Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Askush nuk e kuptoi se çfarë votoi”, Tabaku reagon pas miratimit të buxhetit të ri

15:47 07/12/2023
Reading Time: 2 min lexim

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar sot pas miratimit të buxhetit të ri në seancën e sotme plenare.

Jorida thotë se shumica e atyre që ngritën kartonat nuk e dinë se çfarë votuan. Ajo e cilësoi si buxhet socialist, pasi parashikon të rrisë taksat për shtresën e mesme.

“Jam e sigurtë që asnjëri nga ju nuk arriti të kuptojë se çfarë u votua sot mes zhurmës dhe rrëmujës. Jam e sigurt që dhe shumica e atyre që ngritën kartonat nuk e dinë se çfarë votuan. Sot u votua një tjetër buxhet socialist, i cili rriti taksat me 70 milion euro, kryesisht për shtresën e mesme.

Tre janë shifrat dhe faktet domethënëse për këtë buxhet. Së pari, Shqipëria do të vazhdoj të mbetet një nga vendet më të varfra të Ballkanit Perëndimor duke lënë pas vetëm Kosovën me 23% varfëri.

Shqipëria do të ketë mbrojtjen më të ulët sociale, të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe do të ketë një buxhet prej pothuajse 11% të Produktit të Brëndshëm Bruto për mbrojtjen sociale.

Së treti, Shqipëria ka pagat më të ulta në të gjithë Ballkanit Perëndimor, me një peshë pothuajse 4.5% të Produktit të Brëndshëm Bruto.

 

Këto tre shifra tregojnë që asgjë nuk ndryshon në tendencën 10-vjeçare të buxheteve socialiste. Asgjë nuk ndryshon dhe asnjë mbështetje, asnjë stimul për shtresën e mesme, asnjë justifikim për të shpjeguar se çfarë ndodhë me ekonominë sot dhe pse kemi çmimet më të larta.

 

Por nga ana tjetër as edhe një rritje graduale për të shkuar të paktën drejt treguesve të Ballkanit Perëndimor.

 

Shqetësimi kryesor që kam ngritur në ketë muaj është e vështirë që të dëgjohet mes zhurmës, ka qenë që ky buxhet do vazhdojë që të mos mbeshtesë shtresën e mesme, te godasë shtresën e mesme.

 

 

Të formalizoj formalitetin, por nga ana tjetër të ketë një tendencë, e cila është kthyer në shqetësuse, për sa i përket mbështetjes së arsimit.

 

Nuk ka pse të shqetësohemi, as të çuditemi kur shohim shifrat e PISA që të rinjtë shqiptarë sot kanë rënien më të madhe në lexim, matematikë dhe shkencë.

 

Kjo lidhet me politikat e buxhetit, kur nuk buxhetojmë, kur nuk mbështesim arsimin, ekonominë e zhvillimit, teknologjinë e informacionit, kjo do ndodhë.

 

Ku nuk kemi asnjë model zhvillimi ekonomik, kjo do ndodhë.

 

Të gjitha këto shqetësime që kam ngritur gjatë këtij muaji dhe të gjitha këto duhet të ishin shqetësime edhe për qeverinë, janë problemet reale që ka ekonomia.

 

Janë arsyet se pse sot rinia largohet, pse nuk ka meritokraci. Në fund të ditës çdo gjë lidhet me vizionin për buxhetin dhe me vizionin që një qeveri ka për ekonominë.

 

Ndjesë të gjithë atyre që nuk kanë arritur që t’i transmetojmë atë që duhet përsa i përket buxhetit.

 

Është shumë e vështirë që argumentat dhe idetë të dëgjohen e të shikohen e të analizohen kur ka zhurmë. Fatkeqësisht edhe një tjetër buxhet socialist u miratua!”, shprehet ajo.

Të lidhura

Të shtëna me armë në Korçë, autori mbyllet në banesë, Policia rrethon zonën
Aktualitet

“Ishte mbyllur në vetvete”/ Zhdukja e të miturit në Korçë, flet nëna e 16-vjeçarit

Në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24, u trajtua historia e zhdukjes së 16-vjeçarit Anxhelo Abidini nga Korça. I...

13:53 17/06/2025
GJKKO rrëzon ankimin e Ajola Xoxës
Aktualitet

5 ish-zyrtarë të Bashkisë Tiranë dënohen për shkelje në tendera/ GJKKO jep vendimin

Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtorë pesë ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës për shkelje të barazisë në tendera publikë, në...

13:42 17/06/2025
Para
Studentët e Moskës i kundërvihen Putinit, ja kërkesa që kanë paraqitur

Presidenti rus Putin një hap më pranë mandatit të pestë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Të shtëna me armë në Korçë, autori mbyllet në banesë, Policia rrethon zonën

“Ishte mbyllur në vetvete”/ Zhdukja e të miturit në Korçë, flet nëna e 16-vjeçarit

13:53 17/06/2025
GJKKO rrëzon ankimin e Ajola Xoxës

5 ish-zyrtarë të Bashkisë Tiranë dënohen për shkelje në tendera/ GJKKO jep vendimin

13:42 17/06/2025
“Dashuria e shekullit”/ Përplasja në sallën e gjyqit mes Hoxhës dhe Alibejt për Megi Kilën

“Dashuria e shekullit”/ Përplasja në sallën e gjyqit mes Hoxhës dhe Alibejt për Megi Kilën

13:20 17/06/2025
Gjykata e Posaçme merr vendim për Erion Veliajn dhe Elman Abulen

Gjykata e Posaçme merr vendim për Erion Veliajn dhe Elman Abulen

12:52 17/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.