Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Arrestohet autori i vrasjes së 65-vjeçarit në Xibër

08:15 12/06/2025
Reading Time: 2 min lexim

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur pasditen e së mërkurës në fshatin Xibër-Murrizë të bashkisë Klos, ku një 65-vjeçar u gjet i masakruar pranë banesës së tij.

Viktima, Selim Velsula, dyshohet se është goditur me thikë disa herë nga kushëriri i tij, 28-vjeçari Hazbi Velsula, i cili u arrestua disa orë më vonë në zonën e Alliasit në Tiranë.

Sipas burimeve zyrtare, autori i dyshuar e ka njoftuar të motrën pas krimit, duke i thënë: “E bëra vrasjen me mjet prerës.”

Motra reagoi menjëherë, duke informuar policinë, e cila arriti ta lokalizojë dhe ta vërë në pranga.

Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës janë konstatuar plagë të shumta të shkaktuara me thikë, çka përforcon dyshimet për një sulm të qëllimshëm.

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Mat, vijon hetimet për të zbardhur rrethanat dhe motivet e kësaj vrasjeje.

Selim Velsula jetonte prej vitesh në fshat me bashkëshorten dhe njihej si njeri i qetë, i përkushtuar ndaj punës në bujqësi e blegtori.

Rreth orës 16:00 të pasdites, ai kishte nxjerrë bagëtinë në kullotat mbi fshat dhe ishte kthyer në shtëpi për të marrë një shishe me ujë. Gjatë kthimit drejt zonës ku ndodheshin bagëtitë, ai është thirrur nga kushëriri i tij Hazbi, i cili i kishte kërkuar të afroheshin për të folur.

Në ato momente, dyshohet se autori e ka sulmuar me thikë, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.

I plagosur rëndë, 65-vjeçari tentoi të kthehej drejt banesës, por u rrëzua në rrugicën e fshatit. Ai u gjet pa shenja jete nga një banor, i cili po shkonte të merrte ujë për vaditje dhe më pas njoftoi familjarët dhe fqinjët.

Hazbi Velsula, i cili jetonte prej kohësh në zonat rurale të Tiranës, ishte rikthyer së fundmi në pronat familjare në Xibër.

Sipas burimeve të afërta me hetimin, ai dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, por kjo pritet të verifikohet përmes ekspertizës mjekoligjore.

Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal, ndërsa policia dhe prokuroria janë në pritje të rezultateve të autopsisë dhe ekspertizës psikike për të përcaktuar më tej vijimësinë ligjore të çështjes.

Etiketa: Hazbi VelsulaSelim Velsula

Të tjera

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët
Aktualitet

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët

Ndërsa qytetarët shqiptarë përballen çdo ditë me rritje të pandalshme të çmimeve të karburanteve, reagimi i qeverisë shqiptare mbetet në...

14:48 19/03/2026
110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”
Aktualitet

110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”

Rrugica që lidh bulevardin “Epidamn” me portën mesjetare të Durrësit është sot thuajse e boshatisur. Prej 15 vitesh, banorët jetojnë...

13:45 19/03/2026
Para
12 Qershori, Dita Ndërkombëtare Kundër Shfrytëzimit të Fëmijëve për Punë

12 Qershori, Dita Ndërkombëtare Kundër Shfrytëzimit të Fëmijëve për Punë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët

14:48 19/03/2026
110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”

110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”

13:45 19/03/2026
Eskortat në Shqipëri “shpërthejnë” online, gazetarja: Asnjë tarifë nën 200 euro, deri 800 euro në ditë për vajzat që operojnë në rrjet

Eskortat në Shqipëri “shpërthejnë” online, gazetarja: Asnjë tarifë nën 200 euro, deri 800 euro në ditë për vajzat që operojnë në rrjet

13:27 19/03/2026
Deputeti “për njerëzit” që po përpin tendera: Si doli Vasil Llajo fitues me ofertën më të shtrenjtë dhe hijet e një skeme të përsëritur

Deputeti “për njerëzit” që po përpin tendera: Si doli Vasil Llajo fitues me ofertën më të shtrenjtë dhe hijet e një skeme të përsëritur

12:58 19/03/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.