Një person është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e njohur si “Komuna e Parisit”, pranë Qendrës Kristal.
I vrari është identifikuar si Hekuran Billa, 40 vjeç, personi në foton e mëposhtme.
Billa është gjetur i vdekur brenda një makinë të bardhë tip “BMW X6”.
40-vjeçari është një emër i skanuar nga drejtësia angleze, i cili në vitin 2008 ka vrarë një person të identifikuar si Prel Marku.
Policia dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plot të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.