Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Arti në zi, ndahet nga jeta kineasti i njohur shqiptar

18:31 14/08/2022
Reading Time: 2 min lexim

Arti është në zi pasi është ndarë nga jeta regjisori, kritiku i kinematografisë dhe pedagogu, Kristaq Dhamo.

Artisti i cili ka realizuar filmin e parë shqiptar me metrazh të gjatë, 64 vite në parë “Tanën”, u shua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lajmin e konfirmon regjisori Joni Shanaj, i cili shkruan se regjisori vdiq pranë dy vajzave dhe bashkëshortes së tij, arkeologes Dhorka Dhamo.

Bëhet me dije se Dhamo ishte në gjendje të rëndë shëndetësore prej muajsh.

Pak për artistin Kristaq Dhamo:

Dhamo lindi në Libofshë të Fierit, më 20 prill 1933. Kreu liceun artistik “Jordan Misja”, më 1952, dega dramaturgji, duke vënë në skenë pjesën Dëftesa e pjekurisë te K. Simonov, ku interpretuan regjisorët e ardhshem të teatrit shqiptar Pirro Mani, Kujtim Spahivogli, Esat Oktrova, Mihal Luarasi. Studimet universitare i kreu në Institutin e Lartë të Teatrit dhe Kinematografisë në Budapest, Hungari, me 1956, dhe fill më pas u emërua në kinostudion “Shqipëria e re”.

Për një periudhë të gjatë kohe, Kristaq Dhamo ka qenë udhëheqës artistik i kinostudios (1973¬1981 dhe 1984-1992). Është regjisori që realizoi filmin e parë artistik shqiptar me metrazh të gjatë, “Tana”, i cili qe gjithashtu edhe filmi i tij i parë, me të cilin mbrojti edhe diplomën (1958).

Pas filmit “Detyrë e posaçme (1963), në vitin 1965 ekranizoi romanin “Këneta” të Fatmir Gjatës, nën titullin “Vitet e Para”, nderuar me Çmimin e Republikës të Klasit II, si dhe me diplome nderi në Festivalin I të Filmit Ballkanik ne Varna (Bullgari, 1966) për “Regjinë e skenave masive me vërtetësi kronikale”.

Dhamo fitoi edhe çmimin për “Regjinë më të mirë” në Festivalin e Filmit Shqiptar, 1979.

Për shumë vite ai ka qenë drejtor artistik në Film Studio. Dhamo ka dhënë një ndihmë të çmuar në përgatitjen e studentëve të rinj të kinematografisë, me organizimin e disa kurseve profesionale. Në 1979 i është dhënë titulli “Artist merituar” dhe në vitin 1987 është nderuar me titullin “Artist i Popullit”. Në festivalin e XI-të i filmit shqiptar 2000 është nderuar me çmimin e karrierës.

Të tjera

Rrit tarifat dhe “pastron” ankesat, One Albania përballet me revoltë të hapur të abonentëve
Aktualitet

Rrit tarifat dhe “pastron” ankesat, One Albania përballet me revoltë të hapur të abonentëve

Operatori One Albania po përballet me një valë të fortë reagimesh nga abonentët, jo vetëm për rritjen e tarifave me...

15:33 07/04/2026
Pitbulli i lënë rrugëve sulmon 4-vjeçaren në Lungomare, i kap kokën dhe e plagos rëndë, dërgohet me urgjencë në spitalin e Vlorës
Aktualitet

Pitbulli i lënë rrugëve sulmon 4-vjeçaren në Lungomare, i kap kokën dhe e plagos rëndë, dërgohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në shëtitoren e Lungomares në Vlorë, ku një fëmijë rreth 4...

13:40 07/04/2026
Para
“Nuredin Dumani po bën plazh në Golem, e shoqëronte…”, Berisha publikon denoncimin e fortë

"Nuredin Dumani po bën plazh në Golem, e shoqëronte...", Berisha publikon denoncimin e fortë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Rrit tarifat dhe “pastron” ankesat, One Albania përballet me revoltë të hapur të abonentëve

Rrit tarifat dhe “pastron” ankesat, One Albania përballet me revoltë të hapur të abonentëve

15:33 07/04/2026
Pitbulli i lënë rrugëve sulmon 4-vjeçaren në Lungomare, i kap kokën dhe e plagos rëndë, dërgohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

Pitbulli i lënë rrugëve sulmon 4-vjeçaren në Lungomare, i kap kokën dhe e plagos rëndë, dërgohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

13:40 07/04/2026
Ofroi 20 mijë euro garanci për t’u liruar, GJKKO lë në burg Ilir Beqajn

Ofroi 20 mijë euro garanci për t’u liruar, GJKKO lë në burg Ilir Beqajn

12:04 07/04/2026
Nafta në 224 lekë/ litri, Konfindustria thirrje urgjente qeverisë: Ndërhyni menjëherë ose ekonomia futet në rrezik

Nafta në 224 lekë/ litri, Konfindustria thirrje urgjente qeverisë: Ndërhyni menjëherë ose ekonomia futet në rrezik

11:20 07/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.