Gazetari Artan Hoxha ishte i ftuar në emisionin Çim Peka LIVE në SYRI TV, ku foli për skandale të rënda me përmasa të ngjashme me rastin Epstein, që sipas tij kanë ndodhur edhe në Shqipëri.
Gjatë bisedës në studio, Hoxha përmendi filmime që janë gjetur në zyrën e Ergys Agasi, duke theksuar se këto materiale tregojnë se sa thellë kanë depërtuar këto skandale në strukturat e shtetit dhe çfarë realisht ndodh brenda tyre.
Sipas gazetarit, bëhet fjalë për dosje dhe prova që janë mbyllur në kasafortë dhe nuk lejohen të bëhen publike. Hoxha u shpreh se arsyeja e fshehjes së tyre lidhet me faktin se, sipas atyre që i ruajnë, publikimi i këtyre materialeve do të prishte ekuilibrat politikë në vend dhe do të cenonte sigurinë kombëtare.
A kemi ne skandale të ngjashme me atë që po ndodh në Amerikë? Po. Dhe janë aty, i kanë në dorë dhe për fat të mirë i kanë në dorë prokuroria. Prokuroria jonë speciale i ka.
Dhe ne i kemi këtu personazhe që kanë bërë të njëjtën gjë, që kanë kuruar veset e politikanëve dhe pushtetarëve tanë, që kanë bërë filmime kompromentuese, shantazhuese. Pra, i kanë, i kanë fotografuar, i kanë filmuar që t’i kenë, që t’i mbajnë peng. Që t’i shantazhojnë, që t’i kenë nën kontroll.
Madje e kanë bërë si kusht, në qoftë se ti do të bësh karrierë dhe të ngjitesh në hierarki shtetërore, duhet të bësh kompromise të tilla. Dhe ne tashmë këtë është një gjë që e dimë dhe për flasim në tavolina. Por provën nuk e kemi.
Prova që u kap tek historia e AKSHI-t, e ka SPAK-u. Shkoi për tjetër gjë, dakord jam, unë e di që në 19 qershor ata shkuan për të kontrolluar për kontrabandë cigaresh. Por duke kontrolluar për kontrabandën e cigareve, ata gjetën atje hardiskun, e folderat, e ku di unë, njëherë pafund materiale, të cilat ata thonë që po i hetojmë. Nuk e dimë.
Por përafërsisht dimë që aty brenda ka shumë gjëra të cilat janë një, unë prandaj e kam quajtur ato kamera, atë kamerën që ka përdorur Ergys Agasi, një shërbim shumë të madh që i ka bërë vendit. Ajo është një sondë që është futur në brendësi të pushtetit dhe na tregon se çfarë ndodhte atje për.
Ne e dimë, publiku e di, por është ndryshe kur ti e di dhe ndryshe kur ti e sheh të paktuar, të provuar, e sheh atje brenda. Kur ti shikon drejtues shumë të lartë të vendit që ndodhen tek ajo zyra në bllok e këtij personazhi anonim, që s’përfaqëson asgjë në hierarkinë shtetërore dhe politike të vendit.
Kur ti shikon atje njerëz nga më të rëndësishëm të vendit, që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare, që kanë të bëjnë me elitën politike të vendit, që kanë të bëjnë me elitën drejtuese të vendit. Atëherë jemi në një situatë mjaft të rëndë, sepse pse janë atje ata njerëz? Sepse ata janë shantazhuar që të jenë atje. Dhe kush ka qenë atje më mbrapa është i shantazhueshëm.
Pse? Sepse ai personi që e ka bërë këtë gjë nuk e ka bërë për hesap vetë. Pse quhej koordinatori? Sepse ai quhej koordinator se ndërlidhte botën e mbidheshme me botën e nëndheshme. Dhe duke qenë i tillë, ai e kishte në dorë, pse thuhet tani mbrapa që ka bërë emërime, shkurtëzime, deri te ministra, deputetë e ku di unë, të gjitha gjërat.
Sepse nga i buronte ky pushtet? E i buronte pikërisht nga këto elementë që ai kishte. Pra, duke kuruar veset, veset e pushtetarëve, e politikanëve, e diplomatëve, e zyrtarëve të shërbimeve sekrete, si të them, duke i joshur, duke i filmuar, duke i dokumentuar pikërisht këto gjëra, ai i vendoste nën presion dhe nën shantazh.
Dhe ata ishin të detyruar t’i përgjigjeshin pikërisht ofertave ose kërkesave që vinin nga personazhe të tilla. Tani, për fatin e mirë të këtyre tanëve, ë? Ato materialet që në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Departamenti i Drejtësisë vendosi t’i publikojë, ne kemi bërë të kundërtën. Domethënë i kapëm dhe i kemi futur fort në kasafortë dhe e kërkojmë ta ruajmë me çdo kusht vetëm e vetëm që këto mos shpërthejnë sepse na prishin ekuilibrat politikë të vendit dhe mund të cenojnë sigurinë kombëtare. Se ky është një lloj justifikimi, pse nuk hyhet brenda tek ato’, u shpreh ndër të tjera gazetari.








