Zbardhet dinamika e atentatit me dy viktima mbrëmjen e djeshme në Astir. Sipas burimeve mësohet se automjeti tip Audi ku udhëtonin viktimat, Erigels Mihasi dhe Armando Dumani është qëlluar në ecje. Autorët kanë qëlluar në drejtim të mjetit me breshëri automatiku për rreth 50 m. Ngajrja ka ndodhur në një zonë mjaft të populluar, duke i rrezikuar jetën shumë qytetarëve të tjerë që ishin kalimtarë të rastit, apo që udhëtonin me mjetet e tyre.
Si automjeti “audi”, ashtu edhe ai i autorëve referuar burimeve nga grupi hetimor, kanë udhëtuar nga pallati me shigjeta në drejtim të rrethrotullimit të ish-sheshit Shqiponja. 50 m përpara të zonës së quajtur “2 rrathët”, autorët pasi kanë gjetur terren kanë qëlluar në drejtim të objektivit të tyre, duke i marrë jetën shoferit dhe pasagjerit. Hetuesit kanë hedhur dyshime se kemi të bëjnë me një ngjarje të mirëorganizuar dhe vrasësit kanë qenë profesionist, ku e kishin të qartë onjektivin. Edhe pse mjetet ishin në lëvizje, pothuajse të gjithë plumbat që janë zbarazur nga armët e tyre kanë kapur automjetin “audi”. Për këtë shkak hetuesit kanë hedhur dyshime se kemi të bëjmë me një grup vrasësish me pagesë. Të paktën 6 persona kanë marrë pjesë në krimin e rëndë, ku secili ka pasur rolin e tij. Hetuesit kanë sekuestruar dhjetëra kamera sigurie, e po punojnë për identifikimin e autorëve, ku ka dyshime se autorët që ishin në automjetin “Toyota” informoheshin për lëvizjet e Mihasit dhe Dumani
Ndërkohë burime nga grupi hetimor dyshojnë se brenda mjetit që u gjet i djegur në Thumanë, ishin 3 persona, shoferi dhe dy të tjerë që kanë qëlluar drejt audit të bardhë. Gjithashtu të paktën 2 persona të tjerë i kanë ndihmuar ato, për ti larguar nga Thumana, ku autorët dogjën edhe automjetin që përdorën gjatë krimit. 32-vjeçari Mihasi, emri i të cilit ishte mjaft i njohur për drejtësinë, pasi ishte përfshirë në disa ngjarje të rënda kriminale dyshohet se ishte objektivi kryesor i atentatit me dy viktima. Ndërsa përplasja mes grupeve kriminale dhe larja e hesapeve mes tyre është pista kryesore që janë përqendruar hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë. Deri me tani, për tu marrë ne pyetje në komisariatin e Tiranës, janë shoqëruar 15 persona, ndërsa nuk ka asnjë të dyshuar apo të ndaluar. Nga ekspertiza që i është bërë vendit të ngjarjes, hetuesit nuk kanë mundur të përfitojnë asnjë provë që mund ti ndihmojë ato për identifikimin e ndonjë nga autorët.
Gjithashtu, sipas informacioneve të siguruara numri serial i armëve ka qenë i fshirë, ndërkohë që për shkak të zjarrit ato janë shkrumbuar tërësisht duke ja bërë të vështirë punën hetuesve për të gjetur ndonjë gjurmë, edhe pse tashmë armët janë dërguar në laboratorin e kriminalistikës, ku po i bëhet edhe ekesperiza. Hetuesit vijojnë punën për të mbledhur fakte e prova të tjera për këtë ngjarje, ku përvec dhjetra kamerave të sigurisë në vend ngjarje, por edhe në vende të ndryshme nga ku u larguan autorët, shoqërimet e personave për tu marrë në pyetje nga hetuesit vijojnë.