucioni, konfiskohen pasuritë e 1 shtetasi
Aktualitet

I dënuar për shfrytëzim prostitucioni, konfiskohen pasuritë e 1 shtetasi

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Elbasan, janë konfiskuar 14 pasuri...

13:53 25/06/2025
Para
Agaçi ushtron presion ndaj gjyqtarëve, Kalaja: Surreli, tokë shtetërore e grabitur

Agaçi ushtron presion ndaj gjyqtarëve, Kalaja: Surreli, tokë shtetërore e grabitur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Sulmet izraelite vrasin të paktën 51 palestinezë në Gaza

Sulmet izraelite vrasin të paktën 51 palestinezë në Gaza

17:07 25/06/2025
I dënuar për shfrytëzim prostitucioni, konfiskohen pasuritë e 1 shtetasi

I dënuar për shfrytëzim prostitucioni, konfiskohen pasuritë e 1 shtetasi

13:53 25/06/2025
Të shtëna me armë në Fushë-Krujë, në shënjestër ish-shoferi i deputetit të PD

“Dyshoj se atentati është porositur”, babai i Mondi Vogës: U qëllua nga kodra me mbi 120 plumba

13:34 25/06/2025
Izraeli shpall bankën qendrore të Iranit organizatë terroriste

Izraeli shpall bankën qendrore të Iranit organizatë terroriste

13:13 25/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.