Shtetasi Tajar Fetiu është i riu 24-vjeçar i cili ra pre e një atentati me armë mbrëmjen e djehshme në Berat. I riu po kthehej në banesën e tij në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, aty ku u përball me sulmin me armë. Autori qëlloi me 6 plumba ndaj Fetiut, ku dy prej tyre e prekën në bark.
Pas plagosjes autori është larguar nga rrugicat e lagjes, ndërsa personi i plagosur është paraqitur vetë në spitalin e Beratit për të marrë mjekimin e duhur. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policore, që kanë kryer për disa orë këqyrjen e vendit të ngjarjes, ku kanë gjetur edhe 6 gëzhoja pistotele.
Nuk dihen ende shkaqet e plagosjes së 24-vjeçarit. I plagosuri jetonte prej vitesh në Londër dhe kthehej çdo vit në verë për pushime…
Njoftimi i Policisë:
Informacion paraprak – Në spitalin e Beratit ka shkuar shtetasi T.F., 24 vjeç për ndihmë mjekësore, dyshohet i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta në lagjen Deshmorët e Kombit, pranë Xhamisë.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.Nga veprimet e para hetimore është bërë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar, ku për arsye hetimi nuk mund të bëjmë me dije identitetin e tij.
Vijon puna intensive për kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e e plotë të rrethanave të ngjarjes.