Edukatorja e cila dhunoi vajzën 3-vjeçare, në një kopsht privat duke i thyer dhe këmbën është shoqëruar nga policia ditën e sotme për në komisariat, por sipas të dhënave të deritanishme, ndaj saj nuk është caktuar ende një masë. Pak orë më parë Ministria e Arsimit bëri me dije se kopshti ku qëndronte vajza ishte pa licensë, por as ndaj drejtoreshës nuk është marrë ndonjë masë. Gjithashtu kjo e fundit ka ndryshuar edhe deklaratën e dhënë në polici, pasi prindërit e vajzës zbuluan se ka një thyerje në këmbë. Fillimisht prindërve të vajzës u është thënë se e vogla është pickuar në këmbë, por më pas drejtoresha ka ndërruar versionin e deklaratës duke thënë se vajza ka rënë në nga krevati dhe ka vrarë këmbën.
Por sipas pamje, edhe kjo deklaratë duket se bie poshtë, pasi në video shihet momenti që rreth orës 10:00, vajza shfaqet duke çaluar, duke lënë të kuptohet se ka qenë e lënduar para se të flinte në gjumin e drekës.