Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku po raporton përpara Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Ajo është shprehur se nuk i ka përmbushur pritshmëritë e publikut në postin që mban prej dy vitesh.
Marku tha se nuk ka mundur të realizojë të gjitha pritshmëritë, për shkak edhe të kompetencave të kufizuara.
Pritshmëritë kanë qenë të larta, lidheshin me cështje konkrete, megjithatë për shkak të kompetencave të kufizuara nuk kam arritur të realizoj pritshmëritë, hetimi është jashtë Prokurorit të Përgjithshëm, aksush nuk është kujdesur të sqaroj një herë e mirë që roli i Prokurorisë të Përgjithshme ka ndryshuar, tanimë është me rol simbolik për sistemin në tërësi dhe të munguar në hetimin e çështjeve konkrete. Nuk i kam realizuar pritshmëritë, po jo për fajin tim apo aftësive profesionale, po për shkak të reformës në veprim e sipër dhe kompetencave të kufizuara. Nëse do kthehesha pas, nuk do bëja asgjë më shumë e asgjë më ndryshe për shkak të kompetencave. Prokuroria ka qenë i vetmi inst. që ka funksionuar me kohë të plotë.” tha Marku
Më tej ajo u ndal edhe në vizionin e saj si Prokurore e Përgjithshme, nëse fiton mandatin.
Marku tha se përpara ka disa sfida, si përmirësimi i treguesve të punës, rritja e besimit në sistemin e Prokurorisë dhe rikthimi i lirive themelore të cenuara.
“Nëse do zgjidhem sfidat janë të mëdha: përmirësimi i treguesve të punës, pavarësisht terrenit si punojnë, për shkak të numrit të kufizuar për shkak të shkarkimeve, rritje e besimit në sistemin e prokurorisë dhe tregues statistikorë të saktë. Çdo drejtues institucioni, duhet të ketë një vizion, një mënyrë si e sheh institucion pas disa kohësh. Vizioni im është që drejtuar nga kushtetuta t’i kontribuoj forcmimit e konsolidimit të pavarësisië të prokurorëve, rritje të aksesist të publikut në sistem pa cënuar sekretin hetimor. Misioni im si prokuror i përgjithshëm do ishte zbatimi i parimit të ligjit në mbrojtje të interesave të ligjit. ushtrimi i funksioneve duke ushtruar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, të jap kontributin tim në zhvillimin, njësimin e praktikës gjyqësore, në rivendosjen e të drejtave dhe rikthimin e lirive themelore të cënuara, u shpreh Marku.