Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Artur Meçollari: Rama vendosi Ferit Hoxhën në krye të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, për të mbyllur pazarin e detit me Greqinë

14:54 05/03/2026
Reading Time: 4 min lexim

Emërimi i Ferit Hoxhës në krye të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme ka ngritur menjëherë dyshime dhe akuza të forta, sidomos për rolin që ai mund të ketë në zgjidhjen e çështjes së kufirit detar me Greqinë. Kapiteni i Rangut të Parë dhe ish-zv.komandanti i Forcës Detare të Shqipërisë, Artur Meçollari, e sheh këtë lëvizje të kryeministrit Edi Rama si një hap të qëllimshëm për të mbyllur marrëveshjen e kontestuar të detit me Athinën.

Ndryshimet në kabinet erdhën pas zhvillimeve politike që lidhen me Belinda Ballukun, ndërsa nga posti i ministres së Jashtme u largua edhe Elisa Spiropali. Në vend të saj, pritet të marrë detyrën Ferit Hoxha, një diplomat karriere që më herët ka mbajtur edhe postin e ambasadorit të Shqipërisë në OKB.

Megjithatë, emri i tij lidhet drejtpërdrejt me një nga episodet më të debatueshme të diplomacisë shqiptare, marrëveshjen detare me Greqinë të firmosur në vitet 2009-2010 gjatë qeverisjes së Sali Berishës. Në atë kohë, Hoxha ishte Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme dhe një nga negociatorët kryesorë të marrëveshjes, ndërsa dokumenti u firmos nga ministri i atëhershëm i Jashtëm, Lulzim Basha, dhe homologja greke Dora Bakojanis.

Marrëveshja u rrëzua më pas nga Gjykata Kushtetuese me vendim unanim 9 me 0, pasi u konsiderua antikushtetuese dhe u argumentua se cenonte integritetin territorial të Shqipërisë. Pas këtij vendimi, u ngritën edhe dyshime për përgjegjësitë e grupit negociator, ndërsa çështja përfundoi në prokurori. Megjithatë, në vitin 2017 ish-prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla vendosi mosnisjen e hetimeve.

Sipas Artur Meçollarit, emërimi i Hoxhës në krye të diplomacisë shqiptare nuk është rastësi, por një lëvizje që lidhet pikërisht me këtë dosje të hapur prej vitesh.

“Ferit Hoxha, ai që futi në kaos gjithë shtetin me marrëveshjen detare të vitit 2009 me Greqinë, u dekretua sot nga Bajram Begaj si ministër i Jashtëm. Kaosi vijon prej 17 vjetësh në marrëdhëniet me Greqinë, për shkak të asaj marrëveshjeje të vitit 2009 të rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese. Ministria e Jashtme në vitin 2016 kallëzoi në Prokurori të gjithë grupin negociator të vitit 2009, duke përfshirë edhe kreun e tij Ferit Hoxha. Ish-prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla në vitin 2017 vendosi mosnisje të hetimit. Pritet që Begaj ta autorizojë Ferit Hoxhën për grupin e ri negociator për zgjidhjen e çështjes së detit me Greqinë në Hagë. Begaj nga prilli 2024 ka në zyrë propozimin e Ministrisë së Jashtme për nisjen e negociatave. Por, mungonte kompetenti”, shkruan Meçollari.

Në këtë kontekst, dyshimet lidhen me faktin se qeveria shqiptare prej kohësh ka lënë të hapur mundësinë që çështja e kufirit detar me Greqinë të zgjidhet përmes Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë. Emërimi i një prej negociatorëve të marrëveshjes së parë në krye të diplomacisë shihet nga kritikët si një sinjal se procesi mund të rikthehet në tryezë.

Ndërkohë, reagimet për emërimin e Hoxhës nuk kanë munguar as nga pala greke. Eurodeputeti Fredi Beleri e ka pritur me entuziazëm këtë zhvillim, duke vlerësuar figurën e tij dhe reputacionin diplomatik që ai gëzon në Bruksel.

Punët kanë nisur “mirë” për ministrin e ri të Jashtëm, pasi Beleri e cilësoi Hoxhën një diplomat të respektuar dhe një figurë që, sipas tij, përfaqëson denjësisht Shqipërinë.

“Ministri i Jashtëm është një diplomat i nderuar këtu në Bruksel, është një njeri që i bën nder Shqipërisë. Shpresojmë të jetë një ministër i Jashtëm i mirë, po të lihet të bëjë punën. Në Shqipëri një njeri është gjykata, një njeri është ministri, kryeministri, drejtësia, shiu, breshëri, dielli, s’jam njeriu i parë që po e them”, tha Beleri.

Vlerësimi i një eurodeputeti grek për ministrin e ri shqiptar është si një sinjal që shton edhe më shumë pikëpyetjet mbi rolin që Hoxha mund të ketë në negociatat e ardhshme për detin mes Shqipërisë dhe Greqisë. Për kundërshtarët e kësaj marrëveshjeje, rikthimi në skenë i një prej figurave kyçe të procesit të vitit 2009 shihet si një paralajmërim se dosja e kufirit detar mund të rihapet në të njëjtën linjë që dikur u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese.

Të tjera

“Homeland Justice” hakeron Postën Shqiptare: “Shërbëtorë dhe skllevër të paguar për terroristët e Kampit Ashraf 3”
Aktualitet

“Homeland Justice” hakeron Postën Shqiptare: “Shërbëtorë dhe skllevër të paguar për terroristët e Kampit Ashraf 3”

Grupi i hakerëve “Homeland Justice” ka deklaruar se ka ndërmarrë një tjetër sulm kibernetik në Shqipëri, këtë herë duke shënjestruar...

20:31 25/03/2026
Nga “Ricky” te “Fantazma”, Dubai strehë gjithnjë e më e pasigurt për bosët e krimit shqiptar
Aktualitet

Nga “Ricky” te “Fantazma”, Dubai strehë gjithnjë e më e pasigurt për bosët e krimit shqiptar

Dubai prej vitesh është përdorur si një vend ku disa nga figurat më të njohura të narkotrafikut shqiptar janë strehuar...

14:42 25/03/2026
Para
Nga burgu, Meta sulmon Ballën për Ferit Hoxhën: U trondita kur mora vesh të vërtetat për marrëveshjen e detit

Nga burgu, Meta sulmon Ballën për Ferit Hoxhën: U trondita kur mora vesh të vërtetat për marrëveshjen e detit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Homeland Justice” hakeron Postën Shqiptare: “Shërbëtorë dhe skllevër të paguar për terroristët e Kampit Ashraf 3”

“Homeland Justice” hakeron Postën Shqiptare: “Shërbëtorë dhe skllevër të paguar për terroristët e Kampit Ashraf 3”

20:31 25/03/2026
Nga “Ricky” te “Fantazma”, Dubai strehë gjithnjë e më e pasigurt për bosët e krimit shqiptar

Nga “Ricky” te “Fantazma”, Dubai strehë gjithnjë e më e pasigurt për bosët e krimit shqiptar

14:42 25/03/2026
Karçanaj në SPAK, dosja që zbulon skemën e tenderave dhe dështimet e AKSHI-t

Karçanaj në SPAK, dosja që zbulon skemën e tenderave dhe dështimet e AKSHI-t

14:14 25/03/2026
Helmoi vjehrrën e paralizuar me helm minjsh, shqiptarja nën hetim për tentativë të përsëritur vrasjeje në Itali

Helmoi vjehrrën e paralizuar me helm minjsh, shqiptarja nën hetim për tentativë të përsëritur vrasjeje në Itali

13:49 25/03/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.