Nga Vilson Kulemani
Bëhet fjalë për përgjimet e antimafias Italiane ku u përmendën funksionarët më të lartë të shtetit dhe organizata më e famshme në botë Ndrangheta.
Fatkeqësi ishte ajo që është thënë deri më tani e teksa diskutimi u konturua vetëm në kuadrin e pasjes ose jo deri më tani të një objekti hetimi, nga ana analitike duhet të ishin përmendur shumë më shumë gjëra. Natyrisht që duhet pritur më shumë për të kuptuar se deri ku shkon lidhja e Erion Veliajt, Edi Ramës, “Nik-ut” dhe të tjerët por deri më sot me dashkeqësi është tentuar te relativizohet çështja dhe të mos dali në pah e vërteta.
A e mbani mend ligjin antikushtetues që shkelte plot 6 nene të Kushtetutës?
Asokohe u quajt “Ligji Fusha” sepse në vend të Teatrit Kombëtar do të ndërtoheshin kulla shumëkatshe. Edhe sot e kësaj dite nuk ka një projekt të qartë se çfarë do të ndërtohet atje. Nëse e dëgjuat me kujdes deklaratën për mediat të KM Rama nën rreshta theksoi që Ndrangheta akoma nuk ka kryer asnjë investim në Shqipëri, madje tha që kjo organizatë dështoi të gjente terren në Shqipëri. Po të bëhet një paralelizim në mes të asaj që kemi dëgjuar deri më tani dhe asaj çfarë ka ndodhur do ta kuptonit më qartë.
“Ligji Fusha” sot padyshim duhet të quhet “Ligji Ndrangheta”. Mjafton të shikoni pasurinë e deklaruar të Çim Fushës për të kuptuar që personi me “3 liçensa” por me vetëm 10 mln Euro është pikërisht ai. Në përgjime u përmendën dhe 2 detaje të rëndësishme “180mln Euro dhe 510€/m2” që do të thotë se me investimet e Ndrangheta-s do të ndërtoheshin qiellgërvishtëse me sipërfaqe totale 353.000 m2 banim dhe shfrytëzim. Nuk besoj që kullq pas sahatit që është përmendur deri më tani mund të arijë të ketë kaq hapsirë me bazën e saj të ngushtë pesëkëndëshe.
Dërgesat e parave do të bëheshin në rrugë detare dhe tashmë do të faktohet që shumica e tyre tashmë kanë hyrë në Shqipëri. Madje dhe 20% e tyre kanë arritur në xhepat e Ramës dhe Veliajt.
E vetmja pengesë ishte protesta dhe mbrojtja që ju bë Teatrit nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit për më shumë se dy vite. Kjo periudhë fakton dhe kohën kur janë bërë përgjimet. Prandaj u shemb në atë mënyrë dhe Teatri Kombëtar. Presioni kish arritur pikën e vlimit.
Ndranghet-a nuk pranonte paratë e saj mbrapsht! Dhe kur janë në lojë shuma kaq të mëdha nuk e kanë problem të dërgojnë dhe ndonjë “Hitman” për ti dekoruar me plumb pas koke ata që nuk respektojnë marveshjet me ta.
Kokministër na i kurse propagandat bajate të dyqaneve me humbje. Nesër do të transkriptohen të gjitha përgjimet dhe je aq i përlyer sa nuk ka version në botë që të nxjer të larë ty dhe vemien tënde në bashki. E kuptoj dhe faktin që ke shtuar mbrojtjen fizike dhe makinat shoqëruese.
Po të kujtohemi, pak më herët dhe Erion Veliaj ka lëvizur me gardistë dhe trupëroja personale. Pse i hoqi pas prishjes së teatrit? Po mbrohej nga artistët apo ata që prisnin të prishej teatri për të vijuar marveshjen mes tyre?
Po deklarata që teatri i ri do të niste punimet në shtator? Jeni nja 4 muaj me vonesë… Mos ka të bëje dhe kjo me përgjimet dhe “dështimin” e Ndranghet-as në Shqipëri?
Me Çimin si lavatriçe, Erionin si firmosës, Rama mendoi se lau duart nga ky mega skandal por që është çështje kohe deri në zbardhjen e plotë. Uroj që mos jesh dekoruar deri ather Kokministër, kam dëshirë ta shoh fytyrën tënde atë ditë.
Dhe një këshillë të fundit, këta lehësit që nxjer nëpër media këshilloi të mos e përmendin Ndranghet-an sikur po flasin për Avdyljt e Ymer Lalën. Për të mirën tuaj të përbashkët e kam!