Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

As SPAK nuk e ndal dot! Tender me “helm gjarpri”: Manastirliu i “dhuron” Farma Net Albania 800 milionë lekë!

17:33 26/05/2020
Reading Time: 2 min lexim

Ju kujtohet “Farma Net”, kompania farmaceutike që gllabëroi nga buxheti i shtetit miliona lekë falë tenderave?

“Gazetareforma.com” ka publikuar disa herë prapaskenat e tenderave të Sokol Topçiu gjatë epidemisë.

Për rikujtesë, më 20 mars Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE),  ka shpallur “Farma Net” fituesin e tenderit për blerjen e maskave respiratore me valvul FPP1, me një shumë prej 12.6 milionë lekësh të rinj.

Tenderi u hap me 12 mars dhe u mbyll më 17 mars, ndërsa fitues u shpall “Farma Net Albania”, një rrjet i njohur farmacish në vendin tonë.

Tenderi u realizua pa njoftim dhe OSHEE përdori 12.6 milion lekë nga paratë e taksapaguesve shqiptarë, për të blerë maska me valvul të llojit FPP1.

Pas një kërkimi në treg nga “Gazetareforma.com”, rezulton se një maskë e tillë në një farmaci në Tiranë, kushton 850 lekë.

Me një llogari të thjeshtë, rezulton se OSHEE ka porositur mbi 14 mijë maska, numër ky shumë i madh në krahasim me numrin e punëtorëve.

“Farma Net Albania” ka vijuar të pasurohet edhe më tej, pasi ka fituar edhe dy tendera të tjerë për shumën e mbi 100 mijë eurove, sërish për pajisjen me maska të punonjësve të Postës Shqiptare dhe OSHEE.

Gjatë periudhës së epidemisë, kjo kompani ka përfituar nga institucionet shtetërore, rreth 3.5 milion euro tendera kryesisht për blerje maskash, ku të gjithë janë zhvilluar me negocim dhe pa garë.

Pas denoncimeve të PD, SPAK ka nisur hetimet dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe kompania “Farma Net Albania”,  aktualisht janë nën hetim nga Prokuroria Speciale për tenderat “urgjentë” të pandemisë.

Megjithatë, palët janë përfshirë në një tjetër procedurë prokurimi publik, me vlerë 800 milionë lekë, për të cilin ka dyshime të forta për fitues të paracaktuar.

Sipas, “BoldNews.al”, në një procedurë të mbyllur në 30 Mars, por të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë vetëm së fundmi, “Farma Net Albania” është shpallur fitues i tenderit për “blerje medikamente dhe pajisje mjekësore për qëndrat shëndetësore turistike”, me fond limit 87.646.057 lekë (të reja), megjithëse ka dhënë ofertën më të lartë.

“Bileta fituese”, siç ka ndodhur edhe më parë me “Farma Net Albania”, është një lloj ilaçi, aspak çudibërës, kundër helmimit nga gjarpri, i cili quhet “Viper Venom Serum”, në flakonë 5 mililitra.

Ky medikament është i paregjistruar në Shqipëri dhe Ligji “Për Barnat” parashikon se medikamentet e paregjistruara mund të qarkullojnë në vendin tonë, vetëm me autorizim të Ministrit të Shëndetësisë.

Disa kompani farmaceutike e qarkullojnë “Viper Venom Serum” në Shqipëri, por, vetëm “Farma Net Albania” qarkullon këtë medikament në flakonë 5 mililitra, pasi të tjerët e kanë në flakokë 1 mililitra, 10 mililitra, etj.

Ministria e Shëndetësisë, në specifikimet teknike të tenderit 800 milionë lekë, e kërkonte medikamentin anti-helmim vetëm në sasinë 5 mililitra, pra as më shumë e as më pak se sa atë medikament që ka ekskuzivitetin vetëm “Farma Net Albania”.

Të tjera

Donte të ngushtonte stomakun në Tiranë, ndërron jetë sipërmarrësi italian/ Hetim për kirurgun dhe dietologen
Aktualitet

Donte të ngushtonte stomakun në Tiranë, ndërron jetë sipërmarrësi italian/ Hetim për kirurgun dhe dietologen

Një sipërmarrës italian 54 vjeç, Massimo Ferro, ka ndërruar jetë në muajin dhjetor në Tiranë, pas një ndërhyrjeje për ngushtimin...

15:47 07/02/2026
Dita e gjashtë e protestës në Velipojë, banorët zbresin në kantier: “Do të jetë protesta më e madhe ndonjëherë”
Aktualitet

Dita e gjashtë e protestës në Velipojë, banorët zbresin në kantier: “Do të jetë protesta më e madhe ndonjëherë”

Banorët e Rrjollit kanë hyrë sot në ditën e gjashtë të protestës kundër ndërtimit të një resorti turistik në bregdetin...

15:31 07/02/2026
Para

Bizneset të goditura rëndë nga Covid-19: Mijëra subjekte kërkojnë pezullim të aktivitetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Donte të ngushtonte stomakun në Tiranë, ndërron jetë sipërmarrësi italian/ Hetim për kirurgun dhe dietologen

Donte të ngushtonte stomakun në Tiranë, ndërron jetë sipërmarrësi italian/ Hetim për kirurgun dhe dietologen

15:47 07/02/2026
Dita e gjashtë e protestës në Velipojë, banorët zbresin në kantier: “Do të jetë protesta më e madhe ndonjëherë”

Dita e gjashtë e protestës në Velipojë, banorët zbresin në kantier: “Do të jetë protesta më e madhe ndonjëherë”

15:31 07/02/2026
Pas 29 ditësh kërkime, gjendet trupi i Jurgen Karajt në lumin Mat

Pas 29 ditësh kërkime, gjendet trupi i Jurgen Karajt në lumin Mat

12:12 07/02/2026
Kushtetuesja vendos: Belinda Balluku, e pezulluar nga detyra

Kushtetuesja vendos: Belinda Balluku, e pezulluar nga detyra

22:19 06/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.