Në 24 orët e fundit Kosova ka regjistruar 15 raste positive me koronavirus. Asnjë humbje jete nuk është raportuar, ndërsa janë shëruar 56 qytetarë. Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156 812. Në total numri i rasteve aktive është 745.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 497 408 doza të vaksinës. Deri më sot 666 265 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Në 24 orët e fundit janë dhënë 7 726 doza të vaksinës kundër COVID-19. Ministria e Shëndetësisë ka bërë thirrje për mbajtjen e maskës mbrojtëse dhe respektim të distancë fizike.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
16 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.726 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.497.408 doza të vaksinës.
Deri më sot 666.265 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 2.579 testime, 15 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes
Sot janë shëruar 56 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.812. Në total numri i rasteve aktive është 745.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!