Policia e Tiranës ka arrestuar mbrëmjen e djeshme në Kombinat një 48-vjeçar, i cili kishte tentuar të përdhunonte kolegen e tij.
Mësohet se shtetasi me inicialet N.K. ka tentuar që të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me kolegen e tij të punës në një furrë buke pranë zonës së Kombinatit.
46-vjeçarja ka kundërshtuar përpjekjen e kolegut të saj dhe e ka denoncuar më pas atë në polici.