Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Asgjë të re për SHÇBA, reformat e Çuçit do t’u kushtojnë xhepave të shqiptarëve

17:01 16/09/2021
Reading Time: 2 min lexim

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi foli sot në Parlament për reformim të Policisë së Shtetit me teknologji dhe pajisje super inteligjente. Çuçi tha se kjo do të bëhet me qëllimin që asnjë centimetër i Shqipërisë të mos dhunohet, siç është bërë rëndom sipas tij. Ministri foli për reformim të Policisë së Shtetit me parimin “ndiqe paranë”.

“Si element kryesor ristrukturimi do të jetë dhe futja e teknologjisë së fundit. Do fusim dhe përdorimin e teknologjisë dhe pajisje super inteligjentë për të kontrolluar territorin, në mënyrë që asnjë centimetër e Shqipërisë të mos dhunohet, sikurse është bërë rëndom. Policia do jetë forca e vetme për evidentimin e cdo paligjshmërie. Do fillojmë rishikimin e legjislacionit, do ketë përforcime me masa ndëshkuese në Kodin Rrugor, por edhe dixhitalizimin e mjeteve. Do vendosen kamera në çdo kryqëzim të Shqipërisë. Do vazhdojë reformimi me parimin “ndiq paranë”.  Do rishohim strukturën e krimit ekonomik në Policinë e Shtetit për të rritur kapacitetet investiguese”, tha Çuçi në parlament.

Ministri u ndal veçanërisht edhe te SHÇBA, për të cilën tha se do të transformohet në një agjenci të mbikqëyrjes policore bazuar në një legjislacion sipas sistemeve më të avancuara perëndimore.

“Do të synojmë që të transformojmë SHÇBA në një agjenci të mbykëqyrjes policore dhe brenda këtij viti do sjellim në parlament legjislacionin sipas atyre sistemeve më të avancuara perëndimore”, deklaroi Çuçi.

Mirëpo, reformimi sipas mënyrës që thotë ministri, nuk do të sjellë ndonjë ndryshim, pasi problemi qëndron tjetërkund. Arsyeja e mosfunksionimit të SHÇBA është fakti se kjo strukturë është e korruptuar. Nuk janë të pakta rastet kur punonjës të Policisë së Shtetit janë arrestuar për korrupsion dhe pavarësusht kësaj asgjë nuk ka ndryshuar, sepse korrupsioni fillon që nga themelet e strukturës e vazhdon te punonjësit e saj.

Reformimet e ministrit natyrisht që do të kushtojnë, ashtu siç i ka kushtuar para qytetarëve edhe “Komisariati dixhital”. Kjo platformë nuk e ka ndalur as krimin e as korrupsionin në Shqipëri e po ashtu edhe bandat e drogës të lidhura me policinë dhe politikën. E për më tepër, qytetarët as nuk i janë drejtuar me besim platformës, duke u nisur nga korrupsioni i lartë që ka zaptuar institucionet shtetërore.

Pra sipas fjalëve të ministrit, ky reformim pritet të bëhet me anë të tenderave korruptiv, siç ka nodhur edhe në rastet e tjera. Ashtu ndodhi edhe me systemin e kamerave në vend, për të cilin u morën 65.9 milionë euro hua nga Banka Botërore. Sistemi përfshinte Kamerat e trafikut, shenja elektronike rrugore, sensorë etj. e megjithatë asgjë nuk rezultoi në parandalimin e aksidenteve në rrugë, madje ato kanë qenë të shumta muajt e fundit.

 

 

 

Etiketa: bledi cucireformaSHCBAtender

Të lidhura

Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit
Aktualitet

Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

Një konflikt mes fqinjësh në fshatin Gosë të Kavajës ka përfunduar me dy të plagosur nga armë zjarri. Policia njoftoi...

18:57 06/06/2025
Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë, çfarë dyshohet
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë, çfarë dyshohet

Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në afërsi të zonës historike të Vlorës, duke shkaktuar panik mes...

18:02 06/06/2025
Para
Salianji hedh akuza nga foltorja: Po përdorni taktikat më të turpshme për të na penguar fjalën

Salianji hedh akuza nga foltorja: Po përdorni taktikat më të turpshme për të na penguar fjalën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

18:57 06/06/2025
BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

18:40 06/06/2025
“Nuk duam barazim”/ Trajneri i Serbisë vlerëson Shqipërinë: Janë të fortë, por kërkojmë vetëm fitoren

“Nuk duam barazim”/ Trajneri i Serbisë vlerëson Shqipërinë: Janë të fortë, por kërkojmë vetëm fitoren

18:24 06/06/2025
Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë, çfarë dyshohet

Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë, çfarë dyshohet

18:02 06/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.