Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Artan Hoxha zbulon prapaskenat: Policia po kontrollon vilën e Martinajt në Surrel, ka fqinj Ramën

20:39 07/01/2023
Reading Time: 3 min lexim

Ditën e sotme policia e Shtetit dhe forcat e tjera të uniformave blu, po kontrollojnë vilën e të zhdukurit Ervis Martinaj në fshatin Surrel të Tiranës, e cila është shumë pranë asaj të kryeministrit Edi Rama. Lajmin e ka bërë me dije gazetari investigativ, Artan Hoxha, i cili shkruan se burime nga drejtuesit e aksionit në Surrel, konfirmuan se, veprimet po kryhen në kuadër të hetimeve lidhur me operacionin “Plumbi i Artë”.

“Me ne fund prokuroria, e ndau mendjen per te bastisur vilen e Vis Martinajt, qe ndodhet vetem disa metra larg baneses se kryeministrit Edi Rama ne Surrel. Prej me shume se dy oresh, nje numer i madh i forcave speciale kane rrethuar vilen e Martinajt ne periferi te kryeqytetit, ndersa policia gjyqesore po kontrollon ne menyre te imtesishme cdo ambjent te saj,”-shkruan ndër të tjera gazetari.

POSTIMI I PLOTË:

Me ne fund prokuroria, e ndau mendjen per te bastisur vilen e Vis Martinajt, qe ndodhet vetem disa metra larg baneses se kryeministrit Edi Rama ne Surrel. Prej me shume se dy oresh, nje numer i madh i forcave speciale kane rrethuar vilen e Martinajt ne periferi te kryeqytetit, ndersa policia gjyqesore po kontrollon ne menyre te imtesishme cdo ambjent te saj. Vila e Martinajt, eshte e mbikqyrur nga nje sistem kamerash sigurie me rezolucion te larte, nderkohe ka dhe nje roje, i cili kujdeset per sigurine e saj. Prokuroria dhe policia nuk kane dhene ende detaje ne lidhje me urdherin e bastisjes se viles dhe motivacionit te tij. Burime nga drejtuesit e aksionit ne Surrel, konfirmuan se, veprimet po kryhen ne kuader te hetimit te SPAK, ne lidhje me operacionin “Plumbi i arte”, i nisur pas deshmive te bashkepunetorit te drejtesise Nuredin Dumani. Nuk dihet pse prokuroria eshte kujtuar kaq vone per te ushtruar kontroll, ne nje nga ambjentet ku Martinaj, ka jetuar gjate viteve te fundit. Pas kontrollit te ushtruar 10 dite me pare ne rezidencen e familjes Martinaj ne Fushe Kuqe, ky eshte kontrolli i dyte qe ushtrohet 5 muaj nga mbremja e 9 gushtit 2022, kur Ervis Martinaj u zhduk pa lene gjurme ne nje zone ne periferi te Durresit.

Deri më tani, nuk ka asnjë reagim nga Policia e Shtetit lidhur me aksionin që është zhvilluar sot në banesën e Martinajt. Ndërkohë që 10 ditë më parë u kontrollua rezidenca tjetër e tij dhe e familjes së tij në fshatin Fushë-Kuqe të Kurbinit, ku u gjetën armë zjarri por edhe disa uniforma policia. Megjithatë nuk kishte asnjë shenjë e tij në banesë. Martinaj rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit. Ai ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, tha se i kishte ofruar një ‘çek të bardhë’ në këmbim të ‘kokës’ së Indrit Dokles. Por, në 9 gusht, u zhduk pa gjurmë. Alarmin e ngritën familjarët e Martinajt dhe tashmë prokuroria po heton për rrëmbim personi dhe inskenim.

Lidhur me këtë çështje, ka pasur edhe reagime nga kryeministri Edi Rama. Ai paralajmëroi edhe zhvillime, duke u shprehur se Policia e ka një përgjigje, por shumë shpejt do dalë me prova. Rama vendosi dhe 100 ditë afat për kryepolicin Muhamet Rrumbullaku, por pavarësisht se afati ka skaduar, nuk ka asnjë detaj nga hetimet. Deri më tani, sipas publikimeve të dokumenteve në media, Prokuroria ka dalë në përfundimin se i shumëkërkuari Ervis Martinaj është ‘shitur’ nga një vajzë dhe më pas është ekzekutuar. Zyrtarisht nuk ka ende asnjë version.

Ish-efektivi Jeton Lami që u arrestua pas zhdukjes së tij është personi kyç që mund të hedhë dritë mbi ngjarjen. ‘Alarmi’ për zhdukjen e këtij të fundit bëri që të kqyreshin pamjet filmike dhe në një prej tyre, Lami shihej teksa futej në një hotel bashkë me Martinajn e një vajzë. Dëshmia e Lamit është konsideruar kyçe për zbardhjen e zhdukjes së të shumëkërkuarit.

Të lidhura

IKMT vijon aksionin në Theth, shembet objekti dy katësh
Aktualitet

IKMT vijon aksionin në Theth, shembet objekti dy katësh

Aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën turistike të Thethit ka shkaktuar tension dhe kundërshtim të fortë nga...

19:43 09/07/2025
Greqia pezullon azilin për 3 muaj për emigrantët nga Afrika e Veriut
Bota

Greqia pezullon azilin për 3 muaj për emigrantët nga Afrika e Veriut

Greqia ka vendosur të pezullojë për tre muaj shqyrtimin e kërkesave për azil nga personat që mbërrijnë nga Afrika e...

19:28 09/07/2025
Para
Zgjedhjet/ VOA: Vëzhguesit kanë sërish dyshime mbi vullnetin e partive politike

Zgjedhjet/ VOA: Vëzhguesit kanë sërish dyshime mbi vullnetin e partive politike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

IKMT vijon aksionin në Theth, shembet objekti dy katësh

IKMT vijon aksionin në Theth, shembet objekti dy katësh

19:43 09/07/2025
Greqia pezullon azilin për 3 muaj për emigrantët nga Afrika e Veriut

Greqia pezullon azilin për 3 muaj për emigrantët nga Afrika e Veriut

19:28 09/07/2025
E goditi për vdekje 8 herë me thikë, Bujar Fandaj dënohet me burgim të përjetshëm

E goditi për vdekje 8 herë me thikë, Bujar Fandaj dënohet me burgim të përjetshëm

19:08 09/07/2025
Thyen “arrestin shtëpiak” dhe tenton të përdhunojë fqinjen, në kërkim 55-vjeçari nga Elbasani

Thyen “arrestin shtëpiak” dhe tenton të përdhunojë fqinjen, në kërkim 55-vjeçari nga Elbasani

18:49 09/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.