Ditën e sotme një vrasje e dyfishtë tronditi qytetin e Elbasanit. Rreth orës 19:00 mbetën të vrarë me armë zjarri ne hyrje të qytetit të Elbasanit në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Luleve”, shtetasi Lulzim Bitri dhe ndodhet në vdekje klinike shtetasi Ardian Çollaku. Të dy këta persona kanë qenë me precedentë të mëparshme penale dhe nuk janë emra të panjohur për policinë.
Ardian Çollaku ka shkaktuar një tjetër aksident të rëndë në vitin 2017, kur sapo kishte dalë nga burgu ai humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me dy makina dhe një person me biçikletë, i cili fatkeqësisht nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra. Mësohet se personi që ndërroi në aksident në vitin 2017 ishte Ardian Rika, 35 vjeç, i cili punonte si marangoz.
“Arrestimi i Ardian Subashi, 44 vjeç banues në Elbasan u bë pasi duke drejtuar mjetin tip “Land Rover” me targa AA 404 PD, ka goditur dy mjete të parkuara duke i shkaktuar dëme materiale dhe më pas ka aksidentuar me vdekje biçiklistin shtetasin A.R, 35 vjeç banues në Elbasan.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor” parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal”, ky është njoftimi zyrtar nga Policia i publikuar tre vite më parë.