Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Artan Fuga analizon deklaratat e Ramës për mosfinancim të bashkive të djathta

19:43 05/05/2023
Reading Time: 4 min lexim

Teksa kryeministri Rama ka kërcënuar se nuk do të  financojë  bashkitë e djathta pas 14 majit, akademiku Artan Fuga ka analizuar këtë qasje elektorale.

Sipas Fugës duhet të ishte shmangur dhe se do të ishte gabim i madh nëse do të kthehej në realitet.  Në lidhje me posterat ku kryeministri Rama ka përdorur fotografi të tij dhe zotit Berisha e zotit Meta, Fuga u shpreh se është denigrim i figurës së kundërshtarit dhe si i tillë nuk është korrekt nga ana etike.

Pjesë nga diskutimi të  Fugës në  “News 24”
Artan Fuga: Karakteristikat e një fushate elektorale që ndodh në të gjithë botën, ku gjuha ashpërsohet dhe premtimet ndonjëherë i ngjajnë përrallave që pas 14 majit gjithçka do jetë ndryshe sapo gjithçka do të jetë një botë perfektë siç është sot
E gjitha lundron në një lloj paqartësie për rezultatin me sondazhe që kundërshtojnë njëri tjetrin.
Një pjesë e popullsisë është indiferente, ndërkohë që takimet e kandidatëve duken si monolog.

Ina Qirjo: Hendek mes kryeministrit dhe qytetarëve e kabinetit të tij? Kënga tallava e afron me qytetarët?

Artan Fuga: Sa i përket hendekut qeveri-elektorat, do ishte e pritshme që pas 10 vitesh në pushtet të kishte në ezaurim, por kjo nuk është e lehtë ta thuash, sepse në pushtetin lokal me përjashtim të zgjedhjeve të pjesshme 2-3 vite më parë në disa bashki, kemi kohë që nuk kemi bërë një sprovë.

 

Në 5-6 vite ka ndryshuar demografia e shumë qyteteve të mëdha.

Ka përqendrim në qytetet e mëdha dhe nuk ka një numër të lartë votuesish në qytetet e vogla.

Mendoj që beteja elektorale do jetë mes dy grupeve të popullsisë.

Do heq elektoratin e zhgënjyer nga politika e qeverisja e nuk ka besim tek opozita të cilët nuk do të votojnë, janë të heshtur. Thirrja është të dalin në votime, por mendoj që janë të heshtur.

Do të jetë një betejë interesash. Pjesa që është privuar nga të drejtat do votojë ndryshimin.

Sa i përket këngës tavllave, them se politika shqiptare ndërton metafora. Ka një fakt që një pjesë e popullsisë ka një edukatë politike jo shumë të zhvilluar. Ka një pjesë që nuk e ndjek dot gjuhën me 100 elaborime e nuanca të politikanëve, Rama e ka pasur zakon këtë gjë, flet për gjëra të mëdha dhe përdor tallavanë për të ndërtuar bashkëveprimin me elektoratin.

Ka votues që votojnë në bazë të interesave dhe militantë që votojnë në bazë bindjesh.

Ina Qirjo: Rama përdor fytyrën e tij në postera dhe t’i bashkangjisë fotot e Metës dhe Berishës. Është e ligjshme mënyra e të bërit fushatë në këtë formë?

Artan Fuga: Ligji është llastik, të shohim si do interpretohet, por nga ana e etikës së komunikimit, nuk do e konsideroja një gjetje të pranueshme e moderne në kushtet e një demokracie që duhet të funksionojë sipas disa vlerave.

Është denigrim i figurës së kundërshtarit. Në fushata ka një tendencë karikaturazimi të kundërshtarit, të njëjtën ka bërë me fjalë opozita për kandidatët e mazhorancës.

Këto postera tregojnë krizë të politikës shqiptare sot, që kundërshtari gati-gati barazohet me kriminelin. Jemi një komb i papërmbajtur. Politika jonë në 30 vite ka shkuar në skaje, në një gjuhë të ashpër e të pamoderuar. Është më kollaj të kriminalizosh kundërshtarin se sa të ballafaqohesh me ide, projekte.
Mendohet se masa apo turma kupton më kollaj kur polet politike janë të ndara. Rama “i bie” termit non grata, ndërsa opozita bën të njëjtën gjë duke paraqitur kandidatët e shumicës dhe Ramën si një bandë keqbërësish të cilët kanë abuzuar.
Ndërkohë këto janë çështjes jo politike, por të drejtësisë prokurorisë e gjykatave.
Kemi një interferencë të çështjeve që kanë të bëjnë me gjyqësorin në politikë.

Ina Qirjo: Rama tha bashkitë e djathta nuk do financohen me fonde

Fuga: Mendoj që është pa baza, nuk mund të thuhet kjo gjë, sepse mbi të gjitha pushteti vendor është autonom në raport me qeverisjen dhe paratë e buxhetit nuk janë të PS por të qytetarëve. Propagandë elektorale që nuk besoj se mund të ndodhë, por nëse ndodh do ishte një gabim i rëndë, një defekt i rëndë i qeverisjes në Shqipërisë.
Përdorimi në fushatë do ishte mirë të ishte evituar.

Ina Qirjo: Kandidatët e opozitës, si i keni parë? Opozita ka pritshmëri për Tiranën, Elbasanin dhe Durrësi.

Artan Fuga: Kandidatë që kanë reputacion, Këlliçi një politikan i ri, ka një program relativisht të besueshëm, por edhe zoti Veliaj vjen me kapitalin e tij elektoral të menaxhimit urban që nga një anë ka bërë viktimat e veta sociale që nuk janë pak.

Edhe në Durrës kemi dy kandidatë me një mbështetje të caktuar elektorale, por aty gjithçka lidhet me projektet për portin dhe hekurudhën. Beteja do bëhet rreth Durrësit të projektuar.

 

 

 

 

Të lidhura

Giro d’Italia: 7 mln euro për reklama që i shërbyen një Shqipërie të kapur nga mafia
Aktualitet

Giro d’Italia: 7 mln euro për reklama që i shërbyen një Shqipërie të kapur nga mafia

Nga Sonila Meço: Sa u pagua Giro d’Italia? 7 milionë euro nga xhepat e shqiptarëve. Përfitimi publik? Reklamë Shqipërisë tek...

21:04 10/05/2025
“Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura
Aktualitet

“Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura

Gjatë ceremonisë për nisjen e fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, Kryeministri Edi Rama deklaroi se në Aeroportin e Kukësit...

17:16 10/05/2025
Para
Qeveria serbe reagon pas masakrave në vend, miraton ashpërsimin e masave për posedimin e armëve

Qeveria serbe reagon pas masakrave në vend, miraton ashpërsimin e masave për posedimin e armëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Giro d’Italia: 7 mln euro për reklama që i shërbyen një Shqipërie të kapur nga mafia

Giro d’Italia: 7 mln euro për reklama që i shërbyen një Shqipërie të kapur nga mafia

21:04 10/05/2025
“Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura

“Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura

17:16 10/05/2025
Si u përzu DAMEN Shipyards nga Shqipëria dhe korrupsioni në Forcën Detare

Si u përzu DAMEN Shipyards nga Shqipëria dhe korrupsioni në Forcën Detare

16:59 10/05/2025
Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

17:48 09/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.